Nga mbledhja e 51-të e Qeverisë: Vendimi për ndalesën e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00 nga 10 deri më 22 mars; Janë siguruar mjete për bonus për punonjësit shëndetësorë për periudhë prej nëntë muajsh; U miratua Agjenda : Evropa në vend

Në mbledhjen e Qeverisë u soll vendim për ndalesën e lëvizjes së popullsisë dhe të automjeteve me transport publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  në periudhë kohore prej orës 22:00 deri në orën 05:00 ditën ne ardhshme, duke filluar nga data 10 mars 2021 (e mërkurë) deri më datë 22 mars të vitit 2021 (e hënë).

Vendimi për ndalesë për lëvizje nuk vlen për udhëtarët të cilët vijnë ose largohen nga aeroportet ndërkombëtare, të cilëve gjatë orës policore si leje për lëvizje do t’u njihen biletat e aeroplanit. Ky përjashtim është i njëjtë edhe për  udhëtarët në transportin ndërkombëtar  të udhëtarëve.

Për transportuesit e personave dhe mallrave të cilët transportin e realizojnë gjatë ndalesës së lëvizjes, si leje do të pranohet urdhëresa e udhëtimit , ndërsa transportuesit të cilët kalojnë transit do të kenë për detyrë brenda tre orësh ta lëshojnë vendin  nga një vendkalim në kalimin tjetër kufitar.

Shërbimet kompetente në kalimet kufitare do t’i lëshojnë udhëtarët të cilët me automjete personale e lëshojnë vendin para hyrjes në fuqi të orës policore,  gjatë së cilës do të zbatohen edhe masat aktive të deritanishme  për test PCR të detyrueshëm  për ata të cilët vijnë nga vendet për të cilët kjo procedurë është e detyrueshme.

Me konkluzion në këtë mbledhje të Qeverisë, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë është e detyruar të publikojë kumtesë me të cilën do t’i njoftojë  qytetarët dhe operatorët ekonomikë se ripërtërihet vlefshmëria  e tanimë lejeve të lëshuara gjatë vendimeve të mëparshme për ndalesë të lëvizjes .

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë  do t’i  rilëshojë vendimet për lëvizje të lirë  atyre që në ndërkohë i kanë humbur leje, si dhe atyre që kanë kërkesa shtesë për  leje për lëvizje në bazë të dëshmisë  për domosdoshmërinë e asaj kërkese.

Përjashtime nga ndalesa  do të ketë për të gjithë qytetarët të cilët gjatë ndalesës për lëvizje kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent dhe për lëvizje të lirë këtë nevojë do të duhet ta paraqesin në shërbimin 192 në telefonin e Ministrisë për Punë të Brendshme.

Për përjashtime shtesë në lidhje me ndalimin dhe regjimin e veçantë të lëvizjes së popullsisë dhe të automjeteve, nëse ka nevojë do t’i përcaktojë Shtabi Kryesor për Koordimin me Kriza  për të siguruar koordinim të tërësishëm lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona Kovid-19, në bashkëpunim me organet kompetente të administratës shtetërore.

Me këtë vendim të Qeverisë përfshihen të gjitha personat fizikë nga vendi dhe të huaj, udhëtarët nga vendet  e kontinentit Afrikan të cilët hyjnë në kalimin kufitar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, detyrimisht do të drejtohen në izolim të brendshëm 14 ditorë (kantinë).

Për të gjitha llojet e udhëtimit në grupe ose individual, udhëtarët e vendeve nga kontinenti Afrikan  të cilët kalojnë transit nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut , detyrimisht do të duhet  nënshkrim i një Njoftimi për  kalim transit.

Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për nevojën e ristrukturimit të Projektit për ballafaqim urgjent me Kovid -19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut , gjegjësisht për huanë nga Banka Botërore në vlerë prej 90 milionë euro dhe për  qëllimin e saj të informojë bankën.

 Me ristrukturimin e planit për shfrytëzimin e kësaj huaje do të sigurohen mjete për shpërblime financiare për punonjësit shëndetësorë për ngarkesën e madhe të punës në luftën kundër Kovid-19 në vlerë prej 7,7 milionë euro për pagesën e bonusit të planifikuar për periudhë prej nënte muajsh, gjegjësisht nga muaji prill  deri në dhjetor të vitit 2020.

Një pjesë e mjeteve do të dedikohen për furnizimin me pajisjeve për qendrat shëndetësore rajonale, si dhe për financimin e furnizimit të vaksinave.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot miratoi vendim që të zhvillohet fushata  edukative edhe informuese  me interes të jashtëzakonshëm publik për mbrojtjen dhe imunizimin e popullsisë nga Kovid-19 dhe e ngarkoi Sekretariatin e Përgjithshëm në afat prej 15 ditësh në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Sektorin për Marrëdhëniet me Publikun  të Qeverisë të realizojë furnizim publik për zgjedhjen e një zgjedhjeje ideore dhe vendimi krijues dhe për realizimin e fushatës.

Në planifikimin dhe realizimin e fushatës informuese, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të punojë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme për të siguruar një nivel të lartë të informimit, sensibilizimit, motivacionit dhe  pjesëmarrjes së qytetarëve në ballafaqimin me Kovid-19 dhe për pranimin e procesit të imunizimit.

Qeveria do të realizojë edhe fushatë edukative dhe informuese me interes të jashtëzakonshëm publik për  ballafaqim me korrupsionin , duke u nisur  nga vlerësimi se është me rëndësi të veçantë edhe për qytetarët edhe për administratën shtetërore që të mobilizohet në sigurimin e mekanizmave mbrojtëse dhe rezistencës ndaj korrupsionit që shkatërron shoqërinë në të gjitha bazat.

Në informacionin e miratuar në mbledhje, u theksua se komunikimi në fushatat edukative do të jetë i rëndësishëm dhe i lidhur me çështje me interes të lartë për qytetarët , objektivë , informues dhe i paanshëm dhe i liruar nga ngjyrat politike-ideologjike dhe prapavijat.

Karakteristika e fushatës edukative do të jetë proporcionaliteti dhe racionaliteti në  përdorimin e duhur të burimeve që do të garantojë se investimi i mjeteve dhe burimeve do të drejtohen në mënyrë efektive për të shkaktuar ndryshim të duhur shoqëror për të cilin nuk ka dilema se është e nevojshme.

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Agjendën “Evropa në Vend”, si dokument i cili është komplementar i dokumenteve të ndryshme strategjike dhe tërësisht i pasqyron angazhimet e Qeverisë dhe Aksionit 21, të reflektuara nga Buxheti dhe politika Fiskale dhe investimet e planifikuara gjatë vitit.

Bëhet fjalë për dokument-udhëheqës horizontal të rrugës së evropeizmit të Maqedonisë së Veriut, vegël për drejtimin e burimeve drejt reformave kryesore dhe rezultateve të pritura të nevojshme që raporti i këtij viti i Komisionit Evropian të jetë përsëri me konotacion pozitiv.

Kjo qasje do të mundësojë që me fokus dhe gjithpërfshirje të ndiqet përparimi në fushat kyçe siç janë reformat zgjedhore, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat themelore të njeriut, reformat në fushën mediatike, sundimi ekonomik, reforma në administratën publike.

Për shkak të rëndësisë së ambientit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, jo vetëm në kontekst nacional, por edhe në përputhje me Agjendën e gjelbër të Ballkanit Perëndimor të BE-së, janë kyçur qëllime prioritare dhe aktivitete edhe për këtë fushë.

Për përgatitje kompetente të institucioneve dhe Qeverisë për procesin e bisedimeve aderuese, janë kyçur edhe qëllimet prioritare dhe aktivitetet për revizionin e mekanizmit për menaxhim dhe koordinim të bisedimeve aderuese.

Qeveria e ngarkoi Sekretariatin për Çështje Evropiane të përgatisë mesatare javore për statusin e zbatimit të masave, për të cilat zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar me çështje evropiane do ta informojë Qeverinë në secilën mbledhje në kuadër të para-pikës së rregullt “Statusi i integrimit evropian” duke filluar prej më 16.03.2021.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e të ardhurave personale, me procedurë të shkurtuar me të cilin në drejtim të sigurimit të mbështetjes së mëtejshme të veprimtarëve të pavarur gjatë ballafaqimit me pasojat nga virusi korona, propozohet vazhdim i masës lirim nga detyrimi për pagimin e akontacioneve nga tatimi i të ardhurave personale për muajt mars, prill dhe maj të vitit 2021.

Ndryshimet e propozuara kanë për qëllim që të sigurohet mbështetjen e zejtarëve në ballafaqimin me pasojat nga virusi korona dhe jepet mundësi që veprimtarët e pavarur në vitin 2021 të paguajnë për 50% akontacione më të ulëta në raport me vitin paraprak si masë lehtësuese për ballafaqim me pasojat nga kriza shkaktuar nga Kovid-19.

Në këtë mbledhje, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për gjetjen e zgjidhjes për Ski Qendrën Kodra e Diellit, si dhe mundësinë që Elem Turs të ndahet nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut për të funksionuar si subjekt i pavarur në kuadër të Qeverisë.

Qëllimi i kësaj iniciative, ku marrin pjesë Ministria e Ekonomisë, Elem Turs Shkup, Drejtoria për Ambient Jetësor pranë Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Komuna e Tetovës, Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit dhe Nisma Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” është të shqyrtohen të gjitha mundësitë për krijimin e qendrës për skijim modern, me cilësi të lartë, që ka rëndësi nacionale dhe ndërkombëtare dhe kujdes maksimal për arritjen e baraspeshës mes eko-sistemeve natyrore dhe bukuritë natyrore të Malit Sharr.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin dhe solli vendim për vazhdimin e procedurës për themelimin e Zonës Zhvillimore Turistike “Saraj – Liqeni i Treskës”.

Procedura për themelimin e Zonës Zhvillimore Turistike “Saraj – Liqeni i Treskës” do të zbatohet në përputhje me Ligjin për zona zhvillimore turistike me lehtësime të rregulluara për investime në projekte me qëllim të veçantë.