Konferencë për shtyp e zëdhënësit Arsovski: Qeveria nuk heq dorë nga vetingu në gjyqësor, kontaktet dhe shkëmbimi i ideve mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë në rrjedhë të vazhdueshme

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, sot e mbajti konferencën e rregullt për shtyp dhe njoftoi për vendimet nga mbledhja e djeshme e rregullt e 24-të e Qeverisë.

Duke u përgjigjur në pyetjet për vetingun në gjyqësor, zëdhënësi Arsovski njoftoi se ministri i Drejtësisë në njëqind ditët e para nga mandati do të del me plan për këtë proces.

Arsovski theksoi se shteti nuk duhet ta bëjë këtë filtrim, por procesin duhet ta zbatojnë dhe ta përfundojnë Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik.

“Shteti mund vetëm të jep kornizë kohorë dhe mënyrë se si do të bëhet kjo. Sipas informatave që i kemi nga viti 2019-2020, vetëm Këshilli gjyqësor shkarkoi 8 gjykatës. Këtë vit, janë filluar procedura për 83 persona për vjetërsi të lëndëve, veprim jokompetent dhe të ngjashme. Duhet të përmendet se i gjithë procesi humbi në intensitet për shkak të pandemisë”, tha Arsovski dhe theksoi se Qeveria nuk heq dorë nga ky proces sepse kjo është premtuar para qytetarëve dhe do të realizohet.

Ai shtoi se si pjesë e këtij procesi është kontrolli i pronës së gjykatësve, në të cilën është kyçur Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Në pyetjen për bisedimet aktuale me Bullgarinë, zëdhënësi Arsovski përsëriti se nuk ka marrëveshje të re dhe se Qeveria është e gatshme t’i sqarojë çështjet që ngrenë disa shqetësime në Sofje, por se askush nuk ka të drejtë të negociojë identitetin dhe gjuhën.

“Kontaktet dhe shkëmbimi i ideve mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë në rrjedhë të vazhdueshme. Të dyja palët përpiqen të gjejnë zgjidhje. Edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Bullgarinë është veçanërisht e rëndësishme të vazhdohet integrimi evropian i rajonit. Prej këtu me optimizëm shohim në zgjidhje të mundshme të cilat njëkohësisht do ta sigurojnë të ardhmen tonë evropiane me respektim të plotë të identitetit maqedonas”, potencoi Arsovski.

Lidhur me çështjen për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja me detyrime të reduktuara, zëdhënësi Arsovski tha se falë standardeve të vendosura, pra automjeteve të cilat kanë motorë me së paku Euro 4 standard, nuk ka rrezik që në vend të rritet numri i automjeteve të vjetra dhe joekologjike.

Zëdhënësi Arsovski duke u përgjigjur në pyetjen për Vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fondeve në njësitë e vetëqeverisjes lokale, sqaroi se bëhet fjalë për praktikë paraprakisht të përcaktuar, e cila nuk ka afate kohore, as nuk ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme lokale. 

Në këtë drejtim zëdhënësi theksoi se qëllimi i Qeverisë është që vazhdimisht të ndihmojë, veçanërisht tani, kur po ballafaqohemi me pandemi, ndërsa është i patjetërsueshëm realizimi i investimeve kapitale.

Në raport me masat e ardhshme për ballafaqim me pandeminë dhe nëse do të sillet karantinë në Prilep dhe në disa komuna tjera, zëdhënësi Arsovski theksoi se pritet mendim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Në konferencën për shtyp zëdhënësi Arsovski njoftoi për pjesë të konkluzave, vendimeve dhe informatave të cilat u shqyrtuan dhe u pranuan në mbledhjen e 24-të, mes të cilave edhe:

-Qeveria e përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja me vendim që të parashtrohet për miratim në Kuvend.

Qëllimi i këtij Propozim-ligji është që të regjistrohen automjetet me targa të huaja me tarifa të reduktuara deri në 50% të vlerës së përcaktuar të të gjitha detyrimeve që ngarkohen me rastin e importit të automjeteve nga organet kompetente shtetërore.

-Qeveria miratoi Vendimin edhe për aprovim të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, me të cilin aprovohen mjete në vlerë prej 144.260.500,00 denarë për 89 ndërmarrje komunale publike anëtare të ADKOM – Shoqata e dhuruesve të shërbimeve komunale për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si masë e Programit për përballje me krizën Covid-19, si ndihmë e njëfishtë financiare me qëllim tejkalimin e gjendjes së rëndë materiale të të punësuarve në këto ndërmarrje.

-Me propozim të Ministrisë për Transport dhe Lidhje Qeveria solli Vendim për shpërndarje të mjeteve të siguruara në nënprogramin 20-Komunikacion dhe komunikime, paragrafi 488-Dotacione kapitale deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale në vlerë prej 74.500.000,00 denarë.

Qeveria solli vendim për shpërndarje të mjeteve të siguruara në nënprogramin 30-Urbanizim dhe ndërtimtari për dotacione kapitale në njësitë e vetëqeverisjes lokale nga Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2020 në vlerë prej 46.170.000,00 denarë për realizimin e projekteve në më shumë komuna.

- Qeveria e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për Agjencinë e Inteligjencës. Qëllimi i Ligjit për Agjencinë e Inteligjencës është të bëhet një dallim i qartë midis ANB, jurisdiksioni i së cilës përkon me kompetencat e Agjencisë së Inteligjencës, konform ligjit ekzistues.

- Qeveria e Republikës së Maqedonisë së  Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për kryerjen e furnizimi publik të insulinës, glukagonit, gjilpërave të insulinës dhe shiritave matës dhe pompave të insulinës me materiale harxhuese për periudhën dhjetor 2020 - dhjetor 2022 për nevojat e popullatës së Republikës së Maqedonisë së  Veriut.

- Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin nëntor të vitit 2020

- Muhamed Zekiri u emërua si Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, ndërsa u sollën edhe një sërë vendimesh kadrovike.