Zaev: Para nesh kemi një ekonomi stabile dhe në zhvillim - e miratuam pakon e pestë të masave ekonomike në vlerë prej 160 milionë euro

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua pakoja e pestë e masave ekonomike dedikuar për qytetarët dhe për kompanitë, për ekonomi stabile dhe ekonomi zhvillimore të Maqedonisë dhe për përmirësimin e likuiditetit të ekonomisë. Pakoja e pestë përmban në përgjithësi 29 masa, me vlerë prej 9.7 miliardë denarë ose rreth 160 milion euro.

Në konferencën për shtyp morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. 

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua pakoja e pestë e masave ekonomike dedikuar për qytetarët dhe për kompanitë, për ekonomi stabile dhe ekonomi zhvillimore të Maqedonisë dhe për përmirësimin e likuiditetit të ekonomisë. Pakoja e pestë përmban në përgjithësi 29 masa, me vlerë prej 9.7 miliardë denarë ose rreth 160 milion euro.

Në konferencën për shtyp morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. 

Në vazhdim e përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev.

“Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të medieve,

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë e përfunduam pakon e pestë të masave ekonomike dedikuar për qytetarët dhe për sektorin real për një ekonomi stabile dhe ekonomi zhvillimore të Maqedonisë dhe për përmirësimin e likuiditetit të ekonomisë.

Kjo pako drejtpërdrejtë ndërlidhet në katër të mëparshmet dhe ka për qëllim ta çojë ekonominë drejt niveleve të njohura të rritjes ekonomike në intervalin prej 4% në 5%, gjegjësisht në dinamikën e rritjes nga para pandemisë.

Te shumica e masave, mbështetja do të përdoret deri në fund të vitit 2021 me qëllim që të ketë ndikim dhe efekt në ekonominë gjatë tërë vitit.

Masat janë miratuar përmes dialogut dhe partneritetit me të gjitha palët e interesuara, njëjtë si edhe pakot e fundit të masave ekonomike, të ndjekura me analiza serioze nga institucionet.

Masat e përfshira në pakon e pestë do të rrumbullakojnë procesin e mbështetjes së drejtpërdrejtë, me të cilat kalojmë në fazën e daljes dhe forcimit nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia. Kjo do të thotë që ne vijmë përsëri në një kohë të stabilitetit dhe zhvillimit, një situatë e cila  me këto masa  do të stimulohet në mënyrë shtesë.

Me kreditë e normave me interes të ulët dhe përmes masave sistemike në përputhje me planin për rritje afatmesme dhe afat gjatë do të mbështetet ekonomia në tërësi. Presim norma më serioze të rritjes së BPV në tremujorin e dytë të vitit 2021.

Seti i pestë gjithsej përmban 29 masa, në vlerë prej 9,7 miliardë denarë ose rreth 160 milionë euro, nga të cilat 91,7 milionë janë shpenzime të drejtpërdrejta buxhetore.

Masat janë të ndara në 4 shtylla kryesore:

  1. Mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për kompanitë me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës së qytetarëve në sektorët e turizmit, zejtarisë, hotelerisë, transportit, industrisë për organizimin e ngjarjeve.
  2. Mbështetje financiare për likuiditetin e sektorit privat me kredi painteres për ruajtjen dhe rritjen e numrit të të punësuarve.
  3. Krijimi i një ambienti të favorshëm afarist me ripërcaktim sistematik të tarifës doganore, ulje e detyrimeve para-fiskale dhe lehtësim tatimor dhe shtyrje te disa detyrime publike
  4. Mbështetje e qytetarëve

Të nderuar,

Masa e parë është mbështetje financiare e pagave për punëtorët në lartësi prej 1 miliardë e nëntëqind e njëzet milionë denarë për muajt shkurt dhe mars 2021 me mbulim prej 60.000 punëtorë në muaj.

Mbështetja financiare do të jetë graduale në shumë prej 14.500 deri 21.776 denarë për pagë mujore për punonjës, për të mbështetur vendet e punës në kompanitë vendase në varësi nga ajo cila kompani ka pasur rënie të të ardhurave gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2021 dhe janar 2021 krahasuar me muajin nëntor dhe dhjetor 2019 dhe janar 2020 – d.m.th tre muaj të njëjtë krahasohen me tre muaj të njëjtë para një viti.

Masa numër një është opsionale dhe kompanitë kanë zgjedhje të përdorin ose atë ose masën 2 – kredi me 0% interes për kompanitë nga veprimtaritë turizmi, zejtaria, hoteleria, transporti, industria për organizimin e ngjarjeve, institucionet private shëndetësore e të ngjashme, përmes Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut. Kjo masë është në vlerë prej 615 milionë denarë dhe për të mund të aplikohet gjatë vitit 2021.

Kjo masë ka të bëj edhe me ushtruesit e pavarur të veprimtarisë dhe institucionet shëndetësore private. Në varësi prej vëllimit të përgjithshëm të punës dhe fitimit të rritur, kompanitë do të kenë mundësi të marrin në mënyrë graduale një pjesë të pakthyeshme të kredisë  prej 30% deri 50% nga vetë kredia.

Si të tretë, kemi parashikuar masën konkrete për mbështetje financiare për 120 radiodifuzerë në lartësi prej 50 milionë denarë për vitin 2021. Me këtë masë 120 radiodifuzerë, gjegjësisht radiot dhe televizionet që kanë koncesione aktive për transmetimin e programeve televizive do të lirohen nga tarifat vjetore për koncesion.

Nën numrin 4 është lirimi nga kompensimi për frekuencë multipleks për tërë vitin 2021.

Kjo masë i përfshin radiodifuzerët e vendit të cilëve do t’u mbulohen shpenzimet për vitin 2021 për multipleksin terrestrial digjital dhe leja e transmetimit.  Kjo masë është në përputhje me Ligjin për komunikim elektronik dhe ka për qëllim të zbusë pasojat ekonomike në sektorin e radiodifuziv të mediave të shkaktuara nga virusi korona.

Nën numrin pesë është masa për mbështetje financiare për zejtarët e regjistruar për vitin 2021.

Zejtarëve do t’u lejohen që zgjidhjet për parapagim të tatimit për të ardhurat personale t’u ulen me 50% në 2021 krahasuar me zgjidhjet nga 2020.

Masa e gjashtë është mbështetje financiare për qytetarët përmes vazhdimit të masës për shtyrje të pagesës së tatimit të të ardhurave personale nga 30 qershor 2021. Vlera për këtë masë është 15 milionë denarë dhe grupi i synuar janë ushtruesit e pavarur të veprimtarisë të cilët në përputhje me Ligjin për tatimin e të ardhurave personale u liruan nga pagesa e parapagimit deri më 31 mars 2021.

Masa në vijim, numër 7, është për kompanitë transportuese, mbështetje financiare për transportuesit ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për mbështetjen e kompanive, numri i përgjithshëm i të punësuarve të të cilave është rreth një mijë dhe të cilat janë të regjistruar në regjistrin e transportuesve që gjendet në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe të cilat kryejnë transport ndërkombëtar të rregullt ose transport të lirë  të udhëtarëve.

Masa e tetë është në listën e masave për mbështetje financiare nga 3.000 deri 10.000 euro për kompanitë të cilët kanë rënie të të ardhurave në vitin 2020 me më shumë se 50% krahasuar me vitin 2019. Do të realizohen gradualisht në krahasim me rënien e të ardhurave nga 50% dhe më lartë dhe parashikohet për kompanitë e regjistruara të cilët kryejnë transport të udhëtarëve. Shuma për realizimin e kësaj mase është 40 milionë denarë për rreth 200 përdorues.

Masa e nëntë është Skema garantuese kreditore në vlerë prej 307.5 milionë denarë.

Me këtë masë do të krijohet linjë e re kreditore në vlerë prej 5 milionë euro, të shpërndarë përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut.

Pritet që shteti të jetë garantues i kredive të cilat kompanitë do t’i marrin bankat komerciale në shumë prej rreth 30 milionë euro.

Si masë e 10-të është masa me të cilën e vazhdojmë grjes periudhën për pagimin e detyrimeve për përdoruesit e kredive nga linja kreditore “Kovid 2” te Banka për Zhvillim deri në fund të vitit 2021.

Masa 11-të  është mbështetje për industrinë dhe operatorët për organizimin e ngjarjeve për realizimin e projekteve me interes publik dhe shtetëror në vlerë prej 61 milionë denarë.

Kjo masë është e dedikuar për subjektet juridike që organizojnë ngjarje publike, gjegjësisht marketing dhe invent-agjenci, produksione dhe operatorë nga industria për organizimin e ngjarjeve, me të cilën mes tjerash do të angazhohen edhe interpretues, edukatorë, punonjës të kulturës, artistë, muzikantë dhe profesione tjera nga kjo invent-industri që janë drejtpërdrejt të prekur nga pandemia,

Programin do ta realizojë Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë gjatë së cilës aplikantët, gjegjësisht operatorët që organizojnë ngjarje publike do të duhet t’u përmbahen këtyre kritereve: së pari, ngjarjet në një temë të caktuar me interes publik dhe shtetëror, së dyti sigurimi i dukshmëri së ngjarja para publikut të gjerë përmes partneriteteve me televizione nacionale dhe televizione të tjera dhe përmes llojeve të tjera të medias dhe e treta – përfshirje e interpretuesve, edukatorëve, operatorëve kulturorë, artistë, muzikantë dhe të tjerë në produksionin e përmbajtjeve në kuadër të ngjarjeve me interes publik.

Masa e 12-të për sektorin e turizmit. Bëhet fjalë për mbështetjen e hoteleve që funksionojnë jashtë qendrave turistike. 
Shuma është 64,6 milionë denarë për vitin 2021. Mbështetja do të llogaritet sipas shtretërve të regjistruar në hotele dhe në përputhje me metodologjinë e kategorizimit që do të përcaktohet nga Ministria e Ekonomisë.
 

Masa e ardhshme, masa 13-të, është për kompanitë për eksport – kjo është mbështetje financiar përmes themelimit të Fondit për mbështetjen e kompanive për eksport në vlerë prej 615 milionë denarë, që do të vendoset përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për kredi të lira produkti për kompani të cilat pjesën me të madhe të produkteve të tyre do ta eksportojnë.

 

Masa 14-të është mbështetje për klubet e sportit. Është paraparë 33% nga shuma  që klubet e sportit e marrin sipas sistemit për vauçerë të paguhet nga Buxheti për fillimin e vitit. Kjo masë është në vlerë prej 184,5 milionë denarë 
 

Për vitin 2020, përmes këtij sistemi për lirime nga tatimi të cilat shkojnë në klubet e sportit janë shfrytëzuar rreth 9,2 milionë euro, sipas evidencës së Agjencisë për Rini dhe Sport.

 

Masa 15-të ishte e para e publikuar në kuadër të pakos së pestë të masave ekonomike. Bëhet fjalë për heqjen e normave doganore për 71 lëndë të para deri në fund të vitit 2021.

Bëhet fjalë për masë autonome për kompanitë e orientuara drejt eksportit me implikime fiskale nga lirimi në vlerë prej 436,6 milionë denarë.

Masa e 16-të është masa e cila veçmë është sjellë dhe është e dedikuar për kompanitë e eksportit me vlerë deri në fund të vitit 2021. Bëhet fjalë për heqjen ose uljen e normave doganore për 31 lëndë të para dhe mish. Implikimet fiskale nga kjo masë janë 228,2 milionë denarë.

Edhe masa 17 është për kompanitë eksportuese, ndërsa qëllimi është harmonizimi me rregullat në trajtimin e produkteve dhe shërbimeve në tregun në Maqedoninë e Veriut me tregun e vetëm të Bashkimit Evropian dhe tregjet e vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë. Implikimet e vlerësuara fiskale janë rreth 615 milionë denarë.

Me masën 18 i lehtësojmë kushtet për 245 kompani që kanë marrëveshje aktive, si dhe për kompanitë potenciale të reja që do të investojnë sipas Ligjit për mbështetje financiare të investimeve.

Masa 19-të është për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe për institucionet shëndetësore private. Mbështetja financiare për ndihmës me ko-financim për zhvillim teknologjik për rritje ekonomike të përshpejtuar në periudhën Kovid – përmes Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik në vlerë prej 369 milionë denarë.

Qëllimi është të sigurojmë mbështetje financiare për zhvillim teknologjik të ndërmarrjeve dhe institucioneve private shëndetësore për rritje të përshpejtuar ekonomike.

Si masë të 20-të parapamë shpërndarje të fondeve nga bllok-dotacionet që komunat i  kanë kursyer ose nuk i kanë shfrytëzuar gjatë vitit 2020 dhe 2021 për investime kapitale.
 

Edhe prodhuesit e duhanit janë përfshirë në këtë pako të masave me mbështetje financiare me masën numër 21.

Ministri i Bujqësisë, zëvendësministri dhe ekipi i tyre gjetën mënyrë të ndihmojnë prodhuesit e duhanit.

Kjo masë është për t’i parandaluar pasojat e kufizimeve në transport dhe tregti, si dhe rënien e konsumit të përpunimeve të duhanit në nivel botëror. Vlera e kësaj mase është 307,5 milionë denarë për vitin 2021. Ministri Arjanit Hoxha do t’i kumtojë detajet para prodhuesve të duhanit

Me masën 22, siç njoftuam, e përfshimë shlyerjen e interesit të borxheve ndaj qytetarëve ndaj institucioneve publike dhe ndërmarrjeve.

Me këtë masë me ndryshime ligjore do të detyrojë Ndërmarrjet komunale publike dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, si dhe komunat dhe të gjitha institucionet e tjera të veprimtarive publike të falin dhe ti shlyejnë borxhet e qytetarëve në bazë të interesit në lartësi prej 100%. Kjo vlen për të gjithë personat fizik në vendin tonë.
 

Borxhin kryesor që e kanë më tepër se tre muaj në bazë të shërbimeve komunale dhe të tjera publike, tatimeve dhe tatimit të pronës, do të mund të riprogramohet për pagesë në periudhë prej 12 muajve.

Realizimi i masës për riprogramim do të bëhet përmes Shpalljes publike në afat prej 5 muaj në kuadër të të cilës qytetarët do të kërkojnë riprogramim të borxheve,

Masa nuk përfshinë borxhet ndaj EVN-së, BEG dhe kompanive të tjera që japin shërbime publike, si dhe personave juridik që janë përdorues të këtyre shërbimeve ose obligues tatimor. Por, dua ta shfrytëzoj mundësinë që publikisht të lus edhe kompanitë private të kyçen në këtë masë, sepse janë të vetëdijshëm se një numër i madh i qytetarëve vështirë i paguajnë borxhet e mbetura. Nuk dua të dekurajoj qytetarët që paguajnë rregullisht, megjithatë ky është një akt solidariteti, borxhi kryesor mbetet të paguhet, normat e interesit do të fshihen. Ne të gjithë duhet të paguajmë detyrimet publike, ndërsa për më të varfërit shteti plotëson interesin me fshirjen e normave të interesit.

Me masën numër 23 financiarisht do t’i mbështesim punonjësit shëndetësor që nuk u prfshin me pakon e tretë të masave. Bëhet fjalë për numër të vogël të shfrytëzuesve, ndërsa është paraparë vlerë prej 570 mijë denarë.

 

Mjetet janë dedikuar për punonjësit shëndetësor në spitalet në Strumicë dhe Gostivar.

Me masën 24 vazhdohen licencat dhe lejet për një vit të subjekteve siç janë: klubet e natës,  kabaretë, vendet e gjuetisë, aeroportet dhe të ngjashme. Masa do të zbatohet me shpallje publike nga të gjitha institucionet e prekura dhe do të mundësohet vazhdim i së drejtës së shfrytëzimit pa kompensim. Në këtë masë nuk përfshihen: koncesionarët e minierave, gërmimi i rërës dhe zhavorrit, kazinotë, makinat e fatit dhe bastoret.

 

Masa e 25-të është lirim nga detyrimet e kontraktuara, më saktë lirim nga pagesa e gjobave për kompanitë që kanë nënshkruar marrëveshje me Njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërsa për të njëjtët është paraparë klauzolë për pagesën e gjobave për probleme gjatë realizimit. Është dhënë mundësi me vendim të këshillit të komunës zbatimi i së njëjtës dispozitë të shtyhet në minimum 1 vit prej tani.

 Masa 26-të është për përpunuesit dhe eksportuesit e rrushit që nuk kanë arritur të aplikojnë në thirrjen nga pako e katërt e masave në vlerë prej 40 milionë denarë.

Me masën 27 mundësojmë mbështetje financiare për romët sipërmarrës përmes krijimit të “Meçing fond për sipërmarrësi për romët”. Vlera e kësaj mase është 123 milionë denarë për vitin 2021, ndërsa u dedikohet para së gjithash kompanive mikro dhe të vogla që kanë rreziqe në punë. Gjithashtu, qëllimi është që pjesë e madhe e kësaj kategorie të prekshme të qytetarëve të merr ndihmë financiare me qëllim formalizimin e veprimtarisë së tyre. Programi Rajonal për Romët REDI ka përcaktuar vlerë prej rreth 1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut, për të cilën jemi shumë mirënjohës, ndërsa pjesëmarrja jonë financiare në këtë fond pritet të jetë në nivel të ngjashëm. 

Masa 28-të është rritje e pragut të lirimit nga tatimi të fitimit të Regresit për pushim vjetor nga 40% në 80% ekzistuese.

Me masën janë përfshirë kompanitë që kanë obligim të paguajnë regres punonjësve ty tyre.

Dhe si masë e fundit e 29-të, gjithashtu e një rëndësie të madhe, është mbështetja për transformimi n e bizneseve që kanë nivel të lartë të digjitalizimit me qëllim të revitalizimit më të shpejtë post-kovid. Kjo masë përfshin  një sërë  përfitimesh të dedikuara për ndërmarrjet e vogla dhe mikro në shumë totale prej 25 milionë denarë për vitin 2021. Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë do ta zbatojë këtë masë.

 

Të nderuar,

Gjatë gjithë kësaj periudhe prej në mars të vitit të kaluar deri më sot, shfaqëm përkushtim maksimal për kujdesin e shëndetit, punën e ndërmarrjeve dhe ruajtjen e vendeve të punës për qytetarët tanë. Qëllimi ishte i qartë – ta  mbajmë ekonominë e gjallë dhe vitale, të kemi veprimtari aktiv që mundësojnë rrjedhë, likuiditet, aktivitet. Dhe ia dolëm, ia dalim.

Ekonomia është e mbështetur si asnjëherë më parë. Në mënyrë plotësuese rregullisht paguhen pagat, pensionet, mbrojtja sociale dhe i realizojmë të gjitha masat me mbështetje të ekonomsë dhe qytetarëve.

Në vitin 2020 janë mbështetur mbi 840 kompani me më shumë se 65 milionë euro.

Me mbi 17 milionë euro janë mbështetur 400 kompani për investim me mbështetje të drejtpërdrejtë.

Përmes Litgjit për mbështetje financiare të investimeve dhe masave nga Plani për rritje ekonomike me 11,5 milionë euro janë mbështetur 140 kompani që investuan në vitin 2019.

Për 39 kompani të huaja që funksionojnë në zonat dhe jashtë tyre, përmes masave që janë kyçur marrëveshje, në vitin 2020 janë paguar 25,6 milionë euro, ndërsa përmes instrumenteve të FIZHT në vitin 2020 janë paguar 8,5 milionë euro 266 kompanive.

Tani është momenti i duhur të vazhdojmë ta stimulojmë komponentin zhvillimor të kompanive që tregojnë proaktivitet,rezultate, punësojnë dhe kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë nacionale. Para nesh është ekonomi stabile dhe zhvillimore.

Kemi kompani serioze dhe të ndershme që investojnë, punësojnë, kontribuojnë dhe e vlerësojnë shtetin e vet. Por, kishte edhe të tillë që i keqpërdornin fondet shtetërore. I keqpërdornin paratë e popullit.

Në këtë drejtim shteti gjithmonë do të qëndrojë në anën e atyre që punojnë ndershëm, në përputhje me ligjin, investojnë në investime të reja dhe në zhvillimin vetanak, në zhvillimin e të punësuarve dhe të shoqërisë, ndërsa fuqishëm do të luftojmë kundër keqpërdorimeve dhe kundër ekonomisë gri.

Të gjithë morëm mësim nga pandemia dhe duhet të bashkohemi të kontribuojmë për zhvillimin dh rritjen e ekonomisë, ndërsa Qeveria është këtu të krijojë kushte dhe ambient pune, zhvillim të investimeve, të eksporteve dhe me këtë  ekonomisë së përgjithshme.