Kryeministri Zaev dhe drejtori i ZZHTI Mlladenovski në ZZHTI 2: Sigurojmë standarde të nevojshme botërore infrastrukturore botërore në zonat

“Investimet në infrastrukturë janë më të nevojshmet dhe gjithmonë mirëpriten nga komuniteti i biznesit, sepse kanë rëndësi të madhe për realizimin e pandërprerë të aktiviteteve ekonomike të kompanive, që përsëri do të thotë hapje e vendeve të reja të punës, si dhe përmirësim i standardit jetësor të qytetarëve”, deklaroi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, Aleksandar Mlladenovski, inspektuan punët e asfaltimit të bulevardit dhe rrugëve në zonën ZZHTI Shkup 2 (Bunarxhik).

Kryeministri Zaev tha se në përputhje me programin vjetor të ZZHTI Shkup 2, në fazë është ndërtim i infrastrukturës të tërësishme – rrugët, ujësjellësi, kanalizimi atmosferik dhe fekal, gazsjellësi dhe ndriçimi rrugor në bulevard, si dhe rrugët 1,3 dhe 9. Bëhet fjalë për infrastrukturë të tërësishme rreth investimeve në TIRZ Shkup 2, kapacitetet e të cilit janë duke u ndërtuar. Vlera investuese është 107 milionë denarë.

“Angazhimet tona si Qeveri në vazhdimësi janë të drejtuara në përmirësimit të ambientit të punës, si dhe krijimin e kushteve për investitorët aktual dhe të ardhshëm. Në këtë drejtim edhe krahas kushteve jo-standarde për kryerjen e punëve si rezultat i respektimit të masave për kujdes nga COVID-19, sipas dinamikës së punës presim që punët e parapara të përfundohen deri në fund të këtij viti. Dëshirojmë që t’i sigurojmë  standardet e nevojshme botërore infrastrukturore në zonat industriale për investitorët të cilët e investojnë kapitalin e tyre në Maqedoninë e Veriut. Përfitimet nga modernizimi infrastrukturor i zonave është i një rëndësie të madhe për kompanitë në këtë lokacion, por edhe për shtetin dhe për qytetarët duke pasur parasysh atë që kompanitë në zonat kontribuojnë në përmirësimin e bilancit të tërësishëm tregtar, rritjen e punësimeve, si dhe transmetimin e know-how dhe progresit teknologjik.

Ajo që e kam si informacion edhe krahas kushteve të pandemisë dhe vëllimit të zvogëluar i dërgesave, është se gati se të gjithë punonjësit në zonë i mbajtën vendet e tyre të punës dhe kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit të ekonomisë maqedonase”, deklaroi Kryeministri Zaev dhe shtoi se eksporti nga zonat në nivel vjetor nga viti i kaluar 2019 ishte afër 2,8 miliardë euro, që është gati 40% rritje në raport me vitin 2017.

Kryetari shtoi e në kushte të pandemisë, në pajtim me të dhënat nga shtatori i këtij viti, ka rënie të pritshme, por edhe përkundër kësaj është pozitive që numri i të punësuarve mbetet konstant. Në zonat në shtet, tërësisht 13.480 të punësuar punojnë në mënyrë aktive në rritjen e produktivitet dhe eksportit.

“Si shtet vazhdojmë që maksimalisht dhe të përkushtuar ti realizojmë projektet infrastrukturore të nevojshme, të ndërtojmë politika të qëndrueshme ekonomike, që më tej kompanitë të mund të modernizojnë prodhimin, ti rrisin kapacitet dhe të rrisin standardet për shpejtimin e avancimit teknologjik. Ndërtimi i besimit për investitorët është një nga prioritet tona, pikërisht për këtë duam që ti sigurojmë të gjitha parakushtet për thjeshtëzimin e punës afariste,  duke krijuar parashikueshmëri, ambienti konkurrues dhe i qëndrueshëm i biznesit", potencoi  Zaev.

Drejtori i ZZHTI, Mladenovski nënvizoi se në zonat në mënyrë aktive punohet në modernizimin infrastrukturor. Në ZZHTI Shkup 2, janë kryer 60 për qind nga nga gjatësia e bulevardit kryesor B, bulevardit A dhe rrugës 4 me infrastrukturën e nevojshme hidraulike (ujësjellës, kanalizimet fekale dhe atmosferike), infrastrukturës së gazsjellësit dhe ndriçimin rrugor. Mladenovski nënvizoi se kompletohet zona dy, me çka do të vazhdoj edhe zona tre, në mënyrë aktive punohet në ZZHTI Prilep dhe në ZZHTI në Shtip me kryqëzimin e ndërtuar në autostradën Shtip-Koçani. Në ZZHTI Strugë, zona është funksionale, me infrastrukturë themelore të brendshme të kryer, siç janë rrugët, ujësjellësi, kanalizimi, ndriçimi rrugor dhe terminali doganor dhe peshore për automjetet e rënda. Në ZZHTI Kërçovë me ndërtimin e fazës II të infrastrukturës themelore të brendshme, zona u bë plotësisht funksionale me pajisje të ndërtuara të infrastrukturës për lidhje me secilën parcelë (rrugët, degëzimet e ujësjellësit, kanalizimi atmosferik dhe  fekal) për nevojat e përdoruesve të rinj në zona. Ndriçimi rrugor është realizuar gjithashtu.

Kryeministri Zaev gjithashtu u takua edhe me udhëheqësin  e investimit gjerman "Gereshajmer", i vendosur në ZZHTI 2, i cili do të prodhojë pajisje mjekësore dhe pritet të fillojë prodhimin së shpejti.