Zaev: Të jemi mbrojtës të gjuhës maqedonase, sepse gjuha maqedonase jam unë, gjuha maqedonase jeni ju, gjuha maqedonase jemi të gjithë ne

Sot Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, morën pjesë në Konferencën shkencore ndërkombëtare “Gjuha maqedonase – burim i hulumtimeve shkencore (në vend dhe jashtë vendit)” në Institutin për Gjuhë Maqedonase “Krste Misirkov”.

Në fjalimin e tij, Kryeministri Zaev i potencoi të dy jubiletë e rëndësishme – 75 vite nga publikimi i alfabetit maqedonas dhe drejtshkrimit maqedonas.

Më së shumti emocione te publike pati në fjalët: “Të jemi mbrojtës të gjuhës maqedonase sepse gjuha maqedonase jam unë, gjuha maqedonase jeni ju, gjuha maqedonase jemi të gjithë ne”.

Në vazhdim Ju përcjellim fjalimin e Kryeministrit në tërësi:

 

“Me vite jam mbrojtës i kësaj konference për gjuhën maqedonase dhe gjithmonë është kënaqësi e madhe të jesh këtu, së bashku me ju edhe në kushte të jashtëzakonshme të pandemisë.

Do të doja të vlerësoja kontributin tuaj në përhapjen e fjalës maqedonase dhe kulturës maqedonase në të gjithë botën.

Këtë vit shënojmë dy jubile të rëndësishme – 75 vite nga publikimi i alfabetit maqedonas dhe të drejtshkrimit maqedonas.

Gjuha maqedonase i kaloi të gjitha fazat e krijimit, të përparimit, të njohjes dhe të kodifikimit.

Sot gjuha jonë maqedonase është e pranuar në tërë botën. E veçanta e gjuhës maqedonase është e shënuar letërnjoftimin e vendit tonë në familjen e madhe të kombeve dhe vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.
 

Gjuha maqedonase, si e barabartë me të gjitha gjuhët botërore, përdoret lirshëm në të gjithë botën.

Pikërisht këto konferenca ndërkombëtare dërgojnë mesazh të fuqishëm për ruajtjen, mbrojtjen dhe avancimin, afirmimin dhe mbështetjen për përdorimin e gjuhës sonë maqedonase. Ndërsa ju jeni ambasadorë të gjuhës maqedonase, të identitetit tonë nacional dhe kulturor.

Prej këtu dua edhe njëherë t’u dërgoj mesazh të qartë se kjo Qeveri, sinqerisht dhe fuqishëm është e përkushtuar ta ruajë dhe ta avancojë gjuhën maqedonase. Kjo ndodh sepse gjuha jonë është identiteti ynë. Për këtë arsye, Qeveria e shpalli 5 Majin, si Dita e Gjuhës Maqedonase.

Kujdesi ynë për drejtshkrimin e gjuhës maqedonase e treguam me vendosjen e versionit elektronik falas të Drejtshkrimit në gjuhën maqedonase, i cili mund të përdoret dhe shkarkohet lehtë nga të gjithë në adresën www.pravopis.mk.

Filluam me nismën për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase. I dëgjuam vërejtjet dhe sugjerimet nga faza e parë, vazhdojmë me konsultime dhe definim të zgjidhjes më të mirë ligjore për mbrojtje dhe promovim të gjuhës sonë maqedonase.

Në kuadër të veprimtarisë botuese, vazhdojmë të mbështesim botimet e Institutit për Gjuhën Maqedonase dhe një numër të madh të veprave letrare përmes Ministrisë së Kulturës, të cilat janë një kontribut i madh në pasurimin dhe avancimin e gjuhës maqedonase.

Të gjitha këto vepra për të cilat po flas, janë mjete që mundësojnë përdorimin e gjuhës çdo ditë dhe në mënyrë të drejtë dhe për zgjatjen e jetëgjatësisë së gjuhës maqedonase. Kjo është ajo që secili prej nesh duhet të bëjë. Sepse gjuha jemi të gjithë ne.

Deri sa ekziston gjuha maqedonase, do të ekzistojnë edhe Maqedonasit, deri sa ekzistojnë Maqedonasit, do të ekzistojë edhe gjuha maqedonase. Kjo ndodh sepse këto të dyja nuk munden njëra pa tjetrën, sepse ato kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do të ekzistojnë në simbiozë të bukur dhe të pathyeshme.

Gjuha maqedonase – Është gjuha e Bllazhe Koneskit, Gane Todorovskit, Danica Ruçigaj, Ante Popovski, Sllavko Janevski, Mateja Matevski, Kata Misirkova Rumenova, Petre M. Andreevski, Vidoe Podgorec, Olivera Nikollova dhe një sërë shkrimtarësh të tjerë maqedonas të cilët me kalimin e viteve kanë lënë mijëra libra të shkruara nga pena e tyre maqedonase.
 

Është gjuha e shkrimtarëve të mëvonshëm dhe të tanishëm që vënë vulë në veprën e tyre, si pjesë e letërsisë bashkëkohore maqedonase. Është gjuha në të cilën u edukuan gjenerata dhe breza të suksesshëm akademikësh, mjekësh, inxhinierësh, gazetarësh, punonjës kulturorë dhe të gjithë të tjerët. Është gjuha e mësuar në rreth 30 universitete në të gjithë botën.

Dhe më në fund, kjo është gjuha ime, gjuha e nënës sime, mësuese në pension, e cila gjatë gjithë jetës në punën e saj ka arsimuar dhe ka edukuar një numër të madh nxënësish. Kjo është gjuha me të cilën jetojmë, me të cilën e duam njëri-tjetrin dhe me të cilën ndajmë të

 mirën dhe të keqen, gëzohemi dhe pikëllohemi.

Gjuha është materie e gjallë dhe mbetet prioritet i yni nxitja e zhvillimit dhe afirmimi i gjuhës maqedonase si investim i përhershëm i identitetit tonë kulturor dhe nacional, në të ardhmen tonë.

Në dritën e madhështisë së jubileve – 75 vite alfabet maqedonas dhe 75 vite drejtshkrim maqedonas, të cilat me gëzim i shënojmë, përmend edhe një ngjarje të bukur prej para katër vitesh.

Në nëntor të vitit 2016, pata nderin dhe kënaqësinë që t’u mundësoj personave nga Instituti i Gjuhës Maqedonase, në Strumicë ta mbajnë Konferencën ndërkombëtare kushtuar Krste Petkov Misirkov, në kuadër të Ditëve të hapura të Institutit për Gjuhë Maqedonase.

Më kujtohet se në hapjen e Konferencës dyditore ndërkombëtare, fjalimin tim si kryetar i Komunës së Strumicës, e përfundova me fjalët: “Të jemi mbrojtës të gjuhës maqedonase, sepse gjuha maqedonase jam unë, gjuha maqedonase jeni ju, gjuha maqedonase jemi të gjithë ne”. Atë që e kam thënë si kryetar i Komunës,  e mendoj edhe si Kryeministër.

Në atë kontekst jam i bindur se, siç ne sot i festojmë këta dy jubile të rëndësishme të gjuhës maqedonase, ashtu edhe gjeneratat e ardhshme maqedonase do t’i festojnë të gjitha përvjetoret e gjuhës maqedonase.

Dhe kur shënojmë 75 vite alfabet maqedonas, 75 vite drejtshkrim maqedonas, së bashku me të gjithë ata që janë përgjegjës për gjithë këtë, të udhëhequr nga themeluesi dhe kodifikuesi i gjuhës maqedonase Blazhe Koneski, nuk duhet të harrojmë Krste Petkov Misirkov dhe të gjithë që luftuan shumë kohë më parë, që gjuha maqedonase të  ketë standardizimin dhe kodifikimin e saj.

Në nder të Bllazhe Koneskit, si më meritori për vendosjen e gjuhës standarde maqedonase, viti i ardhshëm do të jetë në shenjën e njëqindvjetorit të lindjes së tij.

Me atë rast, dita e cila ka lindur kjo figurë e jashtëzakonshme kulturore, është e regjistruar në listën e UNESKO-s për shënimin e përvjetorëve të rëndësishëm në botë gjatë vitit 2021.

Ta ruajmë dhe ta avancojmë dhe me dinjitet ta ligjërojmë për të gjitha gjeneratat pas nesh, sepse gjuha është atdheu ynë!
 

Ju faleminderit dhe Ju uroj punë të suksesshme!”