Kryeministri Zaev, ministrja Shahpaska dhe koordinatori nacional Allagjozovski, u takuan me delegacion nga Shoqata e luftëtarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e priti delegacionin e Shoqatës së luftëtarëve, të udhëhequr nga kryetari i bordit kryesor të Shoqatës, Nikolla Stojanoski, i shoqëruar nga nënkryetari i bordit kryesor, Borko Zafirovski.

Në takim në të cilin morën pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe Koordinatori nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërsektorial, Robert Allagjozovski, Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria edhe më tej mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Shoqatës së luftëtarëve, në ruajtjen e traditave dhe datave të rëndësishme nga Lufta nacionale-çlirimtare për ruajtjen dhe nderimin e arritjeve prej të cilave u krijua shtetësia maqedonase.

Kryeministri Zaev theksoi se në këtë drejtim, Qeveria do t’i mbështesë të gjitha aktivitetet e Shoqatës të luftëtarëve, të cilat vitin e ardhshëm me një sërë solemnitetesh do të shënojnë jubileun e madh – 80 vite kryengritja popullore.

Kryetari Nikolla Stojanovski dhe nënkryetari Borko Zafirovski, në emër të organizatës së luftëtarëve, e uruan për fitoren në zgjedhje dhe riemërim për Kryetarin e Qeverisë Zoran Zaev, si dhe u përcollën mbështetjet nga anëtarët e Shoqatës së luftëtarëve për hapat e mëdha dhe sukseseve në plan global, gjegjësisht anëtarësimin në NATO dhe hapjen e bisedimeve me BE-në. Në takim u theksua se Shoqata e luftëtarëve e asocon rrugën e anëtarësimit të vendit tonë në BE, sukseset në ruajtjen e identitetit, si dhe anëtarësimin në NATO, si luftë të kohës moderne të kësaj gjenerate, sepse janë realizim i qëllimeve strategjike të përshkruara në vizionin dhe vlerat e themeluesve të Shoqatës së luftëtarëve.