Bekim Rexhepi- zëvendës minister i transportit dhe lidhjes

Bekim Rexhepi i lidur më 10 shtator të vitit 1977 në Shkup. Arsimin fillor e kreu në vendlindje në f. Bojanë ndërsa atë të mesëm në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup.

I diplomuar pran Universitetit “American College”-Shkup, Fakulteti Juridik, drejtimi i jurisprudences, Titulli: Jurist i diplomuar dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës.

Eksperiencen në punë e filloi në vitin 2005 si këshilltarë për ndihmë juridike në proektin për të drejtat e njeriut e finansuar nga OSCE.

Prej vitit 2007 deri në vitin 2008 punoi si këshilltarë në Komunën e Sarajit.

Nga viti 2008 deri në vitin 2009 ishte shef i kabinetit te drejtori Gjeneral ne FSPIMV dhe në periudhën prej 2009 deri më 2010 si drejtor egzekutiv në SHA “Energjetika Shkup-Shkup”.

Në  vitin 13 korrik 2010 u emërua si zëvendes drejtor në SHNP Idrizove-Shkup.

Në periudhën prej 28 dhjetor të vitit 2012 deri në vitin 28 dhjetor 2018 ishte anëtar në Keshillin Gjyqësor në Republiken e Maqedonise së Veriut.

Prej 23 shtator 2020 u emërua si Zëvendës Ministër në Ministrin e Transportit dhe Lidhjes.

Aktivitet tjera profesionale. Ne vitin 2001 ishte i angazhuar si praktikant në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga OJQ NDI 

Në vitin 2004 ishte në seminar për menaxhim dhe drejtim të krizave, OJQ NDC

Nga viti 2004-2005 ndjeki seminarin për proceset zgjedhore nga OJQ NDI

Në vitin 2017 ishte pjesmarrës në programin “International Visitor Leadership Program” në SHBA.

Flet gjuhen Maqedone dhe gjuhën Angleze (pjesërisht).

I martuar, baba i dy femijeve.