Kryeministri Zaev me rastin e Ditës së Boshnjakëve: Boshnjakët janë pjesë e pandashme e pasurisë së shtetit tonë multietnik, multikulturor dhe multikonfesinal dhe janë segment i çmuar i konceptit “Një shoqëri për të gjithë”

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fshatin Orizar, Veles, mori pjesë dhe mbajti fjalim në ngjarjen solemne me rastin e shënimin e Ditës së Boshnjakëve – 28 Shtatori.

Në vazhdim të kësaj kumtese, ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:

“Kam nder të veçantë të jem me ju dhe të marrë pjesë në këtë ngjarje, me rastin e Ditës së Boshnjakëve – 28 Shtatori.

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë t’u përcjell urime të sinqerta me rastin e festës dhe t’u uroj festë të këndshme. T’u uroj shumë shëndet, sukses, mirëqenie dhe prosperitet.

Sot, së bashku me ju, për herë të 13-të e festojmë ditën që simbolizon kthimin e emrit nacional “Boshnjak” dhe emërimin e gjuhës tuaj si gjuhë boshnjake.

Miqtë njihen në rrezik dhe përfaqësuesit e bashkësisë tuaj, boshnjakët, në të mirë dhe në të keqe, në mënyrë aktive marrin pjesë në jetën politike të Maqedonisë së Veriut dhe kontribuojnë dukshëm në ndërtimin dhe zhvillimin e institucioneve të vendit tonë.
 

Boshnjakët janë pjesë përbërëse dhe e pandashme e pasurisë së shtetit tonë multietnik, multietnik dhe multikonfesional. Edhe pse përfaqësojnë numër të vogël, janë segment shumë i çmuar në konceptin “Një shoqëri për të gjithë”.

Qeveria e Republika e Maqedonisë së Veriut edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’i përforcojë mundësitë institucionale për ruajtjen dhe avancimin e interesave dhe veçantive të bashkësisë boshnjake.

Kam nder dhe kënaqësi për faktin se nga viti 2018, në mandatin tonë, në arsimin e nxënësve boshnjakë u është kthyer e drejta e mësimit të rregullt në gjuhën boshnjake.

Në këtë mandat do t’i formojmë këshillat nacional të bashkësive me numër më të ulët, që të mund ju boshnjakët të vendosni se çka është e rëndësishme dhe prioritet për ju. Ashtu do të jetë edhe për bashkësitë me numër më të ulët.

Qeveria mbetet e përkushtuar në afirmimin e kulturës, veçantitë dhe traditat e secilës bashkësi në vendin tonë dhe në këtë kuptim edhe në kujdesin për integrimin e mëtejshëm të boshnjakëve në shoqërinë e vendit.
 

Sot gjuha boshnjake është pjesë e programit të Televizionit nacional, ndërsa mu këtu në Orizar me dekada mbahet manifestimi i rëndësishëm kulturor – sportiv “Takimet e boshnjakëve”.

Me këtë rast, njëherit duhet të përmendet se në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet e rajonit, në vitin 2017 dhe 2018, vendi ynë dhe Bosnja dhe Hercegovina nënshkruan një sërë marrëveshjes bilaterale, prej të cilave do të veçoj dy më të rëndësishmet:

-Së shpejti qytetarët e të dy vendeve do të mund të lëvizin vetëm me letërnjoftim

-Studentët e Maqedonisë së Veriut në Bosnjë dhe Hercegovinë do të mund të studiojnë si studentë të vendit dhe anasjelltas.

Këtë vit festën e festojmë në periudhë kur të gjithë ballafaqohemi me krizën më të madhe botërore të shekullit të ri shkaktuar nga COVID-19.

Pikërisht mbi parimet e respektimit dhe solidaritetit do të ballafaqohemi me fatkeqësitë dhe sfidat, duke ndërtuar shoqëri me mundësi të barabarta – Një shoqëri për të gjithë!

Në këtë mandat Qeveria do të angazhohet në mënyrë serioze në përmirësimin e cilësisë së arsimit në gjuhët e bashkësive më vogla, e gjithashtu edhe në cilësinë e arsimit në gjuhën amtare.

Duke uruar festën tuaj njëherit e përcjell porosinë që të vazhdojmë të gjithë së bashku të ndërtojmë ardhmëri me prosperitet dhe mirëqenie.

Së bashku të hapërojmë drejt rrugës evropiane, të vazhdojmë me zbatimin e reformave dhe të punojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe standardit të qytetarëve.

Ju faleminderit”.