Zaev: E ndjekim migrimin e kapitalit në rajonin tonë për shkak të qasjes në tregun evropian dhe ne duhet këtë përparësi gjeostrategjike duhet ta përdorim

“Kemi program për motivim shtesë të investimeve të reja me kapital të huaj. E ndjekim migrimin e kapitalit në rajonin tonë pikërisht për shkak të qasjes në tregun evropian dhe fuqisë së madhe blerëse në kontinentin evropian dhe ne pozicionin tonë gjeografik dhe gjeostrategjik duhet ta përdorim. Ti shfrytëzoj temat në të cilat bota investon. Energjia dhe efikasiteti energjetik, digjitalizimi dhe të gjitha teknologjitë e tjera të larta  bashkëkohore të cilat janë e ardhmja e zhvillimit”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në emisionin debatues “Magazina Ekonomike” në Tv Alsat-M.

“Për ne, të gjithë kompanitë janë vendore.  Në këtë drejtim janë të dimensionuar politikat për mbështetjen e investimeve. Nga njëra anë mbështetja financiare aktuale, nga ana tjetër programi i ri për investime strategjike për t’i tërhequr kompanitë më të mëdha në vendin tonë. Në këtë moment, bisedohet për investime të huaja në vlerë prej 3 miliardë euro. Mbështetja e kompanive vendore shkon në atë drejtim që t’i bëjmë me kapacitet për të qenë konkurrues në tregun e huaj. Duhet të rrisim produktivitetin me 43% në mënyrë që të arrihet konkurrencë për të hyrë në këtë treg,” tha Kryeministri Zaev  dhe shtoi se Qeveria ka nisur politika për lehtësimin e punës së kompanive dhe përforcimin e kapaciteteve të tyre për punë më produktive.

"Për të ulur të dhënat  parafiskale, ne krijuam masa antikrizë që në muajin e parë të punës së Qeverisë. Jemi të vetëdijshëm për të gjitha të dhënat që rëndojnë të gjithë ekonominë nga kompani të vogla në të mesme dhe të mëdha. Pjesa e dytë janë tarifat doganore dhe harmonizimi i tyre me masat autonome, të cilat deri në fund të vitit do të përcaktohen me zgjidhje ligjore të harmonizuara me rregulloret evropiane", theksoi Kryeministri Zaev dhe përkujtoi se për çështjen e fuqisë së punës së kualifikuar tashmë janë duke u zhvilluar procese të cilat me arsimin dual do të krijojë fuqi punëtore të kualifikuar dhe konkurruese për nevojat e tregut të punës, përkatësisht sektorit real.