Pjesëmarrja në Regjistrimin e popullsisë është e detyrueshme dhe përfaqëson përgjegjësi të secilit qytetar, thirrja dhe bojkoti i Regjistrimit të popullsisë është vepër penale

“Regjistrimi i popullsisë është detyrim i përcaktuar me Ligj. Pjesëmarrja në Regjistrimin e popullsisë është e detyrueshme dhe përfaqëson përgjegjësi të secilit qytetar ndaj shtetit. Thirrja dhe bojkoti i Regjistrimit të popullsisë është vepër penale, njëjtë si organizimi i rezistencës dhe mosbindjes ndaj vendimeve ligjore dhe masave të organit shtetëror të përfshirë në nenin 387 të Kodit penal, parashikon gjobë me para ose burg deri në 3 vite për atë që do të organizojë rezistencë dhe mosbindje. Nëse për shkak të veprës nuk është zbatuar ose në mënyrë të theksuar është penguar zbatimi i masës ose vendimit ligjor, ose nëse veprën e bën si udhëheqës i grupit, personi në fjalë do të dënohet me burg prej në 1 deri në 5 vite”, u theksua në konferencën e rregullt për shtyp të zëdhënësve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, që e mbajtën bashkë me Jasmina Gjorgieva nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Në konferencën për shtyp informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 57-të të Qeverisë, si dhe për aktivitetet në vijim lidhur me Regjistrimin e popullsisë 2021.

Zëdhënësi Arsovski informoi se për pjesën e terrenit është siguruar numri i nevojshëm i regjistruesve të popullsisë dhe fillon trajnimi i instruktorëve rajonal, gjatë së cilës theksoi se protokollet shëndetësore për të cilat është paraparë të zbatohet  Regjistrimi i popullsisë garantojnë nivelin më të lartë të mbrojtjes edhe për regjistruesit edhe për personat që kryejnë regjistrimin.

Lidhur me aktivitetet në diasporë është informuar se vetë-regjistrimi i popullsisë jorezidente dukshëm rritet dhe deri më tani janë vetë-regjistruar 137.114 qytetarë të vendit tonë që jetojnë  jashtë vendit, ndërsa përfaqësuesja e ESHS-së Gjorgieva theksoi se numri më i lartë është në Zvicër, Gjermani dhe Itali, si dhe se është vërejtur rritje në SHBA edhe Kanada.

Zëdhënësi Arsovski theksoi se të dhënat nga Regjistrimi janë të  besueshme dhe të mbrojtura sipas standardeve më të larta dhe me pjesëmarrje në këtë operacion statistikor, secili kontribuon që shteti të ketë të dhëna relevante dhe të sakta dhe jo supozime, që të mund të krijohen politika për zhvillim të mëtejshëm.

Zëdhënësi Hoxha informoi për konkluzionet dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 57-të, në të cilën Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për zbatimin e Planit për menaxhim me me trashëgiminë kulturore dhe natyrore botërore  në Rajonin e Ohrit dhe se Qeveria i ngarkoi Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor, ndërsa i udhëzoi Drejtorisë për Mjedis Jetësor, Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të komunave Ohër, Strugë dhe Debërcë, në komunikim të përbashkët dhe të vazhdueshëm dhe me ndihmë profesionale t’i zgjidhin problemet me trashëgiminë kulturore dhe natyrore botërore të Rajonit të Ohrit, me qëllim të mbrojtjes së vlerës së tij universale.

Në kontekst të përmirësimit të infrastrukturës së gazit duam t’ju informojmë se Qeveria e shqyrtoi dhe e pranoi tekstin e Marrëveshjes së harmonizuar mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për ndërtimin e interkoneksionit për transmetimin e gazit natyrore Greqi – Maqedoni e Veriut dhe e autorizoi ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në emër të Qeverisë të nënshkruajë këtë Marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Greqisë. Me këtë Marrëveshje për ndërtim të përbashkët të interkonektorit me Greqinë do të mundësohet lidhje me gaz e Evropës Qendrore dhe Juglindore, me qëllim të avancimit të diversitetit dhe konkurrencës së furnizimit me gaz natyror dhe sigurisë në furnizimin e rajonit.