Zaev në “Vetëm intervistë”: Miratuam ligje të cilat mundësojnë pastrimin e gjyqësorit dhe pres që këtë ta bëjnë vetë gjykatësit

“Ligjet i miratuam, Ligji për Prokurori Publike, Ligji për Këshillin Gjyqësor, Ligji për Gjykatat dhe ligjet tjera evropiane, nga pakoja 3-6-9, e më pas nga Plani 18, prandaj pres që të kryetarët e gjykatave të bëjnë organizim dhe plan për punë. Mund të punojnë me afate më të shpeshta, që të mos vjetërsohen lëndët. Ligji për Këshillin Gjyqësor i mundëson të gjitha veglat për pastrimin e gjyqësorit në pjesën e efikasitetit, në pjesën e drejtësisë”, theksoi Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev, duke potencuar se shumë lehtë mund të shihet se kush nuk punon nga gjykatësit dhe në këtë mënyrë të pastrohet gjyqësori dhe ata që punojnë në mënyrë të ndershme, të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre me përkushtim dhe ndershmëri.   

 

Kryeministri Zaev theksoi se si politikan nuk mund të komentojë për gjyqësorin, me qëllim që të mos ndërhyjë në pavarësinë e gjykatësve, por tha se ai mund të komentojë se pastrimi i paralajmëruar i gjyqësorit ka potencial dhe se mund të shihet nga proceset të cilat kanë filluar kundër disa gjykatësve dhe se këto janë sinjale inkurajuese të cilat premtojnë.