Delegacion qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Carovska në shënimin e 57-të vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup

Delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për çështje ekonomike, Milla Carovska, në kuadër të të cilit ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, dr. Agim Nuhiu dhe ministrja e ngarkuar për investime të huaja, Zorica Apostollska, vendosën lule para Përmendores së viktimave nga tërmeti katastrofik që ndodhi në Shkup në vitin 1963.

Tërmeti që kishte goditur Shkupin në orën 5:17 në 26 korrik 1963 ishte me fuqi prej 6.1 shkallën sipas Rihterit. 1,070 persona humbën jetën, më shumë se 3,000 u lënduan dhe 200,000 mbetën pa çati mbi kokë.

Kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas tërmetit, u bë simbol i solidaritetit në botë. Në procesin e përtëritjes së Shkupit, 87 vende të botës kanë dërguar ndihmë me të cilën kontribuan që Shkupi të ndërtohet përsëri dhe mu për këtë arsye mban epitetin "qyteti i solidaritetit.

Respekt ndaj personave të vdekur në tërmet dhanë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, delegacione nga Kuvendi dhe Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues së Armatës, si dhe ambasadorë dhe delegacione nga përfaqësitë diplomatike – konsullare të vendit tonë dhe familjeve të viktimave.