Zaev: Me ligj janë të domosdoshme maskat në ambient të hapur, inspektorët mund dhe duhet të mbyllin dhe ndëshkojnë objekte hotelierike të cilët shkelin protokollet kovid, i bëj thirrje Mickovskit mos të rrezikojë shëndetin publik

Në pyetjen e gazetarëve vallë masat janë të mjaftueshme për një  qëndrim rreth kërkesave për dorëheqje të Komisionit për Shëndetësi, Kryeministri Zaev u përgjigj: 
“Së pari ajo që dëshiroj të dijë publiku, është se një përqindje e madhe, nëse jo e gjithë  koha jonë i kushtohet krizës dhe virusit korona, me të gjitha kapacitetet tona që ekzistojnë si Qeveri. Sot raportova para Presidentit të shtetit, e njoftova edhe Kryetarin e Kuvendit dhe Këshillin e Sigurisë për të gjitha aspektet dhe mundësitë të cilat Qeveria i ka në dispozicion, para së gjithash për mbështetje nga aspekti financiar dhe nga aspekti shëndetësor dhe ekonomik i krizës.

Kontaktuam me ekspertë, vazhdimisht jemi në komunikim, kontaktojmë me rajonin, me Evropën, shkëmbejmë informacione. Një gjë është e qartë, se valë e fortë ka kapluar tërë botën, kjo njëkohësisht është një valë e shumë e fortë në Evropë, e cila nuk na ka kaluar. 
Në rrethana të tilla duhet të përshëndes Kuvendin, veçanërisht shumicën parlamentare, e cila mbrëmë e miratoi Ligjin dhe në këtë mënyrë dha mundësi që të gjitha masat të jenë të plotfuqishme.   
Risia në përputhje me Ligjin është se do të ketë ndëshkime për të gjithë ata që nuk respektojnë masat, që do të thotë mbajtja e maskave mbrojtëse në ambient të hapur, vlen për të gjithë përveç fëmijëve nën 6 vjet. Risia është se janë përforcuar kompetencat e inspektorëve, veçanërisht në pjesën kur ata veprojnë për sanksionim. Inspektorët do të kenë mundësi të vulosin dhe të mbyllin objekte, këtu mendoj edhe për objektet hotelierike, të japin gjoba të larta, për hotelierët dhe personat juridik, gjobat arrijnë edhe deri në 30.000 euro dhe kjo është risie serioze. 
Njëkohësisht, më e rëndësishme është përgjegjësia. Përgjegjësia e të gjithëve duhet të jetë në nivel më të lartë dhe në këtë frymë, realisht i bëj thirrje kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Mickovski, për sjellje të përgjegjshme, për shkak se e vë në dilemë dhe në rrezik publikun me sjellje të papërgjegjshme. Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm, gjendja është tepër serioze dhe krizë e ngjashme në Evropë, në tërë botën dhe Maqedoninë e Veriut. 
Unë besoj se qytetarët më së shumti presin nga ne përgjegjësi dhe përkushtim në funksion për të ndihmuar të gjithë ata të cilët që punojnë. Edhe një herë i përshëndes punonjësit e shëndetësisë, të cilët, siç raportoi Ministri, ende kanë entuziazëm  dhe punojnë me përkushtim. Ofrohen 100 specialistë të rinj të vitit të  fundit të studimeve, rishpërndahen rreth 60 kapacitete administrative për të ndihmuar në përgatitjen e vendimeve në shërbimin e  ISHSHS (Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar). Në rebalanc kemi paraparë mjete për shpërblimin e punonjësve shëndetësorë të cilët punojnë për kovid. E gjithë kjo për të arritur suksese më të mira në këtë luftë. 
Të vështira janë momentet, të gjithë i humbim të afërmit, shikoni që kriza është gjithandej, por testet e reja të cilat janë në furnizim e sipër japin rezultatet më të shpejta, në buxhet kemi shtuar edhe 78 milionë denarë për teste të reja. Këto teste do të ndihmojnë për testimin e kapaciteteve të mëdha. Në fabrika kur të gjithë testohen përnjëherë, testet tregojnë se ka 3-4% nga të punësuarit të cilët as nuk dinë se janë pozitiv, kjo tregon se virusi është kudo rreth nesh, me simptoma të vogla ose më të forta, por përfundimisht në ndonjë nga këto raste, mbrojtja personale është parandalimi më i mirë që jep rezultate kudo edhe këtu në rajon dhe në Evropë dhe në botë. Për këtë shkak bëj thirrje deri te popullata, t’u përmbahemi masave, i kemi më të afërmit rreth nesh, t’i dëgjojmë personat profesional. Ky Komision është plotësisht profesional, anëtarët e jetojnë jetën e tyre nga mëngjesi deri në mbrëmje  përkushtuar krizës, atje nuk ka libreza partiake, as përcaktime politike dhe për këtë arsye të gjithë duhet të japim kontributin tonë, pa marrë parasysh nga përcaktimi partiak, ekspert, profesorë universitarë, të cilët do të japin kontribut në ballafaqimin me krizën”.