Takimi i Kryeministrit Zaev me Ambasadorin e ri të Katarit Al-Tani: Janë përshëndetur politikat zhvillimore të Kryeministrit Zaev, ka interes nga Katari për investim në vend

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Jasim bin Hamid Al-Tani, ambasadori i ri i shtetit të Katarit në vendin tonë.

Në takim është përshëndetur anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe politikat e dialogut dhe miqësisë të Kryeministrit Zaev, të cilat sollën zgjidhje të kontestit shumëvjeçar  mes Republikës së Greqisë gjë që është vlerësuar se është një shembull i suksesshëm në korniza botërore.

Është vlerësuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i përcaktuar paqësor dhe miqësor  që shënon progres dhe ka potencial për zhvillim të mëtejshëm. Është përcjell interesi nga Katari për shqyrtimin e mundësive për investime në vend.

"Ne jemi orientuar në integrimin Euro-Atlantik si një përcaktim strategjik i vendit dhe në të njëjtën kohë po punojmë në krijimin e kushteve për një standard më të mirë të jetesës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me të gjitha vendet është i rëndësishëm për ne, veçanërisht në fushën ekonomike ", tha Kryeministri Zaev.

Në takim është konstatuar se bashkëpunimi me Katarin në fushën e energjisë po avancohet, si dhe se ekzistojnë mundësi për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, transportit, bujqësisë, kulturës.