Enver Husein – Zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale

Enver Husein ka lindur më vitin 1971 në fsh. Topollnica të Radovishit. Ai është profesor i diplomuar në mësimin klasor në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip.  Ka kryer magjistraturën në shkencat juridike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. 

Në periudhën prej vitit 2012-2014 ka kryer funksionin drejtor i Shërbimit Pedagogjik në MASH. Prej vitit 2014-2017 është emëruar Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Prej vitit 2018-2020 ka kryer funksionin Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. 

Në vitin 2018 e mori detyrën Udhëheqës i Njësisë për ekuivalencë dhe nostrifikim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. 

Gjatë angazhimit të tij profesional, ka qenë i përfshirë në shumë aktivitete koordinuese në nivel nacional si përfaqësues i institucionit shtetëror, duke marrë pjesë në konferenca dhe ngjarje të ndryshme në nivel evropian. Ka qenë anëtar i Komitetit të Punës për Integrim Evropian. Po ashtu, ka qenë përfaqësues i Forumit të Lartë “Kthimi i refugjatëve nga Kosova dhe integrimi i tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, që u organizua nga OSBE/ODIHR në Beograd.

Në periudhën vjetore 2008-2012 ka qenë nënkryetar i Partisë Demokratikë të Turqve në Maqedoni. 

Flet turqisht, serbisht dhe gjermanisht, ndërsa ka njohuri mbi gjuhën ruse. 

Është i martuar dhe ka tre fëmijë.