Oliver Spasovski

Pozita e punës: 
Ministër i Punëve të Brendshme
Posta elektronike: 
mvrjavnost@gmail.com
Faqja e Facebook: 
Profili në Twitter: 
Profili në Instagram: 
Фотографија: 
Biografia: 

Oliver  Spasovski ka lindur më 21 tetor të vitit 1976 në Kumanovë.  Shkollimin  fillor  dhe të mesëm i mbaroi në vendlindje. Diplomoi në Fakultetin e Drejtësisë “Justiniani i Parë”, pranë  Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku aktualisht është magjistër i të  Drejtës administrative. 

Karrierën e tij profesionale e filloi në vitin 2000 si avokat praktikant. Në periudhën nga viti 2001 deri në vitin 2005 punon si këshilltar i kryetarit të Komunës së Kumanovës. Nga viti 2011 ushtron funksionin sekretar i Komunës së Kumanovës. 

Spasovski në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2008, nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe nga viti 2016 deri në vitin 2017 ishte deputet në Kuvend. Në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2020, përsëri fiton besimin e qytetarëve dhe zgjidhet deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Në mandatin nga viti 2011 deri në vitin 2014 ishte kryetar i Grupit parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Ukrainës dhe anëtar i delegacionit të Kuvendit në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asocim, Grupin parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, Grupin parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Portugalisë dhe Grupin parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë. 

Në periudhën nga 11 nëntor të vitit 2015 deri më 18 maj të vitit 2016 dhe në periudhën nga 2 shtator të vitit 2016 deri më 28 dhjetor të vitit 2016 e ushtron funksionin ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë kalimtare, e cila duhej të sigurojë kushte për zbatimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. 

Funksionin ministër i Punëve të Brendshme ka ushtruar edhe në periudhën nga 31 maj të vitit 2017 deri më 3 janar të vitit 2020 në mandatin e parë të Qeverisë të udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev. 

Më 3 janar të vitit 2020 u zgjodh Kryetar i Qeverisë kalimtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, funksion të cilin e ushtronte deri më 30 gusht të vitit 2020. 
Nga 30 gusht të vitit 2020 ushtron funksionin ministër i Punëve të Brendshme në mandatin e dytë të Qeverisë të udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev. 

Spasovski në periudhën nga viti 2003 deri në vitin 2004 ishte anëtar i Kryesisë së Këshillit Qendror të LSDM-së, ndërsa nga viti 2005 deri në  vitin 2006 ishte sekretar organizativ i LSDM-së. 

Nga viti 2013 deri në vitin 2017 ushtron funksionin Sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, ndërsa në vitin 2017 u zgjodh nënkryetar i LSDM-së. 

Flet gjuhën angleze. Është i martuar,  baba i dy fëmijëve. 

Letër mandati - Oliver Spasovski