Duraki: Marrëveshja e Ohrit i hapi rrugën vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar miq ndërkombëtar,

 

Për shkak të Pandemisë  dhe duke vendosur si prioritet kryesor shëndetin e njerëzve,  këtë vit  e zgjodhëm këtë mënyrë për të përkujtuar 19 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Ky përvjetor ka një veçanti unike, sepse jemi pjesë e NATO-s dhe nëpërmjet kësaj ne kemi arritur qëllimin kryesor të Marrëveshjes që ishte:ndalimi i luftës së vitit 2001 dhe krijimin e sigurisë së përhershme të vendit tonë.

Ky përvjetor është gjithashtu i ndryshëm, sepse po realizohet edhe vizoni tjetër. Inkuadrim në familjen e madhe të demokracisë perendimore:

Anëtarësimi i vendit në Unionin Evropian

Vet lufta e vitit 2001 erdhi si rezultat i paragjykimeve dhe pabarazive ndaj komunitetit shqiptar dhe bashkësive tjera etnike. Maqedonia e Veriut, që nga pavarësia e humbi mundësinë që të ishte një shtet i barabartë për të gjithë qytetarët e saj.

Edhe pse kishin përfaqësues legjitim në Parlament, çdo iniciativë për përmirësimin e gjendjes së bashkësive etnike përfundonte në të njëjtën mënyrë:

me mbivotim.

Marrëveshja e Ohrit krijoi mekanizma kushtetuese për përmirësimin e asaj gjendjeje:

parimin e Badenterit,

përdorimin e gjuhëve, simboleve,

shkollimin e lartë në gjuhë amtare,

integrimin në institucionet shtetërore etj.

Marrja e datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim në EU, është rrumbullakimi i misionit të madh të integrimeve.

Natyrisht që ky mision do të ishte i mangut, nëse kjo nuk do të shkonte paralelisht me integrimet e brendshme. Shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike u integruan në organet e sigurisë, si në polici dhe armatë.

Ata udhëhoqën me sukses institucionet shtetërore, duke dëshmuar se kanë dije dhe kulturë të lart.

Edhe pse ka shumë këndvështrime të ndryshme për zbatimin e Marrëveshjes kornizë në praktikë, faktet e padiskutueshme flasin për suksesin e saj.

Jemi duke folur për ndryshime rrënjësore dhe jo për dëshira imagjinare.

Krahasimet para dhe pas vitit 2001 në të vërtetë as që mund të bëhen, sepse dallimet janë tepër të mëdha.

Të nderuar qytetarë,

Sot jemi këtu në një fazë tjetër. Jemi në fazën e realizmit të frymës të Marrëveshjes kornizë, që është bashkëjetesa.

Duhet të bazohemi në respektin dhe njohjen e ndërsjelle.

Duhet të punojmë në mësimin e gjuhës, kulturës dhe traditës te njeri tjetrit.

Në çrrënjosjen e paragjykimeve dhe urrejtjes ndërnacionale.

Përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike mbetet një sfidë për të ardhmen.

Qytetarët e vendit tonë më në fund duhet ta kuptojnë se çfarë pasurie të jashtëzakonshme të divirzitetit kemi dhe ta prezantojmë si vlerë e shtuar e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe EU.

Bota perëndimore përbëhet nga shumë popuj të ndryshëm dhe bashkimi i kulturave të ndryshme janë vlera themelore të ekzistencës së tyre.

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Qeveria e Republikës se Maqedonisë se Veriut si dhe te gjitha institucionet  te vazhdojmë të punojmë në drejtim `të demokratizimit të vendit, të krijojmë kushte për mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

Ne angazhohemi për krijimin e një klime të mirë të zhvillimit të brendshëm e bashkëpunimit ndërkombëtar.  Kjo është detyra jonë si udhëheqës.

Në gjithë këto vite kemi dhënë maksimumin që fëmijëve tanë të ju mundësojmë të rriten në një shtet stabil, në një shtet të integruar në Unionin Evropian dhe NATO.

Miqtë tanë ndërkombëtarë si gjithmonë na kanë përkrahur në të gjitha proceset dhe tani me krijimin e Ministrisë së re, kemi nevojë për ndihmën e tyre. Në veçanti jemi falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare te Unionit Evropian për ndihmën e tyre të madhe.

Ne jemi të bindur që ata, me përvojën dhe dijen e tyre do  na  mbështesin në rrugën tonë të drejtë.

Ky vend është në rrugë të mbarë, tani të gjithë duhet të jemi më të zellshëm dhe secili në detyrën e vet të jap maksimumin në ndërtimin e një shteti evropian e të zhvilluar ekonomikisht.

Të dashur miq,

Në fund, dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që kontribuan në nënshkrimin e këtij dokumenti historik  dhe te gjithë ata qe angazhohen në jetësimin në praktike të kësaj marrëveshje e cila demokratizoj vendin dhe hapi rrugën drejt integrimit euro atlantik.

Edhe njëherë, në ketë kohë pandemie ju dëshiroj shëndet dhe respektim të të gjitha masave mbrojtje nga ky virus .Bashkë do ja dalim.

 

Faleminderit për vëmendjen!