Kryeministri Zaev, në inspektimin e punëve ndërtimore në rrugën nga fshati Butel deri në fshatin Luboten: Ky aks do të stimulojë zhvillimin lokal dhe ekonomik dhe do të hap mundësi për zhvillim të turizmit rural

Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski dhe drejtori e Agjencisë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikollçe Babovski, morën pjesë në inspektimin e rikonstruimit të rrugës Butel-Luboten.

Në vazhdim Ju përcjellim fjalimin e plotë të Kryeministrit Zaev në tërësi:

“Me të vërtetë kam nder të madh dhe kënaqësi që sot jemi bashkë këtu – në inspektimin e fazës së dytë të punëve ndërtimore në rrugën nga fshati Butel deri në fshatin Luboten. Ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor është i mbështetur me afër 11 milionë denarë nga e Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillim Rural, ndërsa realizohet edhe me mjete të pakthyeshme nga Programi për zhvillim rural.

Dua të theksoj që ky aks në gjatësi prej 7 kilometrash rikonstruohet për herë të parë pas 28 vitesh. Kjo është pjesë e angazhimeve tona që edhe qytetarët nga mjediset rurale të kenë kushte adekuate për jetë.

Aksi nënkupton lidhje më e mirë infrastrukturore të mbi 5.000 banorëve të fshatit Luboten dhe vendit turistik Bashinec, ndërsa banorët e fshatin Lubanci, Rashtak dhe Rrugës së Lubotenit do të kenë mundësi që për kohë më të shkurtë të arrijnë në Shkup.

Sinqerisht shpresoj që kjo rrugë do të stimulojë zhvillimin lokal dhe ekonomik,do të hap mundësi për zhvillimin e turizmit rural dhe do të sigurojë qasje më të lehtë dhe lidhje të bujqve.

Për 10 vite të tëra niveli i investimeve në infrastrukturën e vendit tonë ka qenë në nivel të ulët, me ç’rast u bëmë vend me infrastrukturë të ngecur, me mjedise rurale pa kushte themelore për jetë.

Prandaj Qeveria është fuqimisht e vendosur të investojë në ndërtimin e infrastrukturës së zhvilluar, t’i ndërpresim investimet në projekte joproduktive siç ishte Shkupi 2014. Qëllimi ynë strategjik është realizimi i projekteve: “Makedonija megallopolis”, lidhje infrastrukturore ndërmjet qendrave më të mëdha për më pak se 90 minuta dhe “Maqedonia pa pika të zeza”.

Miratuam plan për investime në infrastrukturën rrugore prej afër 3 miliardë euro, përmes të cilave në vitet e ardhshme do të ndërtojmë 60 kilometra autostrada dhe rrugë të shpejta, 550 kilometra rrugë magjistrale dhe rajonale dhe 1.000 kilometra rrugë lokale.

Çdo kilometër rrugë  mirë e asfaltuar ka rëndësi të veçantë për qytetarët. Pavarësisht a është autostradë, rrugë rajonale apo lokale. Lidhja e mirë e vendbanimeve ka rëndësi thelbësore për përditshmërinë e qytetarëve.

Me këto masa dhe politika duam t’i motivojmë qytetarët të krijojnë biznese personale dhe t’i zhvillojnë edhe mjediset rurale, pa marrë parasysh vendndodhjen e tyre. Vetëm nëpërmjet kushteve cilësore për jetë mund të ndikojmë në uljen e ikjes së të rinjve, gjegjësisht t’i mbajmë në vendlindje. 

Dua të shpreh kënaqësi që edhe në këto kushte të jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia me COVID-19, dëshmojmë se me forca të përbashkëta mundemi që shpejtë të realizojmë projekte kapitale në territorin e tërë vendit tonë.

E shfrytëzoj këtë mundësi të shpreh falënderim të madh para së gjithash për punëtorët të cilët me respektimin e të gjitha protokolleve për mbrojtje, në mënyrë të palodhshme punojnë në ndërtimin e kësaj rruge. Njëkohësisht falënderoj realizuesin dhe mbikëqyrësin, si dhe banorët lokal.

Dëshiroj vetëm të shtoj se vendi në Komunën e Butelit, në zonën e Vizbegut me 4.5 milionë euro seriozisht punon në ujësjellësin dhe kanalizimin dhe besoj që së shpejti me ministrin Boçvarski dhe kryetarin e komunës Velimir Smilevski, do të paraqitemi në Vizbeg për të përfunduar këtë projekt në fjalë, sepse për këtë projekt flitet që nga pavarësia e Maqedonisë e deri më tani. Jemi në pritje të 9 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetje të projekteve infrastrukturore ku diku ndërmjet 800 milionë dhe 1 miliardë euro do të ndahen për investimet kapitale. Zhvilluam plan investues nacional me të cilin besoj do t’u ndihmojmë fshatrave, qyteteve, por edhe zhvillimit të tërësishëm të infrastrukturës në vend”.