Takim i Kryeministrit Spasovski me ambasadorin slloven Jazbec: Maqedonia e Veriut tregoi potencial të madh për zhvillim demokratik, pritshmëritë janë të vazhdohet në rrugën e sigurt evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me Millan Jazbec, ambasador i Republikës së Sllovenisë, të cilit i përfundon mandati në vendin tonë.
Në takim u konfirmuan raportet e mira miqësore ndërmjet dy shteteve dhe mbështetja e madhe që ka vendi ynë nga Sllovenia në procesin eurointegrues dhe u konstatua intensifikimi i bashkëpunimit të shteteve gjatë viteve të fundit.

Në takim u vlerësua se Maqedonia e Veriut edhe me realizimin e zgjedhjeve parlamentare tregoi potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm demokratik. U konstatua se vendi shënon përparim të madh gjatë tre viteve të fundit, të cilin rallë kush e besonte, përmes mbylljes së çështjeve dypalëshe me fqinjët, anëtarësimi në NATO, perspektivat e hapura evropiane. U konstatua se e gjithë kjo është rezultat i vizionit, planit dhe vullnetit politik të udhëheqësve në vend. Gjithashtu u shpreh edhe pajtueshmëri se duhet të vazhdohet me realizimin e projektit të madh për BE, i cili sjell jetë më të mirë për qytetarët dhe rezultate në planin ekonomik.

Kryeministri Spasovski i dhuroi mirënjohje ambasadorit të Sllovenisë, Jazbec, për kontributin e tij personal  në proceset demokratike të vendit, si dhe për mbështetjen e madhe miqësore të Republikës së Sllovenisë.

“Të gjitha çështjet e rëndësishme i mbyllëm, po realizohen qëllimet strategjike, anëtarësimi në NATO dhe hapërimi në eurointegrime dhe e gjithë kjo mund të arrihej vetëm me miq të sinqertë siç jeni Ju dhe Republika e Sllovenisë. Tani, pas zgjedhjeve, jemi të fokusuar në formimin e institucioneve në harmonizim me afatet ligjore dhe kushtetuese, të cilat do të vazhdojnë zhvillimin eurointegrues të shtetit, sepse qytetarët zgjodhën rrugë të sigurt për zhvillim të vendit, në zgjedhjet parlamentare, të drejta dhe demokratike”, tha Kryeministri Spasovski. 

Në takim u konstatua se konfirmim i miqësisë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë është edhe bashkëpunimi i mirë mes dy shteteve gjatë krizës shëndetësore, si dhe bashkëpunimi në planin ekonomik, që pritet të avancohet edhe më shumë në periudhën e ardhshme.