Kryeministri Zaev në hapjen e kapacitetit të ri prodhues NYSK Holding: Çdo krizë është mundësi e re, investimet e konfirmojnë këtë

“Investimet e reja serioze në këto rrethana të jashtëzakonshme në kushte të pandemisë, kur pasiguria është e madhe, ndërsa e ardhmja plot sfida, nxisin siguri, sigurojnë stimulim të aktivitetit të biznesit dhe hapin vende të reja pune”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, mbajtën fjalim në hapjen e kapacitetit të ri prodhues të NYSK Holding në zonën industriale Qojlija.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij theksoi se bëhet fjalë për grinfilld investim nga industria farmaceutike e ndërtuar sipas standardeve më të larta, me prodhim të sofistikuar dhe vlerë të lartë të shtuar për ekonominë.

“NYSK Holding ndërton tregim të suksesshëm afarist në vendin tonë dhe eksporton produkte në të gjitha kontinentet. Suksesi i çdo kompanie është edhe sukses kombëtar. Në këtë rast më lejoni të dërgoj porosi deri te të gjitha ndërmarrjen të vend, deri te të gjithë sipërmarrësit të cilët kanë potencial për depërtim internacional, t’i drejtojnë investimet në trende të reja dhe inovacione, të shfrytëzojnë momentin dhe të fokusohen drejt prodhimit të produkteve dhe shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar të gatshme për eksport. Ekonomia botërore është ristrukturuar dhe nëse dëshirojmë të ecim para ne duhet të kapim hapin me trendet globale ekonomike. Dua të theksoj se Qeveria është në komunikim me përfaqësuesit e kompanive nga kjo fushë, me qëllim që kjo degë industriale të zhvillohet sipas rrjedhave botërore dhe rregulloreve evropiane. Në tregjet evropiane dhe botërore kemi me qindra barëra me rëndësi të veçantë të cilat janë zgjidhje për shëndetin e shumë qytetarëve. Kjo hap potenciale dhe tregje të mëdha, besoj se në këtë drejtim Kuvendi është i gatshëm për ndryshimet e propozuara ligjore për të cilat patëm një lloj bllokimi në periudhën e kaluar. Me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimit të ligjit për droga narkotike do të mundësohet eksport i lules së kanabisit për qëllime mjekësore të cilat do të nxisin investime të reja, zhvillim dhe vende të reja të punës. Nëse këtë e realizojmë deri në fund të këtij viti, vitin e ardhshëm presim mbi 250 milionë euro prodhim të kanabisit për qëllime mjekësore. Kjo do të stimulojë hapjen e vendeve të reja të punës me pagesë të lartë”, deklaroi Kryeministri Zaev dhe shtoi se industri të caktuara mund ta nxisin ekonominë e vendit dhe të kontribuojnë që të kthehemi në rrugët e përparimit dhe rritjes ekonomike.

Zaev i porositi investitorët se çdo krizë është mundësi për fillim të ri dhe tha se shteti i nxit këto procese, sepse vetëm në këtë mënyrë përfitimet ekonomike janë të pashmangshme, për qytetarët, për ndërmarrjet dhe për ekonominë në tërësi.

Ministri Filipçe i falënderoi investitorët, që në krizën me COVID-19 gjetën forcë të investojnë në një fushë të rëndësishme, prodhimin e kanabisit mjekësor. Kjo sferë ka të ardhme në çdo vend të botës dhe gjithnjë e më shumë studime klinike dhe prova se kanabisi mjekësore ndihmon në më shumë gjendje dhe diagnoza në sferën e mjekësisë, para së gjithash në sferën e neuroshkencës.

“Gjatë dy viteve të fundit patëm bashkëpunim të shkëlqyeshëm, falë kësaj kompanie të z. Keskoskit dhe bashkëpunëtorëve të tyre, arritëm edhe të zyrtarizojmë komunikimin dhe bashkëpunimin me të ashtuquajturën njësi për kanabis pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani. Kjo fushë ka ardhmëri, ndërsa në kushte tona hap mundësi edhe për shumë vende të punës. Ligji jonë për droga narkotike tani më është në procedurë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Do të pësojnë ndryshime të cilat në mënyrë shtesë do të stimulojnë investitorët por edhe të rinjtë që të shohin ardhmërinë në vendin tonë, sepse kjo do të thotë punë për kuadër me kualifikim të lartë në fushën e shkencave farmaceutike”, potencoi Filipçe.

Ministri Filipçe e falënderoi Poloninë që veçanërisht  në kohën e krizës gjeti mënyrë të investojë, të mbështesë dhe të dëshmojë se është një nga partnerët më serioz, njëjtë si Gjermania.

“Polonia ishte vendi i cili ofroi pjesëmarrjen që ne të arrijmë deri te vaksina për virusin korona në periudhën që vijon”, theksoi Filipçe.

Zllatko Keskovski, drejtor ekzekutiv i NYSK Holding, pjesë e grupacionit FarmaKan Internacional, tha se kompania edhe në kohën e krizës gjeti fuqi të investojë në realizimin e objektit i cili i posedon të gjitha standardet më të larta dhe bashkëkohore për prodhimin e kanabisit mjekësor dhe trajtimit të tij deri në produkt final farmaceutik si produkt bimor dhe përpunimin e tij në ekstrakt me cilësi të lartë.

Në ngjarje fjalim mbajti edhe ambasadori i Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vojcieh Ticinjski, ndërsa morën pjesë edhe përfaqësues të udhëheqësve të odave ekonomike dhe komunitetit të biznesit