Zaev për “Kapital”: Opozita minon përpjekjet për zhvillimin e shtetit

“Fatkeqësisht një pjesë e madhe nga procedurat që VMRO-DPMNE i bën në Kuvend dhe jashtë tij, janë bllokime, lajme të rreme dhe manipulime që janë të rrezikshme dhe të dëmshme në interesat shtetëror dhe nacional, por edhe në interesat e qytetarëve. Qëndrojnë tekstualisht kundër çdo procesi të rëndësishëm për shtetin, nga përparimi në NATO dhe BE, përmes luftës me virusin korona dhe ja këto ditë shohim se janë edhe kundër Regjistrimit të Popullsisë”, tha Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për “Kapital”.

Zaev nënvizoi se Mickoski po përpiqet të minojë të gjitha përpjekjet për zhvillimin e shtetit, por në anën tjetër janë Qeveria e fuqishme dhe e hapur së bashku me qytetarët e vendit.

“Kjo anë demokratike tani më për katër vite me rend i fiton politikat prapavepruese dhe të rrezikshme të Gruevskit dhe Mickoskit.

Për të gjitha çështjet në interes të qytetarëve mund të diskutojmë, por kjo kërkon sjellje me përgjegjësi dhe jo përsëritje e vazhdueshme e mandrës "sa më keq për shtetin, aq më mirë për VMRO-në”. Nëse kanë alternativë le ta tregojnë në mënyrë  konstruktive dhe të argumentuar në vend se me politikë ta vështirësojnë gjendjen. DPMNE ka obligim dhe përgjegjësi të mos i bllokojë prioritetet e përbashkëta të pranuara strategjike të vendit tonë siç është anëtarësimi në BE, rritje më dinamike ekonomike, zhvillim të qëndrueshëm, shtet efikas ligjor dhe institucione të fuqishme, arsim modern, kohezion të brendshëm, ballafaqim i suksesshëm dhe efikas me pandeminë botërore me COVID-19”, tha Zaev.