Artan Grubi

Pozita e punës: 
Zëvendës i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për koordinim të çështjeve politike të resorëve
Posta elektronike: 
cabinet@mpsoz.gov.mk, press@mpsoz.gov.mk
Profili në Twitter: 
Profili në Instagram: 
Фотографија: 
Biografia: 

Artan Grubi ka lindur në Shkup më 7 Korrik 1977.

Arsimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Shkup. Diplomoi në Fakultetin juridik “Justinijani i Parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku dhe mori titullin gazetar i diplomuar.

Në të njejtin fakultet i mbaroi studimet postdiplomike në sferën e mediave dhe komunikimeve në temën “Roli i mediave të reja në shoqëritë në tranzicion”.
Grubi doktoroi në Fakultetin e shkencave sociale – shkenca politike pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës në temën “Roli i mediave në pjesëmarrjen qytetare në ndryshimet politiko – shoqërore.

Karrierën e tij profesionale Grubi e filloi në vitin 1999, gjatë së cilës ndërton karrierë të pasur në sektorin joqeveritar, ku ndërtoi karrierë të begatë në sektorin joqeveritar dhe në punën me organizatat ndërkombëtare në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Shqipëri, Holandë dhe Kosovë, si Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup, NATO, Tribunali i Hagës dhe agjencitë amerikane për ndihmë në detyra të ndryshme operative.

Nga maji i vitit 1999 deri në tetor të vitit 2000 është menaxher i projektit në QPS, përgjegjës për menaxhimin e tërësishëm të programit për ushqim dhe strehim të refugjatëve. Në të njejtën periudhë është edhe koordinator i projektit për programin për strehim dhe rehabilitim në Kumanovë.

Në periudhën nga tetori i vitit 2000 deri në dhjetor të vitit 2004 punon në Tribunalin e Hagës duke kryer detyra operative me Zyrën e prokurorit në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, Mal të Zi, Hagë, etj.

Nga janari i vitit 2005 deri në mars të vitit 2008 e kryen funksionin e asistentit politik në Kabinetin për këshilltarë politik të NATO-s.

Në periudhën nga marsi i vitit 2008 deri në marsin e vitit 2011 është këshilltar politik në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Shkup.

Në periudhën nga prilli i vitit 2014 deri në dhjetor të vitit 2016 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa është anëtar edhe në Komisionet për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, si dhe nënkryetar i Delegacionit të Kuvendit në Komitetin Parlamentar për stabilizim dhe asocim.

Nga Prilli i vitit 2016 deri në Gusht të vitit 2020 sërish zgjidhet deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij mandati është kryetar i Komisionit për Çështje Europiane dhe kryetar i grupit parlamentar për bashkëpunim me SHBA-të, përderisa është anëtar edhe i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Këshillit Nacional për Eurointegrime, Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe nënkryetar i Delegacionit të Kuvendit në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asocim.

Nga 30 Gushti i vitit 2020 kryen funksionin e Zëvendësit të parë të Kryetarit të Qeverisë dhe atë të ministrit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në mandatin e dytë të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

Nga maji i vitit 2013 ligjëron në Fakultetin e gazetarisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës në lëndët Teoritë e komunikimit, Mediat dhe konfliktet, Komunikimi interpersonal dhe Marrëdhëniet me publikun.

Grubi nga maji i vitit 2006 deri në majin e vitit 2011 është themelues dhe kryetar i Lëvizjes Qytetare “Zgjohu!”, organizatë joqeveritare me ndikim, që inicon vendosje të shoqërisë qytetare në kuadër të bashkësisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe ka për qëllim të promovojë tolerancë më të madhe, barazi dhe aktivizëm qytetar.

Nga maji i vitit 2011 në Bashkimin Demokratik për Integrim kryen më shumë funksione të larta, si shef I Kabinetit të Kryetarit të BDI-së dhe këshilltar i tij politik, ndërsa në vitin 2019 është zgjedhur sekretar organizativ i partisë. Është anëtar i Këshillit të përgjithshëm dhe udhëheqësisë së partisë.

Grubi është i martuar dhe baba i 3 fëmijëve.