Kryeministri Zoran Zaev nga Kumanova me rastin e 11 Tetorit: E festojmë ditën kur filloj lufta gjithë popullore për liri dhe drejtësi dhe prej të cilës në triumfin e fitores e realizuam ëndrrën shekullore – shtetësinë ton të merituar

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mbajti fjalim në ceremoninë me rastin e 11 Tetorit- Ditës së Kryengritjes Popullore të popullit maqedonas, që nën organizimin   Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt në Kumanovë.

Fjalimi i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ua përcjellim në tërësi:

 “Në ditën e sotme 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore, bashkëqytetarët tanë në Kumanovë dhe Prilep e kanë shënuar fillimin e luftës mbarëpopullore për liri dhe drejtësi dhe e kanë filluar realizimin e ëndrrës shekullore – shtetësinë e merituar.

Me këtë akt të madh historik filloi edhe shënimi i shtetit të Maqedonisë së Veriut në hartën e kombeve në botë.

Rruga e shtetit maqedonas është ndjekur nga lufta kundër gjithë formave të fashizmit, represioneve dhe padrejtësive.  Por edhe me aspiratat për liri, drejtësi dhe barazi për gjithë qytetarët qëllim mirë pa dallim të gjinisë, religjionit, bindjeve dhe kombësisë, të udhëhequr nga dëshira për një jetë më të mirë.

Sot, jemi këtu në Kumanovë, në qytetin e heronjve, krenar, me kokën lartë duke ruajtur amanetin e burrështetasve tan.

Për shkak të luftëtarëve trima të  LNÇ-së sot ne kemi detyrë patriotike që të unifikohemi në krijimin e një shoqërie të drejtë.

  Të nderuar, 

Në themel janë ndërtuar angazhimet, përpjekjet dhe sakrifikimi i numrit të madh të gjeneratave.  Gjenerata të luftëtarëve të cilët nuk kursyen veten, as rinin e tyre dhe jetën e tyre.

Falë këtij sfidimi, sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet ndërkombëtarisht i njohur, me armatë të saj dhe aleate, me valutë shtetërore dhe me të gjitha postulatet e shtetësisë. Vendi ynë në Kombet e Bashkuara është një vërtetim i kristaltë dhe i padyshimtë për gjuhën e  maqedonase dhe identitetin maqedonas. Gjuha maqedonase shfrytëzohet lirshëm çdo kund në institucionet ndërkombëtare, aktivitet dhe ngjarjet. Në institucionet evropiane në Bruksel dhe në Strasburg.

Shënimi i këtyre ditëve  është përkujtimi më i fuqishëm për parimet dhe vlerat të cilat nuk duhet ti harrojmë, por edhe për rrugën të cilën duhet të vazhdojmë.

Kjo është rruga evropiane, rruga e vlerave demokratike.  Udhërrëfyes, kur që në fillim të saj,  të shtetësisë së pavarur maqedonase qytetarët e zgjodhën pa mëdyshje

Të nderuar,

Thirrja jonë, lufta e gjeneratave aktuale, është të sigurojmë një shtet të zhvilluar, të sigurt dhe të integruar fuqishëm ndërkombëtarisht, në të cilin të rinjtë do të kenë një të ardhme me prosperitet.

Kjo është arsyeja pse, në mandatin e fundit, ne i kahëzuam përparësitë tona në planin e jashtëm. Me këmbëngulje dhe guxim arritëm Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, Miqësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, me të cilën pas një dekade të mbetur  Maqedonia e Veriut bëri një përparim në aspektin ndërkombëtar.

E gjithë kjo u realizua përmes anëtarësimit të plotfuqishëm të shtetit tonë në NATO dhe me përcaktimin e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe përmes ndërtimit të raporteve të partneritetit me të gjithë fqinjët tanë.

Falë këtyre marrëveshjeve Maqedonia e Veriut prej shtet i lënë në margjina, u shndërrua në veprues aktiv në skenën ndërkombëtare. Sot shteti ynë është partner i vlerësuar. Tregim i suksesshëm i cili filloi ta ndryshojë narrativin e Ballkanit.

Fqinjët sot i kemi aleatë dhe mbështetës të fuqishëm të planit ndërkombëtar. Kjo është e një rëndësie të madhe, veçanërisht tani, në pandeminë e COVID-19, kur të gjitha shtetet fqinje – Bullgaria, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Greqia, çdo ditë bashkëpunojmë në ballafaqimin me krizën.

Si pjesë e familjes së fuqishme të NATO-s, si vend përbërëse e aleatit më të fuqishëm botëror, vendi ynë u bë aleati më i fuqishëm ushtarak në botë, vendi ynë u në faktor për stabilitet në rajon,  eksportues i sigurisë.

Anëtarësimi  në NATO e ridefinoi rolin tonë në arenën ndërkombëtare të sigurisë dhe nga mundësoi që në mënyrë aktive të marrim pjesë në spektër të gjerë të misioneve të sigurisë  kolektive. I përforcuam themelet për stabilitet të rritur dhe prosperitet të shtetit tonë.

Me anëtarësimin në NATO nuk jemi më vetë. Maqedonia e Veriut asnjëherë më nuk do të lihet në pikëpyetje, as e izoluar nga bota.

Të nderuar,

Çdo gjeneratë është e obliguar ta mbajë pjesën e saj nga barra për luftën për drejtësi dhe shoqëri të barabartë.

Para tre vite, në vend u ballafaquam me procese të ngulfatur demokratike, institucione të uzurpuara, raporte të polarizuara ndëretnike dhe ndërnjerëzore, me një fjalë, shtet i robëruar. Shtet i cili udhëhiqej nga një regjim në të cilin qëllimet strategjike dhe drejtësia ishin të zëvendësuara me interesat i partisë.

Treguam se dimë dhe kemi vullnet i zgjidhim problemet e vështira. Qytetarët na e dhanë besimin për mandat të ri katërvjeçar me mesazh të qartë dhe të padyshimtë për drejtësi.

Sepse paqja nuk realizohet vetëm atëherë kur nuk ka konflikte dhe tensione, por atëherë kur nevojitet prezenca maksimale e drejtësisë dhe sundimit të së drejtës.

Të nderuar,

Po vjen koha e rendit, drejtësisë dhe disiplinës. Qeveria e re filloi luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.

Askush nuk është mbi ligjin. Kush nuk e respekton ligjin, do të ballafaqohet me ligjin.

Rruga e së drejtës ndonjëherë di të jetë e ngadalshme, por dëshmuam se dimë dhe mundemi të lëvizim në atë drejtim. Dhe nga ky drejtim nuk ka kthim prapa!

Si Qeveri do  të jemi partner i të gjithë palëve në pushtetin ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, dhe i shoqërisë civile, medieve dhe palëve të interesit, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në ndërtimin  e një sistemi të drejtësisë, që do t’u shërbejë qytetarëve.

Të nderuar,

Botën e pret një vjeshtë e pasigurt në të cilën do të përballemi me shumë sfida.  Lufta me pandeminë vazhdon dhe do të përkeqësohet.  Kjo gjithmonë  duhet të jetë mendimi  jonë i parë gjatë zgjimit, derisa këtë  betejë nuk e ndajmë me  një armik të padukshëm.  Por, sikurse  bota, ashtu edhe ne, do të ballafaqohemi nëse jemi të bashkuar dhe nëse  i respektojmë masat.  Mu për këtë nga ky vend i mosbindjes dhe përpjekjes  për liri dëshiroj të dërgoj mesazh – Kjo pa përjashtim  vlen për të gjithë,!

Sot kjo është beteja jonë. Kemi një armik të padukshëm  që  shpresoj ta luftojmë së bashku, institucionet dhe qytetarët.

Të nderuar,

Përveç  kujdesit që të ruhet shëndeti i qytetarëve,  gjatë kësaj krize  ne luftojmë  që të ruajmë çdo vend të punës.

Me masat antikrizë  është siguruar ekzistenca për shumicën e qytetarëve, janë ruajtur vendet e punës  dhe  ruhet   gjendja e  ekonomisë.  Veçanërisht  i kushtohet kujdes  kategorisë së  cenueshme  të qytetarëve dhe  sektorëve  më të prekur ekonomik.

Me këtë të sigurojmë rifillim të fuqishëm dhe kthim në shtigjet e rritjes të cilat i kishim para krizës të shkaktuar nga pandemia.

Të nderuar,

Vendin tonë  nga një udhëtar i harruar në rrugën e verbër të Ballkanit, e vendosëm në binarët  që çojnë drejt  evropianizimit të  Maqedonisë.

Kemi mirënjohje nga bashkësia ndërkombëtare për orvatjet  që i bëmë dhe rezultatet në fushën e vlerave themelore, zgjedhjet, sundimi i së drejtës, gjyqësori dhe lufta kundër korrupsionit, prej të cilëve mund m të përfundohet se vendi është në rrugën e drejtë dhe duhet të vazhdojë me zbatimin  e ligjeve  tanimë të miratuara dhe mekanizmave  ekzistues.

Prandaj  ju ftuam të gjithëve që të bashkoheni  dhe të jepni kontributin dhe vlerësimin tuaj.

Te qytetarët shohim korrigjim, por edhe një partner. Ndiqni punën tonë dhe dërgoni vërejtje më me zë, konstruktive dhe të argumentuara.  Ne, si deri më tani, do të dëgjojmë zërin tuaj, do t’i ndjekim nevojat tuaja.

Tani kur ballafaqohemi me krizën më të madhe botërore në shekullin e ri të shkaktuar nga KOVID-19,  luftojmë edhe me një nga dukuritë më të rrezikshme të epokës së re -  fenomeni i lajmeve të rrejshme. Një dukuri e cila  për fat të  keq ndonjëherë është vdekjeprurëse po aq sa edhe vetë virusi. 

Në këtë drejtim,  ftoj opozitën t’i lëshojë interesat e ngushta partiake  dhe të tregojë qëndrim  shtetëror.

Shtetësia maqedonase është  e rrënjosur në luftën për drejtësi  dhe barazi.  Për qytetarë të barabartë, të cilët të bashkuar  janë më të fuqishëm dhe mund t’i  tejkalojnë të gjitha sfidat.

Sot, kur kemi një shtet të pranuar  me të gjitha  aspektet,  hapet  një mundësi  e pakthyeshme,  bindshëm bashkërisht  të ecim drejt  rrugës evropiane.

Kam bindjen , se  kjo është një mundësi të cilën  nuk do ta humbasim!

Gëzuar dhe le të jetë i përhershëm 11 Tetori – Dita e Kryengritjes  Popullore!”.