Zaev: Të festojmë me përgjegjësi, të kujdesemi për shëndetin tonë, shëndetin e njerëzve të afërt dhe shëndetin publik dhe të mbështesim të gjithë ata që janë në vijën e frontit në luftën kundër koronavirusit

Sot Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev përmes një video incizimi ju drejtua të gjithë qytetarëve tanë me apel që të festojnë në mënyrë të përgjegjshme festat e fundvitit. 

Veçanrisht u falenderua  për të gjithë ata që janë në ballë të luftës kundër koronavirusit. Ai përmendi mjekët dhe të gjithë personelin mjekësor dhe ndihmës në spitale, anëtarët e policisë, ushtrisë, inspektimeve dhe të gjithë të tjerët të angazhuar gjatë kësaj krize, duke i quajtur ata heronj.

Viti që kaloi do të mbahet mend për krizën shëndetësore dhe ekonomike, të nxitur nga virusi korona, te ne dhe në të gjithë botën.Ishte dhe vazhdon të jetë, shumë vështirë. Megjithatë, ne jemi të angazhuar, secili nga ne është i brengosur dhe kontribuon me ndihmë dhe përkrahje për shkak se bëhet fjalë për shëndetin tonë, shëndetin e më të afërmeve tanë dhe shëndetin publik. Mirëpo në këtë luftë, në vijën e parë jeni Ju, mjekët dhe i gjithë personeli mjekësor dhe ndihmës në spitale. Të gjithë Ju, muajt e fundit, jeni në vijën e parë në luftën me virusin e rrezikshëm, e mbroni shëndetin tonë, duke rrezikuar tuajin, për të gjithë ne. Në vijën e parë të frontit jeni edhe ju, pjesëtarët e policisë, ushtrisë dhe të gjithë të tjerët të angazhuar gjatë kësaj situate krize.

Të gjithë ju që jeni në vijën e parë të kësaj lufte, jeni heronjtë tanë. Ju falënderoj për sakrificën dhe guximin!

Të nderuar, 

Ju bëj thirrje të shprehni mbështetjen dhe respektin tonë të madh për mjekët, punonjësit e mjekësisë, policinë dhe ushtrinë, me sjelljen më të përgjegjshme dhe me respekt të plotë për masat në periudhën në vazhdim! Këtu janë festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Të urojmë shëndet, por mbi të gjitha të kontribuojmë me qëndrimin tonë ndaj shëndetit. Nëse kemi shëndet, do të jemi në gjendje të punojmë, të fitojmë, të shoqërohemi, të jetojmë dhe të duam njëri-tjetrin në rrethin e familjes dhe të dashurve.

Prandaj, "FESTONI ME PERGJEGJESI" - mbani  maskë, mos grupoheni, mos festoni, por shënoni me modesti. Ne duhet ta bëjmë atë derisa të kryhet vaksinimi. Unë apeloj edhe një herë që të kujdesemi për shëndetin tonë, shëndetin e të dashurve tanë dhe shëndetin publik. Të respektojë masat - të mbështesim të gjithë ata që janë në vijat e para të luftës.

Le të festojmë me përgjegjësi!