Kryeministri Zaev priti në takim delegacionin e KOM-KO e udhëhequr nga Peshkopi z.z. Stefan

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot priti delegacionin e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, të udhëhequr nga z.z. Stefan, Peshkop i KOM-KO, i shoqëruar nga mitropolitët z.Timotej dhe z.Kliment.

Delegacioni i KOM-KO në takim uroi për fitoren Kryeministrin Zaev për mandatin e ri, me dëshirë për punë të suksesshme në kushte të paqes në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për realizimin e përcaktimeve programore për të cilat votoi shumica e popullit në vend.

Në takim, përfaqësuesit e Sinodit të KOM-KO shprehën falënderim për letrën e dërguar nga Kryeministri deri te Patriarku Vartollomej dhe Patriarkana e Carigradit dhe e përshëndetën këtë nismë si të mbështetje të rëndësishme nga Qeveria në procesin e sigurimit të autoqefalinë e KOM-KO.

Krymeinistri Zaev në takim shprehu gatishmëri që të nxisë angazhimin e kapaciteteve institucionale për mbylljen e denacionalizimit të pronave që i përkasin KOM-KO, si dhe për projektet konservatore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të kishës, që janë prioritete të Ministrisë së Kulturës.

Në takimin me hierarkët e KOM-KO, Kryeministri Zaev edhe njëherë uroi me rastin e 1000 vjetorit të Manastirit të Bigorit “Shën Jovan Pagëzuesi”, si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kishtare për këtë vit.