Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i dërgoi letër urimi Peshkopit Antaniski z. Partenij dhe abati i Manastirit Bigorski "Shën Jovan Pagëzuesi", me rastin e jubileut të jashtëzakonshëm - 1000 vjet nga themelimi i Manastirit Bigorski "Shën Jovan Pagëzuesi".
Në letër, Kryeministri Zaev thekson se Manastiri Bigorski, siç njihet përgjithësisht, me ekzistencën e tij mijëvjeçare është gdhendur në kujtesën jo vetëm të popullit maqedonas, por me domethënien dhe bukurinë e tij, është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore botërore.
Në jetën e tij kishtare 1000-vjeçare, Manastiri dëshmon për shumë vështirësi historike, por edhe për jetën e pasur të pandalshme shpirtërore, thuhet në letrën e Kryeministrit Zaev, dërguar Peshkopit Antaniski z. Partenij.
"Manastiri Bigorski edhe sot vazhdon të jetë burim shpirtëror prej ku dalin murgjit të cilët vazhdojnë jetën kishtare të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit. Njëkohësisht dua të shpreh admirimin tim për aktivitetet që Ju si Peshkop dhe familja e Bigorit, i realizoni duke ndihmuar dhe siguruar strehim për të gjithë ata që kanë nevojë", thuhet në letrën e Kryeministrit Zaev drejtuar Peshkopit Antaniski z. Partenij, dhe abat i Manastirit Bigorski "Shën Jovan Pagëzuesi", me të cilën uron me rastin e jubileut të jashtëzakonshëm - 1000 vjet nga themelimi i Manastirit Bigorski "Shën Jovan Pagëzuesi".