Kryeministri Zaev i prezantoi zëvendësministrat në Kuvend: Me kandidatët do të rrumbullakojmë kapacitetin e kapaciteteve të fuqishme, duke punuar ndershëm dhe me përgjegjësi për realizimin e interesave strategjike të vendit dhe të të gjithë qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen në të cilën votohen zëvendësministrat i propozoi këta kandidatë:

- Bashkim Hasani, zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes;

- Nazim Bushi, zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme;

- Dimitar Kovaçevski, zëvendësministër i Ministrisë së Financave;

- Agim Nuhiu, zëvendësministër i Drejtësisë;

- Ilhan Rahman, zëvendësministër i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive;

- Fatmire Isaki, zëvendësministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme;

- Zoran Manevski, zëvendësministër i Ministrisë së Ekonomisë;

- Trajan Dimkovski, zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

- Ilir Hasani, zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë;

- Arafat Shabani, zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;

- Enver Husein, zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale;

- Zoran Dimitrovski, zëvendësministër i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale;

- Sedat Sulejmani, zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës;

- Aleksandar Bajdevski, zëvendësministër i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës;

- Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve;

- Hristina Oxhaklieska, zëvendësministre e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Kryeministri Zaev në foltore iu drejtua deputetëve duke theksuar lindshmëri që kandidatët e propozuar, ndershëm dhe me përkushtim të madh dhe përgjegjësi, do t’i kryejnë obligimet e tyre të punës, në përputhje me ligjin dhe dispozitat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizim e Programit të saj dhe për realizimin e interesave strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut në interes të qytetarëve.

Ai shtoi se me propozimin për zgjedhjen e zëvendësministrave të dorëzuar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut janë dorëzuar edhe biografitë e kandidatëve të propozuar.

 

“Me emërimin e zëvendësministrave në Qeveri, e kompletojmë sistemin e institucioneve të fuqishme dhe efikase me kapacitet të plotë dhe legjitim, të cilët në mënyrë efikase do të punojnë në ballafaqimin dhe tejkalimin e pasojave me pandeminë COVID-19, si një nga prioritetet tona të para. Jam i bindur që me angazhim të barabartë të fuqishëm, zëvendësministrat do tu përkushtohen realizimit të prioriteteve të mbetura siç janë krijimi i kushteve për një cikël të ri të rritjes dinamike të ekonomisë, zhvillim të qëndrueshëm, shtet ligjor efikas dhe institucione të fuqishme. Gjithsesi, përkushtim maksimal presim edhe në arsimin modern, shoqërinë stabile, kohezionin e brendshëm dhe segmente të tjera në jetën shoqërore”, tha Kryeministri Zaev.

 

Në fjalimin e tij, Kryeministri Zaev u përqendrua në qëllimet strategjike të vendit, rritjen e aktiviteteve si anëtare e NATO-s dhe përfshirje maksimale në proceset për fillim të suksesshëm dhe përfundim të negociatave për kapitujt për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe në politikat për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike.
 

Duke përmendur rezultatet nga tre vitet e kaluara, kur Qeveria tregoi se duhet të sigurohet rritje më e lartë ekonomike dhe të krijohen vende të reja të punës, paralelisht me rritjen në vazhdimësi të pagave, Kryeministri Zaev përsëriti se edhe krahas krizës ekonomike-shëndetësore, e cila përfshiu vendin tonë dhe të gjitha vendet e botës, Qeveria do të vazhdojë në realizimin e angazhimeve për rritjen e pagës minimale në 20.000, dhe 34.000 denarë pagë mesatare deri në fund të mandatit katërvjeçar. Kryeministri Zaev gjithashtu theksoi se së shpejti do të përfundojnë konsultimet dhe do të publikohet pakoja e katërt e masave për ndihmë të ekonomisë së vendit.

 

“Njoftuam dhe do të realizojmë një mandat me rend, drejtësi dhe efikasitet. Mandat i pastrimit të gjyqësorit dhe sundimit joselektiv të së drejtës. Sistemi i fuqishëm juridik efikas dhe përkushtimi i fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit janë veçanërisht të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët”, tha Kryeministri Zaev, duke i theksuar prioritetet në drejtim të realizimit të procesit për integrim në BE dhe fillim të negociatave për hapjen e kapitujve të parë të cilët shpesh kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës.

 

Duke iu drejtuar deputetëve gjatë shpalosjes së propozim-listës për zëvendësministrat në Qeveri, Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria në mandatin e ri vazhdon me respektimin dhe futjen e tërësishme të standardeve të reja në udhëheqjen e institucioneve, duke treguar se mund të punojë ndershëm, me përgjegjësi dhe në mënyrë profesionale në emër të interesave të shtetit dhe përfundoi:

 

“Tani është koha të vazhdojmë punën dhe të realizojmë. Ta plotësojmë detyrimin tonë që të realizojmë premtimin. Bashkë me ju deputetët, me qytetarët, të vazhdojmë të shkruajmë faqet për të ardhmen, për demokracinë tonë dhe bashkë të ecim në rrugën drejt një të ardhme më të mirë për të gjithë”.