Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në emëra të Kryeministrit Zoran Zaev dorëzoi listën me propozime për zëvendësministra në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për zëvendësministra në resorë të veçantë propozohen:
- Bashkim Hasani, zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes;
- Nazim Bushi, zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme;
- Agim Nuhiu, zëvendësministër i Drejtësisë;
- Ilhan Rahman, zëvendësministër i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive;
- Fatmire Isaki, zëvendësministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme;
- Dimitar Kovaçevski, zëvendësministër i Ministrisë së Financave;
- Zoran Manevski, zëvendësministër i Ministrisë së Ekonomisë;
- Trajan Dimkovski, zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
- Ilir Hasani, zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë;
- Arafat Shabani, zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;
- Enver Husein, zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale;
- Zoran Dimitrovski, zëvendësministër i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale;
- Sedat Sulejmani, zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës;
- Aleksandar Bajdevski, zëvendësministër i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës;
- Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve;
- Kristina Oxhaklieska, zëvendësministre e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Me propozim listën e zëvendësministrave janë dorëzuar edhe biografitë e kandidatëve.