Zaev: Propozimi i cili doli në media është i papranueshëm, nuk kemi pranuar propozim të tillë, Aneks të ri nuk ka, ndërsa Marrëveshje e re as nuk është propozuar

Në vazhdim përgjigjet e Kryeministrit Zaev, në pyetjet e gazetarëve pas mbledhjes së mbajtur të Këshillit për siguri nga ana e Presidentit Pendarovski.

 

Në pyetjen se a është i pranueshëm propozimi i publikuar në “Politiko”:

Zaev: Të mos përsëritemi edhe njëherë do të them që duhet të shohim propozimin, duhet të shohim se çka në fakt është propozuar që të mund të mund të japim mendim,  por unë besoj se ky është informacion i mirë mund të komentoj se, së pari në atë që u përcoll është përfundimi se do të ketë një konferencë të parë ndërqeveritare dhe do të mbështetet nga të gjithë, është e rëndësishme, natyrisht që ti shohim detajet e tjera dhe pastaj të komentojmë...Nuk është e pranueshme! Të presim dhe të shohim se cili është propozimi për të mos prishur procesin e negociatave, natyrisht duhet të jemi të zgjuar që së bashku dhe në frymën e asaj që u nënshkruar në frymën e miqësisë së madhe, mbështetja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, historia e përbashkët, gjuha maqedonase, populli maqedonas dhe populli bullgar, të gjitha këto fjalë janë në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, besoj se mund të gjejmë një zgjidhje të përbashkët

 

Në pyetjen se a do të ketë marrëveshje të re apo aneks të marrëveshjes:

Zaev: Duke plotësuar Presidentin e vendit, mikun tonë të madh Bojko Borisov, unë shpesh e quaj vëllai im, ishte këtu në Shkup, në Monopol dhe foli publikisht për popullin maqedonas në deklaratat e tij.

Sot ata e njohin realitetin, flasin për gjuhën maqedonase dhe popullin maqedonas, natyrisht që është një vlerë e madhe dhe miqësi e madhe, duhet të kujdesemi për të dyja palët që të arrijnë kompromis dhe zgjidhje, sepse vetëm në këtë mënyrë garantojmë të ardhmen e qytetarëve në zonë e bashkëpunimit, miqësisë dhe gjithçkaje që do të thotë një e ardhme e bukur në marrëdhënien tonë, ajo që dua vetëm të konfirmoj është se mirëkuptimi i ndërsjellë , historia e përbashkët, jo vetëm që është konfirmuar me Marrëveshje, është në librat tanë shkollorë, në librat shkollorë bullgarë, ka ekzistuar një histori e përbashkët për shekuj me radhë dhe nëse jemi të zgjuar me fokus dominues në të ardhmen mund të përdorim historinë e përbashkët si një mundësi e mirë për të arritur marrëveshje dhe kompromise.

Unë do të ndalem këtu sepse grupi punues i udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme, Osmani, i cili diskuton të gjithë këtë pjesën, me të vërtetë besoj se ka hapa pozitiv, ka shumë që janë bërë.  E përgëzoj Komisionin për Çështjet Historike për atë që ka arritur deri më tani dhe për përpjekjet që po i bën,  dua t'i inkurajoj të gjithë ekspertët profesionistë dhe të dy palët të gjejnë zgjidhjet historike që po diskutohen, kështu që në frymën e kësaj miqësie të madhe, me shumë besim në këtë Marrëveshje me Bullgarinë që kemi, do të arrijmë sukses. Edhe njëherë theksoj se as pala bullgare nuk kërkon një marrëveshje të re, as nuk ka nevojë për një aneks të Marrëveshjes, nëse ka nevojë për sqarime,  deklarata, ekzistojnë si mundësi, unë i kam sqaruar ato në mënyrë që të mundemi brenda Marrëveshjes ekzistuese, të sqarojmë të gjitha këto qëndrime dhe të gjithë të shohim në prizmë pozitive për të arritur marrëveshje. Sigurisht unë pres që gjithmonë Bullgaria të vazhdojë të jetë përkrahësi i parë më i madh i Maqedonisë së Veriut në të gjitha hapat e proceseve të integrimit të saj, hapi i ardhshëm është konferenca ndërqeveritare e cila do të thotë fillim oficial i vendit tonë ku hapja ose mbyllja e kapitujve duhet të jetë evropeizmi jonë.