Zaev, Dimitrov dhe Osmani me kryetarin e PE-së Sasoli: Maqedonia e Veriut e gatshme të bëhet tregimi i ardhshëm i suksesshëm i zgjerimit të BE-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizuan takim online me Kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, në kuadër të agjendës tërë ditore për online takime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të BE-së.
Në takimin me kryetarin e Parlamentit Evropian, Sasoli, bashkërisht u konstatua se në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020 është dhënë rekomandim i mirë për vendin lidhur me detyrimet nga agjenda e BE-së dhe se vendi është i gatshëm të vazhdojë me avancimin në spektrin e plotë të kapitujve të së drejtës të BE-së, me fokus në sundimin e së drejtës.

Kryeministri Zaev në takim theksoi se Qeveria është tërësisht e përkushtuar që t’i realizojë të gjitha rekomandimet nga ky raport dhe se rruga e transformimit të vendit sipas standardeve evropiane është proces i pakthyeshëm.

“Me ristruktuimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë dhe me vendosmëri, Maqedonia e Veriut është e gatshme të bëhet tregimi i ardhshëm i suksesshëm i zgjerimit të BE-së dhe në pranimin e vlerave të përbashkëta evropiane për stabilitet demokratik, për sundimin e së drejtës dhe për prosperitet ekonomik”, theksoi Kryeministri Zaev në takimin online me kryetarin e Parlamentit Evropian, Sasoli.

Në këtë drejtim të gjithë bashkëbiseduesit në takimin me Sasolin, Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani theksuan se rëndësi të veçantë ka përcaktimi i Kornizës për negociata në fillimin e muajit nëntor, pas së cilës do të vijojë konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, që do të shënojë fillimin e negociatave lidhur me kapitujt për anëtarësimin e vendit në BE.

Lidhur me ruajtjen e raporteve të mira fqinjësore, në takim u tha se Maqedonia e Veriut me vullnet të mirë dhe nëpërmjet dialogut ka për qëllim që ti zbatojë të gjitha detyrimet të përcaktuara me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë.

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli theksoi se mesazhet që vijnë nga Maqedonia e Veriut në Bruksel janë inkurajuese dhe se vendi është i gatshëm që me vullnet të mirë dhe nëpërmjet dialogut t’i zgjidh të gjitha çështjet deri në mbylljen e kornizës negocuese dhe deri në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Në këtë drejtim, Sasoli potencoi se Komisioni Evropian është tërësisht i përkushtuar në procesin aderues për tërë Ballkanin Perëndimor,si dhe e vlerësoi përfshirjen e vendeve nga rajoni si hap historik për konsolidimin e BE-së.