Zaev, Dimitrov dhe Osmani në takim onlajn me nënkryetarin e Komisionit Evropian Borell: Konferenca e parë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut për një të ardhme të përbashkët me BE-në do të jetë sinjal pozitiv edhe për rajonin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizuan takim onlajn me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhosep Borell, si pjesë e vargut të takimeve me zyrtarë të lartë të institucioneve të BE-së që janë planifikuar për sot dhe që përfshijnë bisedime me Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell,  Kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasolli dhe eurokomisarin për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Oliver Varhei.

Në takimin onlajn me përfaqësuesin e lartë dhe kryetar i Komisionit, Zhosep Borell, Kryeministri Zaev falënderoi për kontributin personal të nënkryetarit të KE-së,  Borell për rrugën e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE, ku thekson vendimin e Këshillit të BE-së që në muajin mars të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, me të cilin shënohet një epokë e re në marrëdhëniet e ndërsjella.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shpreson se kjo mbështetje do të zyrtarizohet edhe me miratimin e Kornizës për negociata në fillim të muajit të ardhshëm, pas së cilës do të pasojë edhe konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

“Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut dhe BE-së do të dërgojë sinjal pozitiv edhe për rajonin dhe do të konfirmojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor si interes gjeostrategjik i Bashkimit Evropian”, theksoi Kryeministri Zaev në takimin onlajn me përfaqësuesin e lartë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borell.

Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në rruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të cilët sollën energji të re dhe kontribuuan për ripërtëritjen e intensitetit për zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit.

Kryeministri Zaev theksoi se qeveria e re e koalicionit dhe të gjitha institucionet janë tërësisht funksionale dhe të përkushtuara në vazhdimësinë e reformave dhe arritjen e rezultateve nga sundimi i së drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si përparësi më e madhe.

Rezultatet e rëndësishme të arritura në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, miratimin e Ligjit për prokurorinë publike, si dhe rezultatet nga hetimet dhe vendimet përfundimtare për raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe në nivel të lartë, janë regjistruar në raportin e vjetor të Komisionit Evropian  për Maqedoninë e Veriut, do të vazhdojnë të jenë fokusi jonë me ftesë të hapur për përfshirjen e opozitës në Parlament, si dhe përmes dialogut me shoqërinë civile dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Në takimin onlajn si jashtëzakonisht i rëndësishëm u vlerësua plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, i cili ka rëndësi të madhe për mbështetjen e zhvillimit të sektorit, transportit dhe lidhjes së energjisë, digjitalizimit, agjendës së gjelbër dhe investimet sociale në rajon.

Lidhja e fortë e përbashkët e BE-së me Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha Kryeministri Zaev në takimin onlajn me nënkryetarin e KE, Borell, u konfirmua edhe në mbështetjen e vendit në përgjigjen e përbashkët për ballafaqim me pasojat e KOVID-19 dhe kontribuoi për përforcimin  e lidhjeve me BE-në.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borell në takimin onlajn me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar për çështje evropiane, Nikola Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, theksoi se për Brukselin është jashtëzakonisht me rëndësi që vazhdon bashkëpunimi intensiv me një Qeveri e cila është e përkushtuar në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe se pret që sa më parë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për të ndërtuar të ardhmen së bashku.