Venko Filipçe

Pozita e punës: 
Ministër i Shëndetësisë
Posta elektronike: 
kabinet.minister@zdravstvo.gov.mk
Faqja e Facebook: 
Profili në Twitter: 
Profili në Instagram: 
Фотографија: 
Biografia: 

Venko Filipçe ka lindur më 13 qershor  të vitit 1977 në Shkup.

Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në vitin  2001, ndërsa në vitin 2008  specializoi neurologjinë. 

Magjistraturën për neurologji e mbrojti në vitin 2011, ndërsa disertacionin e doktoraturës në vitin 2015.

Në vitin 2004 u zgjodh asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ndërsa nga viti 2017 është docent në të njëjtin  fakultet. 

Gjatë punës së tij është përsosur në qendrat e neurokirurgjisë në Grac, Beograd, Dejton, Kolumbus,  Stamboll, Cyrih. 

Filipçe është sekretar i Shoqatës së neurokirurgëve të Maqedonisë dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv i Shoqatës së neurokirurgëve të Evropës Juglindore, ndërsa në vitin  2016 ishte organizator i Konferencës neurovaskulare maqedonase-japoneze. 

Në vitin 2012 mbaron fellowiship për neuroradiologji ndërhyrëse, me të cilën bëhet neurokirurgu i parë në Maqedoni dhe në vendet fqinje, i cili themeloi neurokirurgjinë hibride të qelizave amë në Shkup. 

Është autor i disa botimeve të publikuara në revistat e vendit dhe të jashtme në fushën e neurokirurgjisë. 

Në periudhën nga muaji qershor deri më dhjetor të vitit 2017 ushtron funksionin bashkëpunëtor i jashtëm, ekspert i shquar nga fusha e shëndetësisë të Kryetarit të Qeverisë. 

Funksionin ministër i shëndetësisë e ushtron nga dhjetori i vitit 2017 deri më janar të vitit 2020 në mandatin e parë të Qeverisë të udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev. 

Më 3 janar të vitit 2020 është zgjedhur ministër i Shëndetësisë në Qeverinë kalimtare të republikës së Maqedonisë së Veriut, funksion të cilin e ushtron nga 30 gusht 2020. 

Nga 30 gusht 2020 ushtron funksionin ministër i Shëndetësisë në mandatin e dytë të Qeverisë të udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev.

 

Letër mandati - Venko Filipçe