Zaev: Dhurimi i organeve është akti më i lartë i njerëzimit dhe humanizmit, ngrit ndërgjegjësimin për shumë transplante të suksesshme për shërim dhe jetë të shpëtuara

Sot, Kryetari i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev, ju drejtua të gjithë qytetarëve me anë të një fjalimi me video në emër të përhapjes së ndërgjegjësimit dhe edukimit për dhurimin e organeve dhe indeve.

Në vazhdim të kësaj kumtese, ju përcjellim fjalimin integrale të Kryeministrit Zaev:

"Të dashur qytetarë,

Dhurimi i organeve është akti më i lartë i humanizmit.

Me këtë rast, unë dua të shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim të madh për ata që janë në pritje të transplantimit të organeve, si dhe mirënjohjen time të madhe për të gjithë donatorët dhe familjet e tyre, të cilët në një mënyrë shumë fisnike i shpëtojnë jetën tjetrit.

Ndonjëherë, transplantimi i organeve dhe indeve është metoda e vetme për të trajtuar të sëmurët dhe për të shpëtuar jetën e disa bashkëqytetarëve tanë. Problemi më i madh është mungesa e organeve dhe indeve që janë të përshtatshme për të transplantim dhe dhuruesit.

Secili prej nesh mund të kontribuojë në atë drejtim. Për shembull, secili prej nesh mund t'i përkushtohet vetes për ngritjen e vetëdijes dhe edukimin për dhurimin e organeve dhe indeve. Me edukim dhe duke shpërndarë mesazhin "Jep Jetë", ne mund të bëjmë një hap çdo ditë për të ndihmuar në ruajtjen dhe shërimin e më shumë jetëve dhe për të nderuar dhe festuar zemërgjerësinë dhe dhembshurinë e dhuruesve.

Sigurisht, mendimet tona duhet të jenë gjithmonë me ata që aktualisht po presin organe për transplantim dhe për të shpëtuar jetën e tyre, por edhe për të kujtuar ata që vdiqën duke pritur sepse një organ nuk u dhurua në kohë.

Transplantimi i organeve është një nga arritjet më të mëdha të mjekësisë moderne dhe punonjësit  tanë të shëndetit kanë përvojë serioze në këtë fushë. Verën e kaluar, në një kohë kur e gjithë vëmendja jonë i gjithë sistemi jonë shëndetësor ishte përqendruar në trajtimin e krizës më të madhe shëndetësore globale për shkak të pandemisë KOVID-19, mjekët tanë dhe ndihmës personeli mjekësor  u bashkuan dhe kryen transplantin e parë të zemrës nga një dhurues i ndjerë. I bashkuan kapacitetet, njohuritë, përvojën për të kryer një procedurë që  paraqet kurorën në kardiologji dhe mjekësi në përgjithësi.

Mendoj se është një inkurajim i fortë edhe për dhuruesit e organeve.

Nuk ka asgjë më njerëzore sesa zgjatja e jetës së dikujt duke dhuruar një organ dhe nuk ka inkurajim më të madh dhe tejkalimin e frikës dhe dilemave rreth dhurimit në rastë se të  gjithë ne flasim më shumë për të.

Pikërisht për këtë çështje  unë e kam diskutuar këtë çështje me rrethin më të ngushtë të familjes sime dhe kam lënë një amanet se jam gati të kontribuoj personalisht që jeta e dikujt të shpëtohet.

Dhe në fund, do të doja të nxisja të gjithë qytetarët të pranojnë që dhurimi i organeve është akti më i lartë i njerëzimit dhe humanizmit, ngrit ndërgjegjësimin  për shumë transplante të suksesshme për shërim dhe jetë të shpëtuara."