Nga mbledhja e 45-të e Qeverisë: U miratua pakoja e 5-të për ekonomi stabile dhe zhvillimore; U miratua raporti për Ohrin që do të dërgohet në UNESKO; Pensionet e muajit shkurt do të fillojnë të paguhen prej më 25 shkurt

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e miratoi pakon e pestë të masave ekonomike të krijuara për të siguruar revitalizim, stabilitet dhe zhvillim të ekonomisë në kushte të KOVID-19.
Pakoja e 5-të për ekonomi të qëndrueshme dhe zhvillimore është krijuar në bazë të monitorimit të vazhdueshëm të situatës dhe parametrave ekonomike, si dhe përmes konsultimeve me të gjitha palët në shoqëri për të vazhduar masat e katër pakove të mëparshme të masave.

Masat që janë përfshirë kanë për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë dhe kthimin e normave të rritjes ekonomike në interval prej 4-5% nga periudha para krizës, dhe për mbështetjen e drejtpërdrejtë të ekonomisë, kompanive dhe me këtë edhe mbështetje të qytetarëve për përmirësimin e standardit jetësor dhe kushteve të punës.

Në mënyrë që të arrihen qëllimet e përmendura, vlera e propozimit për Pakon e pestë të masave vlerësohet në 9,773,100,000 denarë ose 158,912,195 euro.
Masat e propozuara nga Pakoja e pestë e masave ekonomike janë sistemuar në 4 shtylla kryesore:

1. Mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për kompanitë me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës të qytetarëve që punojnë në sektorë që ende kanë pasoja nga pandemia.
2. Mbështetje financiare për likuiditetin e qytetarëve dhe sektorit privat me qëllim për të mbajtur dhe / ose rritur numrin e të punësuarve, si dhe procesin e rimëkëmbjes së kompanive.
3.  Krijimi i një ambienti më të favorshëm biznesi (Ridefinimi sistemor i tarifës doganore, ulja e detyrimeve të tjera parafiskale dhe lehtësimi i taksave dhe shtyrja e disa të dhënave publike).

4. Mbështetje për qytetarët

Në këtë mbledhje, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Raportin mbi gjendjen e mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit dhe progresin në zbatimin e rekomandimeve nga Vendimi i Komitetit për Trashëgimi Botërore dhe e detyroi Komisionin Kombëtar për UNESKO të Republikës së Maqedonisë së Veriut të dorëzojë Raportin mbi gjendjen e mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit dhe progresin në zbatimin e rekomandimeve nga Vendimi i Komitetit për Trashëgimi Botërore deri te Qendra për Trashëgimi Botërore të UNESKO-s, jo më vonë se më 25 shkurt të vitit 2021.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi Informacionin për Projektin e kapitalit njerëzor dhe përgatitjen e Strategjisë për avancimin e Kapitalit njerëzor në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me grupin Bankën Botërore.

Projekti për kapitalin njerëzor paraqet përgjigje globale të grupit të Bankës Botërore për të mobilizuar vendet dhe partnerët, të orientuara në përmirësimit të kushteve të jetesës dhe rritjen e përfshirjes së rritjes ekonomike të vendeve partnere të Bankës Botërore.

Me konkluzë nga mbledhja e sotme, persona për kontakt dhe koordinim të procesit për përgatitje të Strategjisë për avancimin e kapitalit njerëzor në vend janë emëruar si këshilltarë të Kryetarit të Qeverisë, Nina Fiti dhe Vanço Uzunov, ndërkaq grupin punues e përbëjnë përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin shkurt të vitit 2021 dhe detyroi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut të paraqesë të dhënat për pensione deri te bankat afariste më vonë  deri në datën 24.02.2021 të cilëve u rekomandohen të sigurojnë  pagesën në para të gatshme të pensioneve klientëve që nuk përdorin kartela, në katër grupe sipas orarit të mëposhtëm të krijuar sipas shumës së pensionit:

- Për pensionet në vlerë deri në 11,000 denarë, pagesa të bëhet më 25.02.2021 (e enjte);
- Për pensionet në vlerë prej 11,001-14,000 denarë, pagesa të bëhet më 26.02.2021 (e premte);
- Për pensionet në vlerë prej 14,001-18,000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.03.2021 (e hënë); dhe
- Për pensionet në vlerë prej mbi 18,001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 02.03.2021 (e martë).

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin me Propozim-kërkesën për interpretim autentik të nenit 49 paragrafi 1 të Ligjit për kontrollin e barnave narkotike dhe substancave psikotrope në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këtë procedurë Qeveria e inicion për shkak të kërkesës së një numri të madh të kompanive me licenca për rritjen e kanabisit për qëllime mjekësore për eksportin e lules së thatë nga kanabisi, si dhe për harmonizimin e paqartësisë në Ligjin për kontrollin e barnave narkotike dhe substancave psikotrope, gjegjësisht nëse lulja e thatë mund të ketë trajtimin e përgatitjes së substancave dhe bimëve të klasifikuara në listat II dhe III, e cila është e pranueshme për eksport jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.