Kryeministri Zaev: Deri në fund të vitit 2021 do të rrisim buxhetet e gjykatave dhe prokurorisë - drejtësia duhet të jetë efikase, efektive, transparente dhe e përgjegjshme

“Nuk ka drejtësi, nëse nuk e thoni të vërtetë prej fillimi deri në fund”, tha Kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetjen nëse me dëshminë e tij ai amnistoi pjesëmarrësit në hyrjen në Kuvend në vitin 2017, përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe nënvizoi se për të është shumë e rëndësishme të tregojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe theksoi se ka fakte në lidhje me tërë organizimin e kësaj ngjarje dhe se shumica e organizatorëve tashmë janë dënuar dhe po vuajnë dënimin me burg.

“Ligji vlen për të gjithë dhe assesi ndryshe”, nënvizoi Zaev në intervistën për emisionin “Triling” në pyetjen për procesin e filluar të pastrimit n gjyqësor, duke shtuar se sot është e theksuar liria dhe  transparencën dhe vendimet i sjellin vetëm gjykatat.

"Procesi i pastrimit të gjyqësorit tashmë po ndodh dhe ne çdo ditë jemi dëshmitarë të këtij procesi. Shtatë prokurorë ose gjyqtari janë tashmë janë pastruar", tha Kryeministri, duke vënë në dukje se politika nuk ka asnjë ndikim në proces, pasi procesi drejtohet nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve, të cilët marrin vendime kolektive, duke përfshirë Komisionin Antikorrupsion, organet hetuese dhe policinë financiare, Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

Kryeministri Zaev nënvizoi se ky proces do të jetë i suksesshëm dhe u dërgon një mesazh të gjithë atyre që punojnë, të jenë të sinqertë dhe të përgjegjshëm, duke theksuar se metodologjia dha kornizën dhe drejtimin e duhur të këtij procesi, i cili mbështetet dhe pritet nga të gjithë qytetarët.
 

“Qytetarët presin drejtësi, sepse kjo është një nga arsyet që ata qëndrojnë këtu. Për të pasur një ekonomi të mirë, sistem shëndetësor, duhet të kemi drejtësi", nënvizoi Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë shtoi se ai, si të gjithë qytetarët, pret efikasitet, mosvotim të çështjeve, transparencë, sepse sanksionet dhe vendimet janë një mesazh që nuk duhet të përsëritet, për të gjithë të tjerët në vend.

“Prandaj bëmë gjithçka, rritjen e pagave,  shtesave dhe deri në fund të vitit 2021 do t’i rrisim buxhetet e gjykatave dhe prokurorive sepse drejtësia duhet të jetë efikase, efektive, transparente dhe me përgjegjësi”, theksoi Kryeministri Zaev në intervistën për emisionin “Triling”.