Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, me rastin e Ditës së Republikës – 2 gushtit, Ilinden, udhëhoqi delegacionin i shoqëruar nga Agim Nuhiu, ministër i Punëve të Brendshme, Nina Angelovska, ministre e Financave dhe Elizabeta Naumovska, zëvendës-ministre e Arsimit dhe Shkencës me çka vendosën lule të freskëta para monumentit të Lirisë. “Fuqi, lavdi dhe krenari” në kalanë e Shkupit. Në ceremoninë e cila u zhvillua pa programin tradicional kulturor-artistik dhe me prani të kufizuar të të pranishmeve u intonua himni shtetëror dhe para delegacioneve të pranishme nga zyra e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lidhjes së luftëtarëve, korit diplomatik dhe partive politike fjalim mbajti Kryeministri Spasovski. Në vazhdim ju përcjellim në tërësi fjalimin e Kryetarit të Qeverisë Oliver Spasovski:
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Të nderuar shok dhe shoqe të Lidhjes së luftëtarëve të Luftës çlirimtare, lutës anti-fashiste dhe të qytetarëve – vazhduesit e veprave të tyre,
Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Mysafirë të nderuar
Le të jetë i përjetshëm 2 gushti – Dita e Republikës. I gëzofshim dhe le të jenë të përjetshëm Ilindeni dhe KAÇKM-ja.
Sot në kryeqytetin e shtetit tonë, në Pelince dhe në Krushevë shënojmë dhe festojmë dy ngjarje, në të cilat është mbledhur vazhdimësia e krijimit të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut”
Në ditën e sotme, 2 gusht – Ilinden është vendosur themeli më i fuqishëm i shtetësisë së Maqedonisë së Veriut. Lufta jonë për liri dhe drejtësi përmes Ilindenit në vitin 1903, e pastaj edhe në Ilindenin e dytë në vitin 1944, janë shtyllat e Republikës dhe të shtetësisë.
Lufta e të gjithë ilindenasve tanë asnjëherë nuk ka qenë e motivuar as për territore, as për dominim të një shteti ndaj tjetrit. As të një populli ndaj tjetrit.
Duke filluar nga Manifesti i Krushevës, e pastaj edhe me deklaratën dhe vendimet e KAÇKM-së në luftën për shtet të lirë dhe të drejtë, janë ftuar të gjithë qytetarët e ndershëm, qëllimmirë, pa dallim të gjinisë, fesë, bindjes dhe kombësisë, të udhëhequr vetëm nga dëshira për jetë më të mirë .
Në realizimin e këtij qëllimi, maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllahët, serbët, romët, boshnjakët dhe të gjithë tjerët, realizonin dhe ndanin fitore të përbashkëta, të cilat na mundësuan Republikën e sotme të Maqedonisë së Veriut, shtet anëtar i NATO-s, vend në rrugën drejt anëtarësimit në BE – vend, të cilin bashkësia ndërkombëtare e ka shpallur si rrëfim më të suksesshëm të Ballkanit Perëndimor në tre vitet e fundit.
Vend shembull i ndritshëm.
Këto janë rezultatet e fitoreve të të gjithë neve. Kjo është arsyeja pse këtë vit po festojmë Ditën e Republikës nën moton "Fitorja për të gjithë" dhe filluam ta festojmë me nderime përpara Monumentit të Lirisë - Fuqi, Lavdi dhe Fitore.
Fitore për të gjithë ne sepse Ilinden dhe KAÇKM-ja janë simbole të unitetit dhe jo të përçarjes. Sot ne festojmë një festë për një ditë të nesërme më të mirë për këtë dhe të gjithë brezat tanë të ardhshëm si një premtim që ne do të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë shekullore. Kështu siç e kanë ndërtuar nga anëtarët e njësive të famshme partizane në luftën antifashiste dhe anëtarëve të guximshëm të çetave të komitëve në epopenë e luftës revolucionare maqedonase.
Sot, kur kujtojmë me gjithë respekt dhe dinjitet ngjarjet shtet-formuese të dy Ilindenëve më 1903 dhe 1944, nga perspektiva e këtij viti 2020, është e pashmangshme të përballemi me faktin se duhet të pranojmë agjendën shtet-ndërtuese të konceptit që thërret fuqimisht: Të ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut si një shtet qytetar, i cili do të jetë një atdhe i lirë i të gjithë qytetarëve dhe të gjitha bashkësive etnike. Një shoqëri për të gjithë!
Ne, si paraardhësit tanë, u kemi borxh atyre që të kundërshtojnë me zë të lartë dhe guxim fashizmin. Lufta kundër fashizmit dhe kundër përçarjeve të qytetarëve tanë, kundër mbjelljes së urrejtjes mes vëllezërve, fqinjëve dhe shokëve, është detyrimi ynë i shenjtë.
Partizanët tanë qëndronin me guxim dhe krenari kundër fashizmit dhe falë atij guximi dhe asaj rezistence, sot kemi një shtet. Dhe ne nuk duhet të lëmë asgjë më pak se kaq brezave të ardhshëm.
Sot ne festojmë një festë për nder të të gjithë brezave të bashkëqytetarëve tanë, të cilët në vendin tonë të lirë kanë përfshirë kontributin e tyre për të qëndruar me krenari para flamurit të shtetit dhe me krenari të flasin gjuhën tonë amtare maqedonase.
Me krenari e festojmë gjuhën maqedonase e cila u evidentua si gjuhë zyrtare në shtetin maqedonase pikërisht në Ilinden në vitin 1914 dhe që sot është e shkruar në kartën e identitetit të vendit tonë në Kombet e Bashkuara, ku përveç emrit Republika e Maqedonisë së Veriut, gjuha është: gjuha maqedonase.
Pikërisht kjo trashëgimi e civilizuese me cilin na obligoi 2 gushti - Dita e Republikës, na obligon të vazhdojmë të ushqejmë konceptin e "Një shoqërie për të gjithë". Për të vazhduar me politikat e kapërcimit të përçarjeve dhe për të forcuar unitetin që na mbetet, si testament me Manifestin e Krushevës dhe KAÇKM-së.
Të nderuar qytetarë
Parimet e Ilindenit nuk janë të kthyer në të kaluarën, por në të ardhmen. Ilindeni është gdhendur thellë në kujtesën tonë, por si një trashëgimi e gjallë. Për ne, këto parime janë shenja kryesore në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Këto janë vlerat evropiane dhe vlerat e NATO-s, si një aleancë të cilës i përkasim si anëtare e barabartë - një nga qëllimet tona strategjike që kemi arritur këtë vit.
Si pjesë e familjes së fuqishme të NATO-s, si pjesë integrale e mburojës së sigurisë së aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, Maqedonia e Veriut është bërë një faktor i stabilitetit në rajon, eksportues i sigurisë dhe vend ku qytetarët dhe fëmijët kanë një të ardhme të sigurt
Me anëtarësimin në NATO ne nuk jemi më vetëm. Jemi një aleancë. Maqedonia e Veriut nuk do të vihet kurrë më në pikëpyetje ose do të izolohet nga bota. Me NATO-n, ne jemi pjesë e botës
Sot, kur Maqedonia e Veriut, por edhe e gjithë bota po përballet me krizën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit KOVID-19, këto parime të solidaritetit dhe unitetit janë më të domosdoshme se kurrë. Kjo është një krizë që na tregon se askush nuk mundet vetëm, por vetëm duke vepruar në harmoni dhe solidaritet mund të arrijmë një zgjidhje.
Të nderuar,
Ne kemi treguar se ne dimë të ruajmë dhe zbatojmë parimet e ilindenasve. Vendi jonë nga një udhëtar i harruar në një rrugë të verbër në Ballkan, e kemi vendosur në shtigjet që çojnë drejt integrimit Euro-Atlantik. Ballkani si porti juglindor i Evropës ka qenë gjithmonë një udhëkryq i kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme. Ky diversitet, në vend që të ishte një thesar dhe një mozaik i mundësive, u perceptua si një kërcënim përmes prizmit të nacionalizmit të rëndë të paraardhësve, perceptohej si kërcënim.
E mposhtëm edhe këtë, korrëm edhe një fitore për të gjithë.
Në frymën e Ilindenit shtrim dorën e bashkëpunimit me të gjithë fqinjët tanë dhe kemi fituar besimin e tyre. Përmes kësaj qasjeje të hapur, u realizua Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Falë këtyre marrëveshjeve, Maqedonia e Veriut u shndërrua nga një shembull i keq, në një histori suksesi. Ajo u bë një pikë e ndritshme në Ballkan. Fqinjët e dëshpëruar të djeshëm u bënë lobistët dhe mbështetësit tanë më të fortë ndërkombëtarisht. Ne u bëmë aleatë.
Kemi treguar dhe vërtetuar se me harmoni dhe jo me grindje, shteti ecën përpara drejt më të mirës
Për realizimin e këtyre qëllimeve strategjike për vendin tonë, ishin të nevojshme vendime të guximshme dhe kurajë.
Për shkak të pikëpamjeve të ngushta politike dhe interesave personale, ne nuk lejuam të vinim në dyshim ëndrrën shekullore dhe të shkatërronim themelet e vendit tonë.
Të nderuar qytetarë
Shtetësia dhe liria e Maqedonisë nuk janë dhuratë, por janë arritur me shumë sakrifica. Ata viktima sot na motivojnë të ndërtojmë një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.
Ne bëmë kthesën që i duhej vendit. Ne u përballëm me sfidat më të fuqishme të shkatërrimit që trashëguam.
Ballafaqohemi edhe me kërcënimet nga pandemia. Vazhdojmë të luftojmë dhe tokën tonë të lindjes ta bëjmë një vend të mrekullueshëm për të jetuar, në mënyrë që t’u lëmë brezave të ardhshëm kapital që ata do të zhvillojnë sipas vizionit të tyre dhe sipas vizionit të të parëve tanë pjesëmarrës të Ilindenit dhe KAÇKM-së.
Urime dhe për shumë mote Ilindeni! E gëzofshim dhe le të jetë i përjetshëm atdheu jonë Republika e Maqedonisë së Veriut!