Carovska: Arsimi cilësor arrihet me bashkëpunim të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe komunave

Në 10 shkolla në Komunën e Çairit janë vendosur gjithësej 1950 paravane mbrojtëse në bankat e nxënësve, me qëllim të mbrojtjes më efikase nga Kovid -19 për nxënësit të cilët mësimin e ndjekin me prani fizike. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot vizitoi SHFK “ Hasan Prishtina” ku veprimtaria edukative-arsimore organizohet në dy gjuhë mësimore, Gjuhë maqedonase dhe Gjuhë shqipe.

Carovska theksoi se mësimi edhe në gjysmëvjetorin e dytë vazhdon me modelin e kombinuar, i cili me sukses u realizua në gjysmëvjetorin e parë, ndërsa u tregua i arsyeshëm edhe nga aspekti shëndetësor.

“ Si Qeveri dhe si Ministri jemi të obliguar të ecim hap pas hapi në sigurimin e arsimit cilësor për çdo nxënës dhe pikërisht  ky investim e dëshmon atë. Mendoj se bashkëpunimi i përbashkët, komunat me MASH-in mund të arrijmë me të vërtetë rezultate të mira në arsimin fillor dhe të mesëm. Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është që edhe gjatë pandemisë siguruam kuntinuitet në mësim për të gjithë nxënësit në mënyrë hibride. Arritëm të mbajmë përqindje veçanërisht të ulët të rasteve pozitive në gjysmëvjetori e parë të mësimdhënësve dhe nxënësve që ishin me prani fizike. Presim që ky trend të vazhdojë edhe në gjysmëvjetorin e dytë , ndërsa nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit presim që t′i respektojnë protokollet. Me këtë investim në mënyrë plotësuese mbrojmë shëndetin e nxënësve si dhe shëndetin e mësimdhënësve” theksoi Carovska. 

Me modelin e kombinuar të mësimit, në gjysmëvjetorin e parë mbi 90% të nxënësve me sukses ndoqën mësimin online dhe kishte më pak se 1 përqind të rasteve aktive me Kovid-19 të mësimdhënësve dhe nxënësve të cilët mësimin e realizuan me prani fizike.

Nxënësit pa pajisje, sipas orarit paraprakisht të caktuar, ndoqën orët në Gjuhën maqedonase dhe Gjuhën shqipe në TVK, ndërsa mësimdhënësit  ju dorëzuan materialet dhe ndoqën materialin e përvetësuar.