Spasovski me rastin e festës së Kurban Bajramit: Sipas parimeve të respektimit dhe solidaritetit, të vazhdojmë bashkë rrugën që e zgjodhëm dhe të sigurojmë jetë cilësore për të gjithë ne

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski me rastin e festës së Kurban Bajramit, dërgoi telegram urimi deri te ushtruesi i detyrës Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame, haxhi hafëz Shaqir Fetahu, deri te anëtarët e Riasetit si dhe deri te të gjithë përfaqësuesit e besimit fetar islam.

Në vazhdim e përcjellim urimin e plotë:

“Urime festën e madhe fetare të Kurban Bajramit për Ju, për anëtarët e BFI-së dhe për të gjithë qytetarët të cilët e festojnë këtë festë, në emër të Qeverisë së RMV-së dhe në emrin tim personal.

Kurban Bajrami është festë e solidaritetit, humanizmit dhe kujdesit ndaj më të afërmve.

Në periudhë kur jemi duke u ballafaquar me pandeminë e Covid-19, festat e shenjta sjellin forcë të madhe shpirtërore e cila e përforcon besimin e njerëzve në të mirën, në të vërtetën, drejtësinë dhe nxisin dëshirë për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim, solidaritet.

Kurban Bajrami është një nga ditët më madhështore dhe më të shenjta. Kjo festë për çdo besimtar mysliman është shtysë për tu kujdesur për familjen, për fqinjët dhe për miqtë, për të gjithë që kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë.  

Në këtë ditë madhështore, që na përkujton në thelbin e ekzistencës së njeriut, të kujdesemi edhe për gjënë më të çmuar për të gjithë ne, për shëndetin.  

Në frymën e festës, si qytetarë të përgjegjshëm ndaj vetes, ndaj familjes sonë dhe ndaj shtetit, ti respektojmë rekomandimet e autoriteteve mjekësore.

Kurban Bajrami na tregon vlera që janë universale, tregues për përparimin e moralit jetësor për të cilin duhet të përpiqet çdo njeri, pa marrë parasysh përkatësinë fetare apo kombëtare.

Mesazhet fisnike që i dërgon kjo festë, bëjnë thirrje për ndërtimin e “Një shoqëri për të gjithë”, në shoqëri të mundësive të barabarta në të cilën dallimet kulturore, etnike dhe fetare janë pasuri dhe vlerë e veçantë e paçmuar.

Në traditën shekullore të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit në vendin tonë, më lejoni t’ju uroj shumë shëndet, qetësi shpirtërore dhe ngrohtësi në shtëpitë e çdo besimtari mysliman, në këto ditë festive.  

Le të jetë e bekuar dhe urime festa!”