Ambasadorja Holshtajn në mbledhjen e Qeverisë:  Ballafaqim i përbashkët me Kovid-19 dhe zgjerimi i përgatitjes të kornizës për negociata aderuese me Maqedoninë e Veriut janë  prioritet i lartë

Në mbledhjen  79-të, të rregullt të Qeverisë së RMV-së, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, ekselenca e saj Anke Holshtajn i prezantoi prioritet e presidencës gjermane me Këshillin e BE-së deri në fund të vitit 2020.

Në fjalimin e tij Kryeministri, Oliver Spasovski falënderoi për pjesëmarrjen e ambasadores Holshtajn në seancën, me të cilën konfirmohen angazhimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për orientimin strategjik drejt integrimit evropian, përmes punës intensive dhe dinamike me të gjithë palët e interesuara.

Kryetari i Qeverisë Spasovski theksoi faktin se një ditë pasi Gjermania mori përsipër presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, u njoftua korniza e negociatave të BE-së me vendin tonë, dhe me këtë ky vend tregoi se vazhdimisht po bën hapa të mëdhenj dhe vendime kryesore me të cilat e njeh përparimin e jashtëzakonshëm dhe hapat e guximshëm në marrëdhëniet e fqinjësisë së mire dhe reformat që Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë gjatë tre viteve të fundit.

 “Republika Federale e Gjermanisë merr presidencën e Këshillit të BE-së në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne presim dhe besojmë se deri në fund të presidencës suaj të Këshillit të Bashkimit Evropian do të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare, e cila do të shënojë fillimin zyrtar të negociatave midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, ndërsa në këtë drejtim, inkurajon  edhe deklarata e kancelares Merkel se ky është qëllimi i Gjermanisë”, tha Spasovski në mbledhjen e Qeverisë në të cilën ambasadorja Holshtajn i prezantoi prioritet e presidencës me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Holshtajn, në prezantimin e përparësive, veçoi koordinimin e përpjekjeve të BEsë për të kapërcyer kërcënimet e pandemisë KOVID-19, rimëkëmbjen ekonomike dhe marrëveshjen për kornizën financiare shumëvjeçare dhe për fondin “BE në gjeneratën e ardhshme”, stabilizimin e fqinjësisë, progresin në zgjerim, partneritetin me Afrikën dhe pozicionin e përbashkët për Kinën.

Ndër prioritetet, tha ambasadorja Holshtajn, ishin negociatat përfundimtare dhe marrëdhëniet e ardhshme me Mbretërinë e Bashkuar, progresi I transformimit të gjelbër dhe digjital të BE-së, forcimi i solidaritetit evropian dhe kohezioni social, përparimi politikat e BE-së për çështjet e emigracionit dhe azilit, përforcimi i sundimit të ligjit, si bazë kryesore e BE-së dhe forcimi I kapaciteteve të politikës së jashtme të BE-së për të vepruar në korniza globale.

Veçanërisht e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut potencoi ambasadorja e RF Gjermane, është që një pjesë e veçantë e programit t’i kushtohet politikës së zgjerimit të BE-së me një perspektivë të besueshme të aderimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor si interes i përbashkët për rajonin dhe BE-në. Në këtë drejtim, korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë po përgatitet në mënyrë aktive, duke marrë parasysh metodologjinë e re të zgjerimit, ndërsa sipas Republikës Federale të Gjermanisë, korniza e bisedimeve nuk duhet të komplikohet nga çështje bilaterale që mbeten për t’u zgjidhur midis vendeve në fjalë në mënyrë të veçantë.

Në fund të kësaj pjese të seancës së 79-të të sotme, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, në emër të Qeverisë, falënderoi për prezantimin dhe i uroi RF të Gjermanisë një presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së dhe shprehu shpresën se kjo do të jetë një presidencë historike për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të prioriteteve, si dhe mundësisë historike që Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë negociatat për kapitujt e anëtarësimit në BE