Konferencë për shtyp e zëdhënësve të Qeverisë, Arsovski dhe Hoxha: Plani operativ për programet dhe masat aktive siguron vende të reja pune dhe punësimin e të papunëve

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha në konferencën e rregullt për shtyp informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e 50-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjet e gazetarët.

Duke njoftuar për vendimet nga mbledhja e 50-të e Qeverisë, zëdhënësit u fokusuan në Planin dhe masat për luftën kundër korrupsionit me të cilat përforcohen kapacitetet dhe u vendos sistem i sinkronizuar për funksionim efikas të institucioneve në rendet e para kundër korrupsionit, për kthimin e besimit në to dhe për shoqërinë e liruar nga korrupsioni. Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi dhe i dha mbështetje Konceptit për arsim fillor, për të cilin në përpilimin e saj janë përfshirë të gjitha palët e interesuara, janë dëgjuar dhe janë pranuar mendime profesionale nga ekspertë, profesorë universitarë, përfaqësues të ASHAM-së, mësimdhënës dhe organizata qytetare dhe ndërkombëtare.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit për Koncepti për arsim fillor, zëdhënësi Arsovski theksoi se në fazën e konsultimeve është arritur zgjidhje e cila është e pranueshme për të gjitha palët e prekura dhe janë pranuar numër i madh i sugjerimeve nga debati i gjerë publik. “Ajo që është më e rëndësishme është se Konceptimi për arsim fillor dhe këtë duhet qytetarët ta dinë, në fokus i ka nxënësit dhe të drejtën e tyre për arsim cilësor.

Gjithashtu vend të veçantë në këtë koncept ka zhvillimi i vazhdueshëm profesional i arsimtarëve në drejtim të marrjes dhe dhënien e njohurive të reja për aspektin praktik të punës”, theksoi Arsovski.

Qeveria e shqyrtoi  dhe e pranoi Planin Operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021. Me të përcaktohen programet, sigurohet krijimi i vendeve për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021 përcaktohen programet, masat dhe shërbimet për punësim që do të sigurojnë krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetjen për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e punësueshmërisë së të papunëve veçanërisht personave të rinj, të papunët afatgjatë dhe përfituesit e së drejtës për ndihmë financiare nga mbrojtja sociale, si dhe mbështetja për personat e papunë ndërprerja e punës së të cilëve u regjistrua gjatë krizës së shkaktuar nga KOVID-19, gjegjësisht nga 11 mars 2020.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit lidhur me detajet për Planin Operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe përfshirjen etnike më specifike të punësimit edhe në sektorin privat, zëdhënësi Arsovski kumtoi se ky plan mes tjerash bazohet në parimin e diversitetit dhe gjithëpërfshirjës për të gjitha kategoritë shoqërore. “Zbatimi i këtij Plani Operativ për programe aktive dhe masa për punësim bazohet në disa parime, gjegjësisht do të respektohen disa prej parimeve mes të cilat edhe ajo që e folët, parimi i diversitetit dhe gjithëpërfshirjes të të gjitha kategorive shoqërore në sektorin privat sipas parimeve të përfshirjes  adekuate të kategorisë etnike, gjinore, religjioze, racore ose cilëndo kategori tjetër, në përputhje me standardet dhe praktikat e KB-së dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës. Asgjë jashtë kësaj. Parimi i dytë është ballafaqim me efektet dhe pasojat negative në tregun e punës dhe punësimi shkaktuar nga pandemia dhe i treti gjithashtu i rëndësishëm është nxitja e zhvillimit të barabartë rajonal në përputhje me të dhënat nga Byroja për zhvillim rajonal dhe shkalla e zhvillimit të rajoneve të planifikuara.  Plani Operativ 2021 përmban masa për personat që kohë të gjatë janë jashtë tregut të punës, është e vërtetë, parashikohet mbështetje edhe për punëdhënësit por vetëm nëse ajo do të thotë sigurim i punësimeve të reja dhe rritje e subjekteve juridike”, theksoi Arsovski.

Në konferencën për shtyp u informua se Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi më 1 mars me regjistrimin e të burgosurve, të pastrehëve dhe të diasporës. Zëdhënësit apeluan deri te diaspora që në mënyrë aktive të marrë pjesë në këtë proces që është parashikuar të zgjasë prej më 01 mars deri më 21 prill të vitit 2021. Në kontekst të procesit të regjistrimit të popullsisë Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria  miratoi Protokollin për masa parandaluese gjatë zbatimit të Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave 2021, i cili do të parasheh masa në të gjitha tre fazat e regjistrimit, gjegjësisht në fazën e testimit, fazën e trajnimit dhe atë të zbatimit të regjistrimit në terren me Protokoll të veçantë për regjistrimin e personave që në periudhën e realizimit të regjistrimit janë pozitivë në COVID-19. Zëdhënësi Hoxha theksoi se ky protokoll ka për qëllim regjistrimin e sigurt të popullsisë edhe në aspekt të regjistruesve të popullsisë edhe në aspekt të qytetarëve.

“Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u miratua Protokolli i posaçëm për zbatimin e Regjistrimit të popullsisë dhe protokoll i posaçëm për ata persona të cilët në momentin e regjistrimit janë pozitive me COVID-19, kjo do të thotë masa parandaluese edhe për persona që e realizojnë regjistrimin e popullsisë – regjistruesit e popullsisë edhe për personat që njëkohësisht regjistrohen. Protokolli i posaçëm do të zbatohet në tërë procedurën e realizimit të regjistrimit të popullsisë”, theksoi Hoxha. Zëdhënësit informuan se në mbledhjen e djeshme u miratua Propozim- ligji për shpalljen e  një pjese të Malit Sharr si Park Nacional, përgatitur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.