Konferencë për shtyp e zëdhënësit të Qeverisë: Ndalesë e lëvizjes prej orës 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit ditën e ardhshme, duke filluar prej më 10 deri më 22 mars; për lëvizje vlejnë lejet e lëshuara paraprakisht nga viti i kaluar

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski, në konferencën për shtyp informoi për më shumë detaje lidhur me Vendimin për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa të urdhëruara, protokolle të caktuara, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë nga sëmundja infektive COVID-19, shkaktuar nga virusi SARS-KOV-2, rastet dhe periudhën kohore të zbatimit të tyre, me të cilën ndalohet lëvizja e popullsisë dhe automjeteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhë kohore prej orës 22:00 deri në orën 05:00 ditën e ardhshme, duke filluar prej 10 mars 2021 (e mërkurë) deri më 22 mars 2021 (e hënë), e miratuar në mbledhjen e 51-të të Qeverisë.

“Vendimi për ndalesën e lëvizjes nuk vlen për udhëtarët të cilët vijnë ose largohen nga aeroportet ndërkombëtare, të cilëve gjatë orës policore si leje për lëvizje do t’u njihen biletat e aeroplanit. Kjo leje është e njëjtë edhe për udhëtarët në transportin ndërkombëtar”, sqaroi Arsovski duke shtuar se transportuesit e personave dhe mallrave të cilët transportin e zbatojnë gjatë kohës së ndalesës së lëvizjes, si leje do të pranohet urdhëresa për udhëtim, ndërsa transportuesit kalojnë transit do të kenë obligim që më së shumti për 3 orë ta lëshojnë vendin prej një në vendkalimin tjetër kufitar.

Shërbimet kompetente në kalimet kufitare do t’i lëshojnë udhëtarët të cilët me automjete personale kanë lëshuar vendin para vendosjes së orës policore, gjatë së cilës do të zbatohet dhe masat aktive të deritanishme për test të detyrueshëm PCR për ata që vijnë nga ato vende për të cilat kjo procedurë është e detyrueshme.

Zëdhënësi Arsovski informoi se me konkluzë në këtë mbledhje të Qeverisë, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë është e detyruar të publikojë kumtesë me të cilën do t’i njoftojë qytetarët dhe operatorët ekonomik se ripërtërihet vlefshmëria për tanimë lejet e lëshuara të dhëna gjatë vendimeve të kaluara për ndalesën e lëvizjes. 

Lejet e lëshuara vitin e kaluar përmes protalit uslugi.gov.mk për personat juridik, vazhdojnë të vlejnë. Në rast se ka nevojë për leje të reja për lëvizje, për institucionet shtetërore, për të punësuarit të cilët deri më tani nuk kanë pasur leje, ato do të merren përmes këtij portali.

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë do t’ua lëshojë vendimet për lëvizje të lirë atyre që ndërkohë i kanë humbur lejet e tyre, si dhe për ata që kanë kërkesa shtesë për leje për lëvizje bazuar në provën për domosdoshmërinë e kësaj kërkese.

Përjashtime nga ndalesa do të ketë edhe për të gjithë qytetarët të cilët gjatë ndalesës për lëvizje kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent dhe për lëvizje të lirë, këtë nevojë do të duhet ta paraqesin në shërbimin 192 në telefonin e Ministrisë për Punë të Brendshme, gjatë së cilës do t’i japin të dhënat personale të nevojshme për vete dhe për atë që do t’i shoqërojë, duke informuar paraprakisht për linjën e lëvizjes.

Për përjashtime shtesë lidhur me ndalesën dhe regjimin e veçantë për lëvizje të popullsisë dhe automjeteve, nëse ka nevojë do t’i përcaktojë Shtabi kryesor koordinues i krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19, në bashkëpunim me organet kompetente të institucionit shtetëror.

Me këtë vendim të Qeverisë janë përfshirë edhe të gjithë personat vendor dhe të huaj fizik, udhëtarë nga vendet e kontinentit afrikan të cilët hyjnë në kalimet kufitare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, detyrimisht do të udhëzohen në izolim shtëpiak 14-ditor (karantinë).Për vendin e dërgimit në izolim të shtetasve të huaj do të informohet në mënyrë plotësuese.

Për të gjitha llojet e udhëtimeve në grupe ose udhëtimit individual, udhëtarët nga vendet e kontinentit afrikan, të cilët kalojnë transit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, detyrimisht do të nënshkruhet Deklarata për transitim.