Fatmir Besimi

Pozita e punës: 
Ministër i Financave
Institucion: 
Posta elektronike: 
finance@finance.gov.mk
Profili në Twitter: 
Фотографија: 
Biografia: 

Fatmir Besimi ka kryer Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit në drejtimin e “Financave dhe Bankave” në vitin 1998 në Shkup. Studimet postdiplomike për ekonomi i ka mbaruar në Universitetin “Stafordshire” në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2002, ndërsa ka doktoruar në të njejtin universitet me tezë të doktoraturës “Politika Monetare dhe kursit të këmbimit në Republikën e Maqedonisë gjatë procesit të hyrjes në Bashkimin Evropian” në vitin 2007.

Besimi gjatë procesit arsimor ka mbaruar edhe një numër të madh kursesh dhe trajnimesh profesionale, mes të cilave edhe “Lidershipi transformues” në Universitetin Oksford, “Themelet për lidershipin e shekullit 21: Vlerat” në Institutin për Çështje globale në Universitetin Yale, “Lidership global politika publike e shekullit 21” në shkollën e Qeverisë Kenedi në Universitetin Harvard, “Programi për lidership për zhvillim të qëndrueshëm” të Bankës Botërore, Kembrixh dhe PricewaterhouseCoopers.

Ai ka kryer një numër të madh të funksioneve shtetërore dhe publike. Për dy mandate është zgjedhur si Zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane – për here të parë prej muajit mars të vitit 2013 deri në muajin maj të vitit 2014 dhe për here të dytë nga muaji qershor i vitit 2014 deri në muajin mars të vitit 2016. Për dy mandate është zgjedhur si Ministër i Ekonomisë nga dhjetori i vitit 2004 deri në qershor të vitit 2006 dhe nga gushti i vitit 2008 deri në korrik të vitit 2011. Funksionin Drejtor i Ndërrmarjes Publike për Shërbime të Aeoportit e ka realizuar nga nëntori i vitit 2002 deri në gusht të vitit 2003. 

Ka realizuar edhe angazhime tjera qeveritare. Ka qenë bashkëudhëheqës me Këshillin për rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Qeverisë nga giushti i vitit 2017 deri në maj të vitit 2019, Këshilltar special i Kryeministrit nga gushti i vitit 2017 deri në prill të vitit 2019, bashkëudhëheqës i Komitetit Nacional, Koordinator Kombëtare për Ipa, Koordinator për Instrumentin për Ndihmën e Para-Anëtarësimit dhe Mbështetjes Financiare Bilaterale në nivel Kombëtar si Zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, si dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare si Ministër i Mbrojtjes.

Besimi ka karrierë të begatë edhe në kuadër të sektorit bankar. Ka kryer funksionin Zëvendësguverner i Bankës Popullore nga gushti i vitit 2003 deri në nëntor të vitit 2004. Ka qenë ekonomist në Zyrën e Bankës Botërore në Kosovë nga nëntori i vitit 2007 deri në korrik të vitit 2008 dhe studiuess në Bankën Popullore në Republikën e Maqedonisë nga maji i vitit 2001 deri në tetor të vitit 2002. Paraprakisht ka qenë bashkëpunëtor profesional në Stopansk Banka SH.A Shkup.

Në kuadër të angazhimeve akademike dhe karrierës në arsim, Besimi është profesor inordinar në Fakultetin për Biznes dhe Ekonomi në Universitetin e Evropës Juglindore dhe viziting bashkëpunëtor i lartë (profesor inordinar), në shkollën e Londrës për ekonomi dhe shkenca politike, Instituti Evropian.

Ka mbajtur numër të madh të ligjëratave ndërkombëtare në universitete me renome botërore si Universiteti Webster në Gjenevë, Shkollën e Londrës për ekonomi dhe shkenca politike, akademinë diplomatike në Vienë, Qendrën për politikë evropiane në Bruksel, Instituti për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane në Dublin, Universitetin Johns Hopkins në Baltimor, Maryland, shkollën Harvard Kenedi në Universitetin e Harvardit, Universitetin në Xhorxhtaun, Universitetin nacional për mbrojtje në Washington, Universitetin në Vermont dhe Akademinë ushtarake në Zagreb. 

Është autor i dy librave, ndërsa bashkëautor i më shumë librave. Ka publikuar mbi 100 punime shkencore dhe ka marrë pjesë në një numër të madh konferencash ndërkombëtare shkencore.

Ka qenë i angazhuar si Konsulent nga institucionet ndërkombtare financiare si Banka Botërore dhe UNDP për analiza dhe projekte në vend, Evropë dhe Azi Qendrore.

Ka udhëhequr me më shumë projekte dhe iniciativa lidhur me sektorin publik, ekonominë, financa, energjetikën etj. Besimi është fitues i disa çmimeve dhe mirënjohjeve duke përfshirë edhe çmimin “Urdhri i Yllit të Italisë” me vendim të Presidendit të Italisë për kontributin në zhvillimin e raporteve bilaterale ndërmjet dy vendeve gjatë kohës së udhëheqjes së Italisë me Këshillin e BE-së. Është anëtar i “Liderëve të rinj për 2010” dhe “Liderët e ardhshëm evropian”.

Flet gjuhën shqipe, maqedonase, angleze dhe kroate dhe ka njohuri thelbësore të gjuhës gjermane. 

I martuar me Albertinën dhe baba i Aurelës

Letër mandati - Fatmir Besimi