Zaev dhe Stoltenberg nga konferenca për shtyp në selinë e NATO-s: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në përforcimin e unitetit aleat dhe solidaritetit, ndërsa si përgjigje e kujdesit për aleatët e saj, NATO përgatiti pako të re për mbështetje në luftë

Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në detyrimin për të investuar energji në unitetin aleat dhe solidaritetin dhe për të forcuar kapacitetet tona të sigurisë kombëtare," tha Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, e cila u mbajt në selinë e NATO-s dhe shtoi se vendi ynë vazhdon të jetë një nxitës i fortë i bashkëpunimit rajonal dhe dialogut politik dhe mbrojtës.

Në konferencën për shtyp si pjesë e vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të selisë së NATO-s në Bruksel, në përbërje të së cilës janë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryeministri Zaev tha se vizita në selinë e Aleancës, si vizita e tij e parë zyrtare ndërkombëtare në fillim të mandatit të tij të dytë konfirmon angazhimin tonë për pjesëmarrje aktive dhe përmbushjen e detyrimeve që vijnë nga anëtarësimi ynë në NATO.

"Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në detyrimin për të investuar energji në unitetin aleat dhe solidaritetin dhe për të forcuar kapacitetet tona të sigurisë kombëtare," tha Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, e cila u mbajt në selinë e NATO-s dhe shtoi se vendi ynë vazhdon të jetë një nxitës i fortë i bashkëpunimit rajonal dhe dialogut politik dhe mbrojtës.

Në konferencën për shtyp si pjesë e vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të selisë së NATO-s në Bruksel, në përbërje të së cilës janë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryeministri Zaev tha se vizita në selinë e Aleancës, si vizita e tij e parë zyrtare ndërkombëtare në fillim të mandatit të tij të dytë konfirmon angazhimin tonë për pjesëmarrje aktive dhe përmbushjen e detyrimeve që vijnë nga anëtarësimi ynë në NATO.

"U bëmë anëtare e plotë në fund të marsit 2020, në të njëjtën kohë kur fillonte të përhapej pandemia e COVID. Pavarësisht nga pandemia dhe pasojat e saj, ne u mirëpritëm ngrohtë si një anëtare e re e NATO-s dhe menjëherë dëshmuam solidaritet të fortë nga aleatët tanë. Aleatët e NATO-s kanë dhënë ndihmë për sektorin tonë të kujdesit shëndetësor dhe për të ballafaqim me pasojat e COVID-19.  Ne jemi shumë mirënjohës për këtë dhe qytetarët tanë tani janë edhe më të vetëdijshëm për përfitimet më të gjera të anëtarësimit tonë në NATO," tha Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp në Bruksel.

"Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar ndaj përgjegjësive të saj si një anëtare e re e NATO-s, duke përfshirë ndarjen e barrës, si dhe kontribuon si një aleat i denjë," shtoi Kryeministri, duke theksuar se vendi do të vazhdojë të marrë pjesë në operacionet dhe misionet e NATO-s dhe të përshtatet me përparësitë e sigurisë.

"Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO ridefinon rolin tonë në arenën ndërkombëtare të sigurisë, duke na mundësuar që të marrim pjesë aktive në një gamë të gjerë të konsultimeve të sigurisë që përcaktojnë konceptin e NATO-s për mbrojtje kolektive. Ne kemi materializuar këtë qëllim strategjik të politikës së jashtme dhe kemi siguruar bazat për rritjen e stabilitetit dhe prosperitetit të vendit tonë në një kohë rrethanash sfiduese që provojnë aftësinë e NATO-s për t'u transformuar dhe përshtatur", tha Kryetari i Qeverisë Zaev dhe shtoi se edhe krahas sfidave në ekonomi për shkak të pandemisë, ne mbetemi të vendosur për të rritur buxhetin e mbrojtjes me 0.2% dhe të arrijmë 2% të PBB-së deri në vitin 2024, për të përforcuar kapacitetet si kontribut i yni në ndërveprimin me aleatët e tjerë të NATO-s.

Lidhur me rajonin, Zaev theksoi se Ballkani Perëndimor ende përballet me sfida të ndryshme dhe për këtë arsye ekziston nevojë për perspektivën e tij të qartë në NATO dhe BE, pasi ajo dëshmoi se është e një rëndësie thelbësore për ndërtimin e një ambienti të sigurt që mundëson prosperitet të mëtejshëm.

"Ballkani Perëndimor nuk është një ishull i izoluar. Ai është i lidhur me vlerat e Evropës Perëndimore dhe transatlantike dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të jetë një nxitës i fortë i bashkëpunimit rajonal politik, mbrojtjes dhe dialogut, duke strukturuar aktivitete dhe iniciativa rajonale që do të përmirësojnë aftësitë tona të mbrojtjes dhe do të zhvillojnë ndërveprimin, si për interesa të përbashkëta, ashtu edhe për qëllimet tona individuale", tha Zaev.

"Si rezultat i përkushtimit tonë për siguri rajonale," tha Kryeministri Zaev, nga gushti i vitit 2020 deri në mes të vitit 2026, Republika e Maqedonisë së Veriut do jet nikoqir në Selinë e SEEBRIG - Brigada e Evropës Juglindore, një nga iniciativat më të forta rajonale që bashkon vendet Anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore.

"Ambiciet tona për të kontribuar në sigurinë kolektive shkojnë përtej rrethit rajonal. Proeksionet për vitin e ardhshëm parashikojnë organizimin e një konference të madhe për marrëdhëniet me publikun në Shkup, e cila parashikon pjesëmarrjen e ekspertëve të komunikimit nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s", njoftoi Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke shtuar se vendi vazhdon të zbatojë Programin e reformave të vazhdueshme, që synojnë plotësimin e standardeve funksionale dhe operative të vendeve anëtare të NATO-s dhe se Qeveria ka ngritur procedurë për ratifikimin e marrëveshjeve dhe protokolleve të lidhura me NATO-n.

Në fund të fjalimit të tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Kryeministri Zaev informoi në lidhje me negociatat për anëtarësimine vendit tonë në BE, të cilat duhet të fillojnë menjëherë pas miratimit të Kornizës së negocimit të Këshillit të BE-së dhe konferencës së parë ndërqeveritare, gjë që tha se pritet të ndodhë në fund të këtij viti gjatë presidencës gjermane me Këshillin e BE-së.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në konferencën e tij për shtyp, shprehu kënaqësinë nga takimi i sotëm dhe  për mundësinë të urojë Kryeministrin Zaev për rizgjedhjen e tij si Kryeministër, si dhe për të uruar ditëlindjen e tij, e cila u përputh me këtë vizitë.

Sekretari i Përgjithshëm tha se këtë vit NATO e mirëpriti Maqedoninë e Veriut si një anëtare e re e Aleancës si rezultat i arritjeve të jashtëzakonshme të vendit dhe theksoi se kjo ngjarje e madhe ndodhi gjatë COVID-19, kur aleatët kishin nevojë për njëri-tjetrin në mbështetje të trajtimit të pandemisë dhe krizës së shkaktuar prej saj.

Stolltenberg shtoi se numri i të infektuarve me COVID po rritet në tërë Evropën, si dhe në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë arsye NATO vazhdon të mbështesë vendin me një pako të re KOVID në pajisje mjekësore dhe pajisje të tjera me vlerë prej 1.4 milion euro.

Sekretari i Përgjithshëm e theksoi bashkëpunimin e Maqedonisë së Veriut me NATO-n dhe me vendet anëtare në raport të kërcënimeve të demokracisë, përfshirë kërcënimeve hibrid dhe sajber kërcënimeve dhe shtoi se së bashku në këtë drejtim aleatët e NATO-s janë më të fuqishëm dhe më të sigurt kur janë bashkë.


 

Kryeministri Zoran Zaev nga selia e NATO-s në Bruksel: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të jetë promotor i fortë i bashkëpunimit dhe dialogut rajonal politik dhe të mbrojtjes

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  sot mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e NATO-s, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar në Bruksel, në përbërje të të cilit janë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe  ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në vazhdim të kumtesës, e përcjellim si  të plotë fjalimin e Kryeministrit Zoran Zaev në konferencën për shtyp:

“Në fillim të kësaj konference për shtyp, dëshiroj të theksoj se jam shumë i lumtur që kam mundësinë të vizitoj NATO-n dhe të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm përsëri si Kryeministër. Kjo është vizita ime e parë zyrtare ndërkombëtare në fillim të mandatit të dytë , e cila  thekson se sa e vlerësojmë anëtarësimin tonë në NATO.

Siç e dini të gjithë, Maqedonia e Veriut është anëtare më e re, e tridhjetë e NATO-s. Bëhet fjalë për realizimin e prioritetit tonë më të lartë strategjik nacional dhe realizimin e një prej qëllimeve tona më të rëndësishme  politike të jashtme. E arritëm në bazë të zgjidhjes sonë sovrane, me konsensus politik të njëzëshëm dhe me mbështetje të fortë publike.

U bëmë anëtare e plotfuqishme në fund të marsit të vitit 2020, në të njëjtën kohë kur filloi të përhapej pandemia e KOVID. Krahas pandemisë dhe pasojave të saj, kishim pritje të ngrohtë si anëtare e re e NATO-s dhe menjëherë ishim dëshmitarë të solidaritetit të fortë nga aleatët tanë. Aleatët e NATO-s siguruan ndihmë për sektorin tonë shëndetësor  edhe për ballafaqim me pasojat e KOVID-19. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë dhe qytetarët tanë tani edhe më tepër i njohin përfitimet më të gjera nga anëtarësimi jonë në NATO.

Anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO e ripërcakton roli jonë në arenën ndërkombëtare të sigurisë, duke na mundësuar që në mënyrë aktive të marrim pjesë në një gamë të gjerë të konsultimeve të sigurisë që e përcaktojnë konceptin e NATO-s për mbrojtje kolektive. E materializuam këtë qëllim strategjik të politikës së jashtme dhe i përforcuam bazat për rritje të stabilitetit dhe prosperitetit  të vendit tonë në një kohë të rrethanave sfiduese të cilët e testojnë aftësinë  NATO-s për t’u transformuar dhe përshtatur.

Jemi të vetëdijshëm se rritet nevoja dhe obligimi për investim të energjisë në unitetin dhe solidaritetin e aleatëve, por edhe në përforcimin e kapaciteteve dhe mundësive tona  nacionale. Maqedonia e Veriut është tërësisht e përkushtuar në përgjegjësitë e saj si një anëtare e e re e NATO-s, duke përfshirë edhe ndarjen e barrës dhe kontribuon si aleat i denjë. Ne do të vazhdojmë të përfshihemi në operacionet dhe misionet e NATO-s dhe t’u përshtatemi prioriteteve të sigurisë.

Edhe përkundër sfidave për shkak të pandemisë ngelemi të vendosur që të rrisim buxhetin për mbrojtje për 0,2 për qind dhe të arrimë 2 për qind PBB deri në vitin 2020. Me këtë do ti përforcojmë kapacitet dhe mundësit e armatës sonë për përmisimin e standardeve profesionale të pjesëtarëve të sa, dhe me këtë do të rrisim kontributin ton për ndërveprim me aleatët e tjerë në NATO.

I takojmë rajonit i cili ende ballafaqohet me sfida të ndryshme dhe për këtë jemi të bindur se ekziston nevoja për perspektivën e saj të çart në NATO dhe BE, për shkak se u tregua se kjo është e një rëndësie të veçantë për ndërtimin e një ambient të sigurt që mundëson prosperitet të mëtejshëm.

Vlera bazike që i përfshin të gjitha prioritet e brendshme politike e të gjithë vendeve në rajon bazohet në garantimin, parashikimin, perspektivën dhe ardhmërinë e prekshme për gjithë qytetarët tan.

Ballkani Perëndimor nuk është një ishull i izoluar. Ai është i pandarë dhe i lidhur me vlerat euro-perëndimorë dhe transatlantike.

Maqedonia e Veriut do të vazhdoj të jetë promotor i fuqishëm i politikës rajonale  dhe bashkëpunimit në mbrojtje me dialog, me anë të strukturimit të aktiviteteve rajonale dhe iniciativave që do ti përmisojmë aftësitë tona mbrojtëse dhe do ta zhvillojnë ndërveprimin, si për interesat e përbashkëta ashtu edhe qëllimet tona individuale.

Për shkak se pjesa më e madhe nga rajoni jon integrohet në NATO, mund të shfrytëzohen modalitete të reja për bashkëpunim reciprok. Si asnjëherë më parë, rajoni jon ka mundësi ta shfrytëzoj këtë platformë që prodhon efekt për lidhje të bazuar me vullnet të përbashkët dhe të hapëroj drejt integrimeve euro-atlantike.

Si rezultat i përkushtimit tona në sigurinë rajonale, nga gushti i vitit 2020 deri në mesin e vitit 2026, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë nikoqir  në Shtabin e SEEBRIG-  Brigada e Evropës Juglindore, një nga iniciativat rajonale më të fuqishme që i bashkojnë të gjitha vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore. Do të jemi nikoqir  të komandës prej rreth 50 personave të forcave të armatosura nga vendet-anëtare.

Ambiciet tona për të kontribuar në sigurinë kolektive kapërcejnë mjedisin rajonal.

Projeksionet për vitin e ardhshëm parashikojnë organizimin e një konference të madhe për marrëdhëniet me publikun në Shkup, e cila parashikon pjesëmarrjen e ekspertëve të komunikimit nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s.

Në përputhje me angazhimin strategjik të Maqedonisë Veriore për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale, ne do të vazhdojmë të marrim pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe humanitare ndërkombëtare.

Si pjesë e detyrimeve nga anëtarësimi ynë  në NATO, Maqedonia Veriore vazhdon me zbatimin e Programit për reforma të vazhdueshme, që synojnë plotësimin e standardeve funksionale dhe operacionale të vendeve anëtare të NATO-s. Në këtë kontekst, unë jam i kënaqur të njoftoj se Qeveria ka filluar një procedurë për ratifikimin e marrëveshjeve dhe protokolleve të lidhura me NATO-n.

Së bashku me anëtarësimin në NATO, i cili u zhvillua në mes të një pandemie koronavirus, BE vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e vendit tonë në Union. Pasi të  miratohet  Korniza negociuese nga ana e  Këshillit të BE-së, vijon konferenca e parë ndërqeveritare që do të mbahet deri në fund të këtij viti gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së. Ne jemi gati të hyjmë në punën e kërkuar nga negociatat e pranimit dhe të fillojmë në rrugën e transformimit të thellë sipas vlerave dhe standardeve të BE, ashtu si bëmë në rrugën tonë për në NATO