Kryeministri Zaev me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve: Investimi te fëmijët, të drejtat e tyre dhe arsimi cilësor, është investim në ardhmërinë

“Fëmijët janë kapital i çmuar i një shteti dhe investimi në ta është investim në ardhmërinë”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me rastin e Ditës Botërore të Fëmijës, 20 Nëntorin.

Në takimin e organizuar së bashku përfaqësuesit e të rinjve, morën pjesë edhe Dejvid Gir, ambasador i Bashkimit Evropian në vend dhe Patricija Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it në vend dhe ministrat Milla Carovska, Jagoda Shahpaska dhe Naser Nuredini.

Kryeministri Zaev  dërgoi urime me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve i cili është vendosur në datën e sotme në vitin 1989, kur është miratuar Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve.

“Maqedonia e Veriut, si dhe të gjitha vendet tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, me pranimin e Konventës për të drejtat e fëmijëve, u zotua se do t’i respektojë katër parimet themelore: Mosdiskriminimin; Respektimi i interesave më të mira të fëmijës; E drejta për jetesë, mbijetesë dhe zhvillim; dhe e Drejta e pjesëmarrjes”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se ky event i fëmijëve me përfaqësues të Qeverisë, UNICEF-it dhe Bashkimit Evropian, e plotëson parimin e katërt, pjesëmarrja në krijimin e politikave për fëmijë. 

Duke u fokusuar në temën e takimit, e ardhmja e arsimit, Kryeministri Zaev nënvizoi se ajo është në harmonizim të tërësishëm me strategjinë për zhvillimin e sistemit arsimor në vend, bazuar në parimin – arsim cilësor në dispozicion për të gjithë.

“Arsimi ynë duhet t’u përshtatet sfidave të reja globale. Pandemia me COVID-19 na tregoi se sa e rëndësishme është që sistemi arsimor të ndryshojë, përshtatet dhe të modernizohet në mënyrë që të sigurojë qasje në procesin arsimor për të gjithë fëmijët, pavarësisht nga problemet me të cilat ata ballafaqohen”, nënvizoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se paralelisht me këto sfida specifike, nuk anashkalohen as në detyrimet për krijimin e kushteve për arsimtarë të motivuar dhe digjitalizimin e sistemit arsimor, i cili do t’i përgatisë të rinjtë për nevojat në tregun e punës, ndërsa me këtë do të ulet edhe papunësia te të rinjtë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, theksoi se nuk është e thjeshtë të arrihen të gjitha elementet për arsim cilësor, por se ndërrimi konstant dhe bashkëpunimi preciz me sistemin arsimor, duke ndjekur teknologjitë dhe sfidat e reja, konsiderohet për punë në progres. Patricija Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it në vend tha se Dita Botërore e Fëmijës po mbahet në kohë të një prej sfidave më të mëdha në historinë tonë, pandemia shkaktuar nga virusi korona dhe mu për këtë shkak ky është moment i rëndësishëm dhe mundësi që të dëgjohet se si fëmijët dhe të rinjtë duan ta paramendojnë të ardhmen.


Kryeministri Zaev me rastin 20 Nëntori – Dita Botërore e Fëmijëve:

Investimi te fëmijët, të drejtat e tyre dhe arsim cilësorë, janë investim në të ardhmen

 

Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me Dejvid Gir, ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend dhe Patricija Di Xhovani, përfaqësues i UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbajtën fjalim në takim qeveritar të nivelit të lartë me rastin e Ditës Botërore të Fëmijës, 20 Nëntori.

Titulli i mbledhjes ishte: Fëmijët marrin përsipër mbledhje qeveritare në nivel të lartë.

“Për fëmijët nga fëmijët – ardhmëria e arsimit”.

Në takimin me përfaqësuesit e të rinjve morën pjesë edhe ministrat Milla Carovska, Jagoda Shahpaska dhe Naser Nuredini.

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:

Përshëndetje fëmijë,

Përshëndetje të gjithë përfaqësuesve të UNICEF-it, organizatë nga Kombet e Bashkuara  për kujdesin e fëmijëve,

Përshëndetje edhe për ambasadorin e BE-së në vendin tonë,

Përshëndetje për të gjithë ministrat në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut,

 

Në fillim më lejoni të dërgoj urime me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve i cili është vendosur në datën e sotme në vitin 1989, kur është miratuar Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve. 

Kjo konventë është dokumenti më gjerë i pranuar i Kombeve të Bashkuara dhe është ratifikuar nga më së shumti shtete në botë, krahasuar me cilin do tjetër dokument të organizatës së popujve.

Maqedonia e Veriut, si dhe të gjitha vendet tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, me pranimin e Konventës për të drejtat e fëmijëve, u detyrua se do ti respektojë katër parimet themelore: Mosdiskriminimin; Respektimi i interesave më të mira të fëmijës; E drejta për jetesë, mbijetesë dhe zhvillim; dhe e Drejta e pjesëmarrjes.

Këto janë kushtet themelore për realizimin e të gjitha të drejtave tjera të fëmijëve.

Kjo ngjarje, ky takim online i fëmijëve me përfaqësues të Qeverisë, të UNICEF-it dhe Bashkimit Evropian, e plotëson parimin e katërt: E drejta e fëmijëve të marrin pjesë në krijimin e politikave për fëmijë.

Për këtë arsye, me shumë kënaqësi pranova të marrë pjesë dhe ti ndaj me ju opinionet e mia dhe përcaktimet e Qeverisë kur bëhet fjalë për politikat arsimore – temë të cilën e zgjodhët ju që ta bisedojmë sot dhe të cilën na e parashtruat në kornizën e titullit “Për fëmijët nga fëmijët – Ta transformojmë arsimin”.

Ju falënderoj për temën në këtë ngjarje sepse ajo është në harmonizim të tërësishëm me strategjinë për zhvillimin e sistemit arsimor në vendin tonë. Kjo temë është ende më aktuale në kohë kur po ballafaqohemi me sfidat e vjetra dhe të reja, kohë kur botën e ndërlidh për revolucionin e katërt industrial dhe i cili imponon kërkesa krejtësisht të reja para gjeneratave të ardhshme. Kur e përcaktuam Programin për punën e Qeverisë dhe kur krijuam parimet në të cilat do të zhvillohet strategjia për arsim në këtë kohë, premtuam se do zhvillojmë arsim cilësor të qasshëm për të gjithë.

Qëllimi ynë është të dizajnojmë sistem arsimor i cili do të krijojë individë që do të mendojnë në mënyrë kritike dhe do të sjellin konkluzione bazuar në fakte, dëshmi dhe analiza. Dëshirojmë arsim i cili do të ndërtojë individë të cilët do t’i respektojnë dhe do t’i ruajnë të drejtat qytetare, tolerancën dhe ndryshimet dhe do të edukohen dhe arsimohen në frymën e multikulturalizmit.

Arsimi ynë duhet të adaptohet edhe në sfidat e reja globale. Pandemia e COVID-19 na tregoi se sa është e rëndësishme që sistemi arsimor të ndryshohet, përshtatet dhe të modernizohet.

Duke pasur parasysh këtë, jemi të gatshëm të ballafaqohemi me të gjitha sfidat, vështirësitë dhe me situatat e panjohura, ishte detyrim i ynë të organizojmë proces arsimor i cili do t’i përgjigjet sfidës me krizën shëndetësore. Arsimi të organizohet nga largësia, përveç në ato ambiente ku kushtet dhe hapësira e mjaftueshme lejojnë arsim me prezencë fizike duke respektuar protokollet shëndetësore. Një ekip qeveritar, në krye me ministren e Arsimit dhe Shkencës, tërësisht u përkushtua në zhvillimin e formave dhe përmbajtjeve digjitale në arsim.

Të sigurojnë qasje në procesin arsimor për të gjithë fëmijët pa marrë parasysh problemet me të cilat ballafaqohen.

Paralelisht me këto sfida specifike, nuk lamë pas as detyrimet tona themelore, siç janë krijimi i kushteve për arsimtarë të motivuar, të përgatisim Strategjinë nacionale për digjitalizimin e procesit arsimor, të krijojmë arsim të cilin do ta përgatisin të rinjtë për nevojat e tregut të punës dhe të ulim papunësinë te të rinjtë.

Urgjentisht nevojiteshin reforma edhe në pjesën e metodologjisë për shkrim dhe botimin e librave shkollor. Praktika tregon se jo që duhet të rishikohen libra të caktuar shkollor për shkak të vjetërsisë së përmbajtjeve, papërshtatshmërisë së gjuhës dhe stereotipave, por duhet të krijohet model i ri i cili do të përshtatet me standardet që implementohen në vendet e Bashkimit Evropian.

E gjithë kjo dhe më shumë, është e patjetërsueshme sepse fëmijët janë të rëndësishëm. Fëmijët janë kapital i çmuar i një shteti dhe investimi në ta është investim në të ardhmen.

Siç përmenda në fillim të kësaj ngjarje, së bashku me anëtarët e Qeverisë, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të UNICEF-it, e plotëson parimin e katërt nga Konventa e Kombeve të Bashkuar për të drejtat e fëmijëve – fëmijët të marrin pjesë në krijimin e politikave për fëmijë.

Edhe njëherë u’a uroj Ditën Botërore të Fëmijëve dhe ju dëshiroj debat të suksesshëm.

Ju faleminderit.