Nga mbledhja e 22-të e Qeverisë: Sillen vendime të cilat i paraprijnë procedurës për shpalljen e gjendjes së krizës në tërë territorin e shtetit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të 22-të e miratoi vendim që të fillojë procedura e shpalljes së gjendjes së krizës në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtueshmëri me rekomandimin e Këshillit të Sigurisë, me qëllim të ballafaqimit efikas me pasojat nga kriza e shkaktuar nga COVID – 19.

Në këtë drejtim, në pajtueshmëri me ligjin për menaxhim me kriza, në seancën e sotme Qeveria sjelli vendim për ndryshim të vendimit për emërimin e anëtarësi të grupit për vlerësim, me të cilin për anëtar të këtij grupi, emërohen Stojançe Angellov, ushtrues detyre drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Bekim Maksuti, ushtrues i detyrës drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në këtë mbledhje është sjellë edhe vendim për ndryshimin e vendimit për emërim të anëtarëve të Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza dhe për anëtar i Komitetit u emërua Stojançe Angellov, ushtrues i detyrës drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe udhëheqës i Grupit për vlerësim.
 

Me vendimet e kësaj mbledhje, mundësohet të fillojë procedura për shpalljen e gjendjes së krizës në tërë territorin e shtetit, sipas mendimin të grupit për vlerësim, pas çka do të vijojë propozim i Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza deri te Qeveria, pas së cilës Qeveria do të sjell vendim për shpallje të gjendjes së krizës.