Nga mbledhja e 78-të e Qeverisë: Miratohet Strategji fiskale e Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2021-2023; Protokolle për klubet e basketbollit dhe për pranimin e dokumentacionit nga studentët të regjistruar në studimet deridiplomike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 78-të, me propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse e miratoi Protokollin për punën e klubeve të basketbollit pranë Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut për mbajtje të trajnimeve dhe ndeshjeve pa prezencë të publikut dhe Protokollin për pranimin e dokumentacionit nga studentë të regjistruar në studime deridiplomike në shtëpitë studentore shtetërore dhe objekte tjera për akomodim për vitin akademik 2020/2021.
 

Me propozim të Ministrisë së Financave, për shkak të ruajtjes së afateve ligjore, Qeveria e miratoi sot Strategjinë fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2023, si instrument kyç për planifikimin afatmesëm buxhetor që është në pajtim me qëllimet afatmesme fiskale dhe prioritetet strategjike të Qeverisë së RMV-së dhe mundëson ndjekjen e dinamikës së të ardhurave dhe shpenzimeve në raport me qëllimet fiskale
 

Në këtë mbledhje, Qeveria e pranoi kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, për anulimin e vendimeve për përcaktimin dhe urdhërat që i solli ministri i paraprak, Naqe Çulev, pasi janë sjellë në kundërshtim me Ligjin për Qeveri dhe në kundërshtim me aktet nënligjore dhe Marrëveshjen kolektive në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe neneve 106, 107 dhe 154 nga Ligji për Punë të Brendshme dhe nenet 36, 37 dhe 38 nga Marrëveshja Kolektive e MPB-së.

Me këtë vendim të Qeverisë anulohen 20 vendime për sistemime dhe urdhra për kryerjen e detyrave të punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme të miratuara nga 11 qershori deri më 24 korrik të vitit 2020, me të cilët punonjësit do të kthehen në vende paraprake të punës në të cilët kanë qenë të sistemuar.
 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Fondin e mirëbesimit në NATO për përballje me pandeminë Kovid-19 dhe e angazhoi Ministrinë e Financave konform mundësive të ndajë mjete financiare nga Buxheti i RMV-së për vitin 2020 për pjesëmarrje në Fondin e mirëbesimit të NATO-s si shprehje të përkushtimit të Qeverisë së RMV-së të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta të Aleancës në përballje me pandeminë e Kovid-19

Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për pagesë të të drejtave pagesore nga mbrojtja sociale për korrik të vitit 2020 dhe e angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale t'i parashtrojë të dhënat për shfrytëzuesit e të drejtave monetare nga mbrojtja sociale drejt bankave afariste më së voni deri më 03.08.2020, me çka prej 4 gushtit bankat afariste do të sigurojnë qasje drejt mjeteve nga pagesat e qershorit të të drejtave monetare nga mbrojtja sociale përmes  bankomateve dhe në rrjetet tregtare prej 04.08.2020.

Për shfrytëzuesit të cilët nuk përdorin kartela, pagesa do të bëhet në tre grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave, në pajtim me orarin e përcaktuar sipas rendit alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë:

      -  4 gusht (e martë) – A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X;

  • 5 gusht (e mërkurë) – I, J, K, L, Lj, M, N, NJ, O;

 

  • 6 gusht (e enjte) – P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informatën për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR dhe e angazhoi Ministrinë e Mbrojtjes të ndërmarrë masa të nevojshme dhe t’i rregullojë të gjitha çështjet me institucionet kompetente të NATO-s dhe KFOR-it, për sistemim të njësisë me fuqi të një toge dhe personel shtabi (gjithsej deri 45 persona) në operacionin e KFOR-it në Kosovë deri në fund të vitit 2020, dhe ta njoftojë Qeverinë për masat e ndërmarra lidhur me pjesëmarrjen e RMV-së në operacionin e NATO-s në Kosovë – KFOR më së voni deri më 15.12.2020
     

 

Në mbledgheb e sotme, Qeveria solli Vendim për ndarjen e gjithsej 50 bursave për shtetas të huaj me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut për studentë me origjinë nga Maqedonia që jetojnë në shtetet e Gadishullit Ballkanik, të cilët do të regjistrohen si studentë të rregullt në universitetet shtetërore “Shën Cirili dhe Metodi ”- Shkup, në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir, në Universitetin “Goce Dellçev ”- Shtip, në Universitetin e Shkencave Informatike dhe Teknologjive “Shën Apostoll Pavle ”- Ohër, në Universitetin“ Nënë Tereza ”- Shkup dhe Universitetin e Tetovës në vitin akademik 2020/2021.

 

Në këtë mbledhje është miratuar edge Vendimi për përcaktimin e numrit të marrësve të bursave dhe lartësinë e bursave për studentët e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2020/2021.