Aleksandar Bajdevski – zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Aleksandar Bajdevski, i lindur në vitin 1977-të.

Diplomohet në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit ,,Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, ku mori titullin – Ekonomist i diplomuar në drejtimin e Kontabilitetit dhe Menaxhmentit Financiar.

Në periudhën e viteve 2000 – 2005 ushtron detyrën si këshilltar në Këshillin e komunës së Kisella Vodës.
Prej vitit 2005 angazhohet si këshilltar i çështjeve statistiko-analitike në Regjistrin qendror.

Gjatë viteve 2005 – 2006 punon si bashkëpunëtor në zyrën e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në periudhën e viteve 2006 – 2010, ka qenë i angazhuar Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së pari në Sektorin e analizave dhe koordinimit, më tej në Sektorin e çështjeve të përgjithshme.

Prej vitit 2011-të, punon në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Sektorin e Çështjeve financiare.

Funksionin zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës e ushtron prej vitit 2017-të.

Gjithashtu është  edhe zëvendësanëtar i Komitetit buxhetor në Shkollën rajonale të administratës – ReSPA, Danilovgrad.

Ka marrë pjesë në një numër të konsiderueshëm të trajnimeve profesionale në vend dhe jashtë vendit.

Flet gjuhën angleze.