Kryeministri Zaev dhe përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme: Mbetet marrëveshja për modifikimin e provimit të maturës shtetërore në dy lëndë të jashtme, dialogu vazhdon për të gjetur një koncept për kryerjen e lëndëve të brendshme

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev pasdite i pranoi përfaqësuesit e  Unionit të nxënësve të shkollave të mesme në drejtim të vazhdimit të negociatave për gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e tyre, për modifikimin e maturës shtetërore.

Në takim, në të cilën morën pjesë edhe drejtoresha e Qendrës shtetërore për Provime Elizabeta Naumovska, drejtorin e Birosë për Zhvillim të Arsimit, Zeqirja Hasipi, Gjorgji Tasev këshillitar i Kryeministrit për për politikat rinore dhe deputetët Monika Zajkova dhe Darko Kaevski u theksua se mbetet zgjidhja e dakorduar më parë lidhur me provimin e diplomimit shtetëror për dhënien  e dy lëndëve të jashtme.

Negociatat vazhdojnë në grupet e punës në drejtim të gjetjes së konceptit më të përshtatshëm, përkatësisht modelit për kryerjen e lëndeve të brendshme.

Të pranishëm në takimin e sotëm ranë dakord dhe e përshëndetën vendimin që përmes dialogut të gjendet zgjidhje kompromisi më e përshtatshme, e cila do të sjellë në një pozitë të barabartë të gjithë maturantët të jenë në gjendje të arrijnë arsimimin e tyre të ardhshëm.