Nga mbledhja e 6-të e Qeverisë: U miratua pakoja e katërt ekonomike për revitalizimin e ekonomisë në kushtet e Covid-19; U miratua Rregullorja për mënyrën e organizimit dhe realizimit të mësimit në rrethana të jashtëzakonshme në shkollat fillore dhe të m

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 6-të e shqyrtoi Informacionin për masat ekonomike të pakos së katërt, për revitalizimin e ekonomisë në kushte të Covid-19 dhe e miratoi pakon e cila është në drejtim të vazhdimit të masave nga tri masat paraprake, me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të ekonomisë së vendit në periudhën e kthimit në normalitet.

Është paraparë që pakoja e katërt të shfrytëzohet në tremujorin e fundit të këtij viti, me qëllim që efekti në sektorin e ekonomik të jetë më i shpejtë dhe më i drejtpërdrejtë, me qëllim të caktuar, ndërsa disa nga masat është paraparë të vazhdojnë ose të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.

Pakoja e masave ekonomike që u miratua në këtë mbledhje të Qeverisë ka tre shtylla. E para parasheh mbështetje të drejtpërdrejtë të qytetarëve me qëllim të stimulimit të konsumit me fokus në prodhimeve dhe shërbimeve të vendit dhe sektorëve të prekur.

E dyta përfshin mbështetje të drejtpërdrejtë financiare dhe mbështetje për likuiditet të sektorit privat dhe stimulim të ndërmarrjeve për kthimin dhe mbajtjen e punëtorëve në vendet e punës; Shtylla e tretë është e dedikuar për mbështetjen e qëndrueshmërisë financiare dhe fiskale në përgjithësi në ekonomi, duke përfshirë edhe qëndrueshmërinë financiare në komuna.

Masat me qëllim të caktuar, të cilat janë pjesë e pakos së katërt të masave, do të amortizojnë goditjen mbi kompanitë e prekura të vendit nëpërmjet stimulimit të konsumit privat, me fokus në ofertën e vendit dhe mbështetje të sektorit privat, gjegjësisht aktivitetit ekonomik dhe vendet e punës. Pakoja parasheh mbështetje të fokusuar e cila do të jetë e orientuar dhe do të ketë qëllim që drejtpërdrejtë të arrijë tek ndërmarrjet.

Masat, gjithashtu, përfshijnë mbështetje financiare për sektorin privat, ekonominë dhe industrinë, me qëllim të vendosjes së teknologjive të reja, rikonstruimin dhe rritjen e konkurrencës dhe produktivitetit.

Vlera e përgjithshme e mbështetjes financiare për këtë pako është vlerësuar në 28.898.380.30 denarë, gjegjësisht 470.000.000 euro.

Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në këtë mbledhje u miratua Rregullorja për mënyrën e organizimit dhe realizimit të mësimit në rrethana të jashtëzakonshme në shkollat fillore dhe të mesme, me vendime për kohëzgjatjen e orëve dhe pushimeve, për fillimin e vitit shkollor, si dhe Vendim për përcaktimin e numrit maksimal të nxënësve në paralelet e shkollave fillore dhe të mesme në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, për ato shkolla të cilat kanë marrë pëlqim për organizimin e mësimit me prani fizike.

Rregullorja për mënyrën e organizimit dhe realizimit të mësimit në rrethana të jashtëzakonshme në shkollat fillore dhe të mesme i përfshijnë edhe të gjitha aktivitetet  e tjera, siç janë kontrolli i arritjeve të suksesit të fëmijëve, organizimi i mësimit në praktikë dhe aktivitete tjera arsimore-shkollore.

Në këtë mbledhje u miratua edhe Informacioni dhe u miratuan edhe Protokollet për veprimin e shkollave të veçanta fillore, për realizimin e procesit arsimor-edukativ me prani fizike të nxënësve në vitin shkollor 2020-2021, për shkollat e veçanta SHFR “Idnina”-Shkup, SHFR “Maca Ovçarova”-Veles. SHFR “Dr. Zlatan Sremec”-Shkup, “Koço Racin”-Manastir, SHFR “Shën Kliment Ohridski”-Novo Sello, Strumicë, “Dimitar Vllahov”-Shkup dhe IP Enti për Mbrojte dhe Rehabilitim “Banja Bansko”-Strumicë.

Qeveria në këtë mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për realizimin e mësimit në shkollat e mesme, për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore në vitin shkollor 2020-2021 dhe i miratoi protokollet e veçanta për veprim në arsimin e mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

Në mbledhje u miratuan edhe protokolle te punës në kushte të ballafaqimit me virusin Covid-19 në konviktet publike të nxënësve dhe në konviktet shtetërore studentore dhe objekte për akomodim në Republikën e Maqedonisë së veriut në vitin akademik 2020-2021.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Raportin për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të dorëzuara nga ana e themeluesit të shkollës për organizimin e mësimit me prani fizike, për periudhën prej 18.09.2020 deri më 25.09.2020. 

Lista e pëlqimeve të dhëna për organizimin e mësimit me prani fizike është vendosur në ueb faqen e Qeverisë në këtë link: 

https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/izvestaj_25092020_-_celosen.pdf

Në këtë mbledhje Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi Propozimin me propozim-ligje me prioritet nga rrethi i kompetencave të ministrive, të cilat Qeveria me plotësimet e përcaktuara në këtë mbledhje, do t’i dërgojë për miratim deri te Kuvendi i RMV-së deri në fund të vitit 2020.