Kryeministri Zaev në Pustec: Shqipëria e ruan vlerën evropiane për respektimin e komuniteteve të pakicave, maqedonasit në këtë vend kanë mbështetjen institucionale të shkollohen në gjuhën e tyre amtare dhe të organizohen politikisht

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot, gjatë vizitës së Komunës së Pustecit, Prespa e Vogël në Shqipëri, bashkë me nikoqirët e tyre Vasil Sterjoski, deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga partia e Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE) dhe kryetari i Komunës, Pali Kolefski e vizituan shkollën e përbashkët fillore dhe të mesme “Mitre Kolevski dhe Trajan Gjorgijovski”, ku u konfirmua donacioni të cilin Kryeministri Zaev e siguroi përmes kompanive maqedonase për mbështetje të rregullimit infrastrukturor të oborrit shkollor dhe oborrit të kopshtit. Sot u realizuan 15.000 prej gjithsej 30.000 sa është donacione. Mjetet e tjera do të donohen në shkurt të vitit 2021.

“Kam nderin që jam këtu, sepse kjo shkollë e fillore dhe e mesme e përbashkët është rinovuar me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si rezultat i konkluzave të mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë që u mbajt në Pogradec në vitin 2018. Realizimi i kësaj iniciative erdh nga vullneti i mirë nga Qeveria e Tiranës e cila pranoi në rikonstruimin e 33 shkollave fillore dhe të mesme në Shqipëri të përfshihet edhe shkolla e përbashkët fillore dhe e mesme në Pustec, në të cilën mësimi realizohet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe”, tha Kryeministri Zaev duke theksuar se kjo iniciativë e realizuar është konfirmim për ndërtimin e suksesshëm të marrëdhënieve miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë,k të cilat vazhdojnë të përforcohen në realizimin e projekteve tjera me interes të përbashkët.

Ai e theksoi rëndësinë e madhe dhe ndërlidhjen e veçantë të dy popujve, të cilën e përfaqësojnë maqedonasit në Shqipërinë mike dhe shprehu bindje se angazhimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë në drejtim të ndihmës në shumë segmente nga jeta e përditshme të banorëve të këtij vendi, duke filluar nga procesi i arsimit e deri te çështjet nga sfera komunale, për të cilat biseduan edhe sot me kryetarin e Komunës, Kolefski.

“Sot me ne sollëm numër të caktuar të librave nga kodifikatori i gjuhës bashkëkohore maqedonase, Bllazhe Koneski, si dhe një numër të caktuar të librave shkollor të cilët mund të plotësojnë mësimin në shkollën fillore dhe të mesme të përbashkët në Pustec. Me mbështetjen e Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, do ta nxisim dhe mbështesim bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të shoqatave maqedonase në Shqipëri dhe të kuadrit arsimor në gjuhën maqedonase në shkollat e Prespës së Vogël me Institutin për Gjuhën Maqedonase Krste Petkov Misirkov, me Këshillin për Gjuhën Maqedonase, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Maqedonase dhe me Fakultetin Filologjik në Universitetin e Manastirit për organizimin e seminareve dhe trajnimeve për arsimtarët të cilët ligjërojnë lëndë në gjuhën maqedonase”, tha Zaev i cili shtoi se në pjesën e arsimit ndërmerren përpjekje shtesë për krijimin e kushteve më të mira për mësimin e gjuhës maqedonase në mjediset ku jeton popullsia maqedonase

Kryeministri Zaev paralajmëroi fillimin e procedurës për hapjen e Konsullatës së Nderit në Korçë, gjatë vitit 2021, duke theksuar se kjo do të jetë shumë e rëndësishme dhe do të paraqet lidhje të re me domethënie të shumëfishtë për maqedonasit të cilët jetojnë në këtë pjesë të Republikës së Shqipërisë.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska paralajmëroi nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë në pjesën e arsimit.

“Jam e lumtur që sot bashkë me Kryeministrin Zoran Zaev dhe me homologen time Evis Kushi, ministre e Arsimit në Shqipëri, i vizituam nxënësit dhe arsimtarët në Pustec, ku mësimi sipas të drejtës ligjore zhvillohet edhe në gjuhën maqedonase. Me Qeverinë e Shqipërisë bashkërisht do të punojmë në avancimin e kushteve në dy shkollat fillore dhe një të mesme në Pustec, si dhe në avancimin e përgjithshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat e arsimit”, tha Carovska.

Vizitën e sotme në Komunën Pustec, Kryeministri Zaev e shfrytëzoi për takim dhe bisedë me deputetin Vasill Sterjovski dhe kryetarin e Komunës Pali Kolefski, ku u theksua përcaktimi i Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me Republikën e Shqipërisë përmes hapjes së dialogut politik konstruktiv, si mundësi më e pranueshme për ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore dhe një të ardhme me prosperitet dhe realizimin e vizionit të përbashkët për prosperitet dhe rajon të lidhur mes vete, të integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Në takim u shpreh gatishmëri për përshpejtimin e dinamikës së komunikimit të përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe vazhdimit të inicimit dhe pjesëmarrjes në projekte që janë në interes të të dyja shteteve dhe thellimin e marrëdhënieve miqësore si konfirmim se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasit në Shqipëri janë  urë për ndërtimin e marrëdhënieve të afërta mes dy vendeve.


 

 

Kryeministri Zaev në Prespë të Vogël, Shqipëri: Vendet tona realizojnë projekte me interes të përbashkët,

ndihmohemi me projekte nga procesi arsimor në fushën komunale

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot, gjatë vizitës së Komunës së Pustecit, Prespa e Vogël në Shqipëri, bashkë me nikoqirët e tyre Vasil Sterjoski, deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga partia e Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE) dhe kryetari i Komunës, Pali Kolefski e vizituan shkollën e përbashkët fillore dhe të mesme “Mitre Kolevski dhe Trajan Gjorgijovski”.

Në vazhdim jua përcjellim tekstin e plotë të fjalimit të Kryeministrit Zaev:

““Kam nderin që jam këtu, sepse kjo shkollë e fillore dhe e mesme e përbashkët është rinovuar me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si rezultat i konkluzave të mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë që u mbajt në Pogradec në vitin 2018. Realizimi i kësaj iniciative erdh nga vullneti i mirë nga Qeveria e Tiranës e cila pranoi në rikonstruimin e 33 shkollave fillore dhe të mesme në Shqipëri të përfshihet edhe shkolla e përbashkët fillore dhe e mesme në Pustec, në të cilën mësimi realizohet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Me këtë gjest të shtetit të Shqipërisë dhe me pjesëmarrjen e vendit tonë në këtë iniciativë  u shënua edhe një sukses në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, të cilat vazhdojnë të përforcohen në realizimin e projekteve tjera me interes të përbashkët.

Në këtë drejtim, maqedonasit të cilët jetojnë në Shqipërinë miqësore përfaqësojnë lidhje të dy popujve.

angazhimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë në drejtim të ndihmës në shumë segmente nga jeta e përditshme të banorëve të këtij vendi, duke filluar nga procesi i arsimit e deri te çështjet nga sfera komunale, për të cilat biseduam edhe sot me kryetarin e Komunës, Kolefski.

Në pjesën e arsimit bëjmë përpjekje plotësuese për krijimin e kushteve më të mira për mësimin e gjuhës maqedonase në mjediset ku jeton popullsia maqedonase.

Sot me ne sollëm numër të caktuar të librave nga kodifikatori i gjuhës bashkëkohore maqedonase, Bllazhe Koneski, si dhe një numër të caktuar të librave shkollor të cilët mund të plotësojnë mësimin në shkollën fillore dhe të mesme të përbashkët në Pustec.

Me mbështetjen e Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, do ta nxisim dhe mbështesim bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të shoqatave maqedonase në Shqipëri dhe të kuadrit arsimor në gjuhën maqedonase në shkollat e Prespës së Vogël, me Institutin për Gjuhën Maqedonase Krste Petkov Misirkov, me Këshillin për Gjuhën Maqedonase, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Maqedonase dhe me Fakultetin Filologjik në Universitetin e Manastirit për organizimin e seminareve dhe trajnimeve për arsimtarët të cilët ligjërojnë lëndë në gjuhën maqedonase

Sot u konfirmua donacioni të cilin e siguruam përmes kompanive maqedonase për mbështetjen e rregullimit infrastrukturor të oborrit të shkollës dhe oborrit të kopshtit.

Sot u realizuan 15.000 prej gjithsej 30.000 sa është donacione. Mjetet e tjera do të donohen në shkurt të vitit 2021.

Ky është rast i mirë të paralajmëroj fillimin e procedurës për hapjen e Konsullatës së Nderit në Korçë, gjatë vitit 2021, duke theksuar se kjo do të jetë shumë e rëndësishme dhe do të paraqet lidhje të re me domethënie të shumëfishtë për maqedonasit të cilët jetojnë në këtë pjesë të Republikës së Shqipërisë.

Edhe njëherë ju falënderoj për pritjen e ngrohtë. Dua të shpreh qëllimin tim të sinqertë për ta përshpejtuar dinamikën e komunikimit të përbashkët dhe të vathdojmë me inicimin dhe pjesëmarrjen e projekteve në interes të të dyja shteteve që të konfirmojmë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasit në Shqipëri janë urë për ndërtimin e marrëdhënieve të hapura mes dy vendeve”.